Berisha: Një urim të përzemërt mundësit Ismail Dudaev për suksesin e shkëlqyer
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për medaljen e d...

Për vrasjen e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec ka reaguar edhe kreu i PD-së në këtë qytet, Gentian Çela.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu Çela kërkoi që të shkarkohet menjëherë dhe të ndiqet penalisht shefi i komisariatit, i cili tentoi të mbulojë krimin për qëllime politike.
Për vrasjen e Egli Progës është arrestuar autori i ngjarjes D. M., 29 vjeç. Mbi të rëndon akuza "vrasje me dashje".
Në prangat e policisë kanë rënë edhe 3 persona të tjerë V. S., 40 vjeç, A. M., 55 vjeç, dhe L. G., 47 vjeç, për veprat penale "Moskallzim krimi", dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".
Fillimisht ngjarja u raportua se 42-vjeçari u gjet i plagosur në rrugë dhe më pas ndërroi jetë në spital. Nga hetimet rezultoi se kemi të bëjmë me një vrasje.
Deklarata e kryetarit të PD-së Pogradec, Gentian Çela:
Pogradeci është tronditur nga vrasja e një 42 vjeçari, babai i dy fëmijëve të vegjël.
I ndjeri Egli Proga ndërroi jetë pas dhunës barbare të shkaktuar nga Denis Meçe, familjar i një drejtuesi të Partisë Socialiste, i njohur për bëmat në korrupsion dhe përfitues tenderash në Bashkinë e Pogradecit.
Deklarata e parë e dalë nga Komisariati i Policisë në Pogradec, fshihte vrasjen e ndodhur në zonën më të populluar të qytetit duke e raportuar si vdekje natyrale.
Falë reagimit, presionit qytetar dhe dëshmitarëve okularë, ngjarja u raportua dhe autori u ndalua.
Partia Demokratike, se pari i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se të vrarit.
Në emër të qytetarëve të Pogradecit ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të drejtuesit të komisariatit Elton Halili, ndjekjen penale të tij për fshehje të krimit. Institucioni i cili duhet të parandalojë dhe zbulojë veprat penale, nuk mund t’i mbulojë ato për qëllime politike.
Jeta e qytetarëve është më e shtrenjte se interesi i partisë.
Policia e narkoshtetit është sot qartësisht e nënshtruar nga dora e krimit të veshur me pushtet, që merr jetë njerëzish të pafajshëm.
Pogradeci ka nevojë për siguri dhe një polici që mbron qytetarët nga krimi edhe kur kryhet nga njerëzit e pushtetit.
Pogradeci ka nevojë për qetësi, pa banda të mbështetura dhe promovuara që nga kreu i qeverisë prej 3 mandatesh dhe deri të patronazhisti lokal.
Mandatet e qeverisë së Edi Ramës janë kthyer në mandata për njerëzit e thjeshtë dhe leje për të vrarë për njerëzit e pushtetit.
Kjo duhet të marrë fund! O sot, o kurrë!/CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për medaljen e d...
Shqipëria ka siguruar një tjetër medalje bronzi në Loj...
Dje Shqipëria fitoi medaljen e parë të historisë së sa...
Hapet për herë të parë pas 32 vjetësh porta e tunelit ...
Sot, më 11 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në lidhje me ...
Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në n...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar poetin Hav...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar qytetin e...
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë mungesë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një d...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kthyer so...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte një t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një...
Të mërkurën u publikua një video ku shihej duke darkua...
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Kuvendi do të mbledhë Këshillin e Legjislacionit për t...
Grupi Parlamentar i PD-së ka dorëzuar të enjten në Kuv...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...