web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Projektligjet për amnistinë fiskale/ Bozdo: Borxhet e akumuluara të bizneseve arrijnë në 2 miliardë euro

8 Dhjetor 2025, 11:00, Politikë CNA

Projektligjet për amnistinë fiskale/ Bozdo: Borxhet e akumuluara

Deputeti demokrat, Eno Bozdo, ndau sot qëndrimet e tij lidhur me projektligjet për amnistinë fiskale.

I ftuar në “Syri TV”, Bozdo u shpreh se kombinimi i dy projektligjeve mund të krijojë ngatërresa në perceptimin publik lidhur me përmbajtjen e tyre.

Sipas Bozdos, vlen të theksohet se borxhet e akumuluara për një periudhë mbi 10-vjeçare që biznesi u detyrohet tatimeve dhe doganës arrin në një shumë të akumuluar që arrin në 2 miliardë euro.

“Kur vjen te ngjarjet që vërtetë vlejnë, ne i lëmë gjithmonë në fund të radhës. Por, atëherë çfarë po ndodh? Janë dy projektligje, të cilat janë të kombinuara bashkë edhe pak a shumë ngatërrohen pak me njëra-tjetrën kështu në perceptim publik.

Në perceptim publik ngatërrohen, por nuk janë e njëjta gjë. Amnisti, çfarë do të thotë? Borxhet e akumuluara për një periudhë 10-vjeçare plus, që biznesi u detyrohet tatimeve dhe doganës të gjitha këto shuhen me një të rënë të lapsit. Nuk janë pak, janë 2 miliardë euro.

Janë 2 miliardë euro. Nga të cilat 1 miliard është principali, pra borxhi kryesor është 1 miliard. Pjesa tjetër janë gjoba, kamatëvonesa, interesa e të tjera e të tjera, të akumuluara. Por dhe 1 miliard janë goxha shumë.

Futemi pak në doktrinën e shuarjes apo të faljes së borxhit. Gjëra të tilla ndodhin edhe jashtë, siç thotë Elisa, bëhen dhe filma, por në përgjithësi kur ndodhin, sidomos në vende të cilat kanë një lloj stabiliteti, ndodhin njëherë në kaq kohë dhe ndodhin kur duhet të mbyllet një kapitull për t'u hapur një kapitull tjetër, që është një standard mjaft më i lartë.

Pra, ti po i fal këto të gjitha, po ti standardin ndoshta e ke më keq, të paktën të institucioneve publike më keq nga ç'e ke pasur 10-15 vjet më parë. Jo ndoshta, por me siguri është më keq e para. Pra, ti nuk ke asnjë lloj garancie se nuk do fillojë të akumulohet një borxh tjetër.

E dyta, vetë Kontrolli i Lartë i Shtetit në gjetjet e veta deklaron që vetëm për vitin 2023, dhe mendoje pak, janë 400 milionë euro të pambledhura nga organet tatimore. Tani mendoni që 2023-shi ishte një vit që ne garonim pra, ishim në fushatë elektorale.

Po pse nuk kemi çdo vit 400 milionë euro, po kemi vetëm në 2023-shin 400 milionë euro. Ju thanë mbaji këto se s'po t'i quaj, voto Partinë Socialiste, kjo është. Janë 400 milionë euro. Edhe 40 do të ishin shumë, dhe katër ndoshta do të ishin shumë. Po janë 400. Flasim për inceneratorët dhe duket shifër e madhe. Flasim me një të rënë të lapsit, këto janë të pambledhura. Nuk e them unë, e thotë Kontrolli i Lartë i Shtetit.

E treta, supozojmë që këtë gjë do ta bëjnë dhe me siguri do ta bëjnë. Kërkesa jonë minimale ishte që 3000 kompanitë, të cilat përfitojnë më shumë nga kjo falje, sepse pjesa më e madhe paguan, lë herë pas here edhe pronat personale, i lë kolateral në mënyrë që të ketë mundësi ta paguajë shtetin.

Dhe ajo tjetra që kërkuam që edhe kjo nuk u pranua, jo vetëm 3000, por gjithsesi në listë duhet të bëhej transparente dhe ata që përfitonin 5 milionë lekë ose më shumë falje, pra 50 mijë euro ose më shumë falje.

Për të vendosur një limit, një limit të fundit. Dhe ajo tjetra që kërkonim është që në rastin kur, dhe ka shumë raste të tilla, shumë, tani nuk e kuantifikoj dot se nuk i kam lexuar të dhënat, por nuk është e parë.

Kur një ndërmarrje është në pronësi të një individi apo të një grupi individësh, të cilët kanë pronësi edhe me kompaninë e dytë dhe kompaninë e tretë, për ta bërë, unë dhe ju jemi ortakë bashkë dhe kemi tri kompani, A-në, kompaninë A, kompaninë B, kompaninë C.

Në qoftë se kompania A ka detyrime ndaj tatimeve dhe doganave, kompania B, kompania C mund të operojnë normalisht dhe bile mund të kenë me fitim të marrin edhe para publike. Ne kërkuam që ne të dy si individë pronarë të përjashtohet nga kjo gjë. Se nuk mundet dot në një kohë shteti të të falë, nga ana tjetër ti prapë të kesh para kur ke mundësi ta paguash shtetin dhe nuk e paguan shtetin, dakord? Kjo dhe kjo. Ky është projektligji i faljes dhe shuarjes. Kuptohet që asnjëra nga këto nuk do ecë”,-tha Bozdo./CNA

 





Lajmet e fundit nga