Rama, në Dhërmi/ Ndan opinionet e turistëve për jugun e vendit
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi, ku dhe po kal...

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Koordinatori Rajonal për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu denoncoi se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i jep ECO Tiranës dhe Ndraghetës miliona euro për pastrimin, por kazanët e plehrave janë plot.
Balliu ka publikuar edhe një dokument ku sipas tij Bashkia e Tiranës i dha "ECO Tiranës" plot 1.5 milion euro për pastrimin e Tiranës vetëm për muajin qershor.
Ai nënvizoi se një pagese të dytë është bërë po në të njëjtën ditë, ku janë dhënë 743 mijë euro të njëjtës kompani.
Balliu bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protestën e 21 që do të zhvillohet para Bashkisë së Tiranës për hajdutëritë në këtë institucion.

Deklarata e plotë:
Erion Veliaj, me garancinë që ka marrë nga kolegët e drejtësisë, vazhdon pa ndërprerje abuzimet dhe vjedhjet e parave te qytetarëve me ECO TIRANËN e Ndraghetës.
Në foton tregohet se si në një ditë Veliaj i jep ECO Tiranës plot 1.5 milion euro për pastrimin e Tiranës vetëm për muajin qershor.
Dhe një pagese të dytë po në të njëjtën ditë, data 01.08.2024 dhuron edhe 743 mijë euro ECO Tiranës që e ngriti me kompaninë e Ndraghetës për të njëjtin shërbim.
Këto shifra janë të pajustifikueshme, mjafton të shohësh që i njëjti shërbim për të njëjtin territor nga e njëjta kompani për të njëjtin afat kohor ndryshon me gati dyfish të kostos, pra njëra pagesë është 1.5 milion euro dhe tjetra 734 mije euro.
Këto shifra abuzive kaq të larta janë të pajustifikueshme edhe për shkak se Tirana, në çdo raport ndërkombëtar, si për shembull raporti i OBSH, ku faktohej se grimcat e ndotjes ishin 90 herë më të larta se norma e lejuar.
Pra, ndërkohë që kazanët e plehrave janë plot paradite dhe pasdite, përveç atyre koshave pranë vilave te pushtetit, qytetarët paguajnë shifra marramendëse për pastrimin.
Ku është SPAK në këtë rast që nuk heton pagesat e bëra për ECO Tiranën?
Pse nuk shikon dhe nuk heton SPAK pagesat e pajustifikuara? Pse nuk heton SPAK abuzimin me taksat e qytetareve?
Apo kolegët nuk e hetojnë kolegun?
Sa herë denoncohet me prova dhe fakte Erion Veliaj, SPAK merr pushimet ose arreston ndonjë mjeran të pushtetit.
Kur do të adresohet burimi i aferave, burimi i vjedhjes te vazhdueshme te qytetarëve shqiptarë?!
Ndaj, të nderuar qytetare, kur drejtësia nuk ekziston, është detyrë e revoltës qytetare të vëre para përgjegjësisë pushtetarët e korruptuar.
Të enjten ora 11:00 të bashkohemi në proteste tek Bashkia Tiranë kundër kryehajdutit Lal Djegësi!/CNA
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi, ku dhe po kal...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi mb...
Në 11 qershor të vitit 2024, Gjykata e Apelit foli dhe...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili tashmë p...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Prej disa ditësh është denoncuar skandali në Bashkinë ...
Ekipi olimpik shqiptar, që mori pjesë në Olimpiadën e ...
Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar këtë...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u pa të dielën ...
Për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec ka re...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për medaljen e d...
Shqipëria ka siguruar një tjetër medalje bronzi në Loj...
Dje Shqipëria fitoi medaljen e parë të historisë së sa...
Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit ...
Sot, më 11 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në lidhje me ...
Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar poetin Hav...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar qytetin e...
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë mungesë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...