Rama, bisedë telefonike me Presidentin turk/ Erdogan, sërish urdhër për goditjen e FETO-s
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte një t...

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kthyer sot zyrtarisht përgjigje letrës së Kryetares së Kuvendit për mosmbledhjen e Kuvendit në një seancë të jashtëzakonshme për të zbatuar pa vonesa vendimin e Gjykatës Kushtetutes për mandatin e Olta Xhaçkës.
Në letrën e firmosur nga Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, nënvizohet se mbledhja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga jo më pak se një e pesta e deputetëve, si një prej subjekteve kushtetuese. Sipas PD-së, është e detyrueshme për Kryetaren e Kuvendit, që datën e sesionit ta caktojë brenda periudhës “3 ditë nga paraqitja e kërkesës”.
“Rezulton se ju keni thirrur në fakt një sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit, duke urdhëruar “mbledhjen jashtë sesionit të Këshillit të Legjislacionit”, por në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, së pari, e keni caktuar mbledhjen e organeve të Kuvendit përtej afatit “3 ditor” që përcakton qartësisht Rregullorja; dhe së dyti, nuk keni caktuar mbledhje të seancës plenare.” – thuhet në përgjigjen zyrtare të grupit parlamentar të PD.
Grupi Parlamentar i PD e konsideron mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në këtë rast si krejtësisht të panevojshme, duke sjellë në vëmendje se vetë Gjykata Kushtetuese, në vendimin nr. 55/2024 ka konsideruar se Kuvendi nuk ka vepruar në përputhje me Kushtetutën për sa kohë çështjen e ekzekutimit të vendimit të saj ia ka nënshtruar vlerësimit të Këshillit për Legjislacionin dhe Këshillit për Mandatet.
“Si rregull, mbledhja e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm, pra në një seancë plenare të jashtëzakonshme, paraprihet edhe nga mbledhja e organeve të tjera të Kuvendit, pra të komisioneve apo këshillave parlamentar. Për këtë arsye, pika 2 e nenit 42 të Rregullores së Kuvendit, ka vendosur dy detyrime për Kryetarin e Kuvendit, për thirrjen e një sesioni të jashtëzakonshëm (1) Thirrjen e mbledhjes së Kuvendit jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës; (2) Caktimi i një rendi të mbledhjeve të komisioneve dhe të seancës plenare brenda këtij afati.” – sqarohet në përgjigje.
Grupi Parlamentar i PD e konsideron jo vetëm padije juridike, por një shkelje të rëndë të Kushtetutës, qëndrimin e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali.
“Qëndrimi juaj se një dispozitë e Rregullores së Kuvendit (konkretisht neni 87 i Rregullores), bën të pamundur zbatimin e një dispozite të Kushtetutës (konkretisht nenit 74, pika 3 të Kushtetutës) apo edhe dispozitat e tjera të Rregullores së Kuvendit (konkretisht nenit 42, pika i Rregullores), cenon rëndë parimet e shtetit ligjor, parimin e hierarkisë së akteve normative dhe parimin e supremacisë së Kushtetutës, sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës, ku parashikohet se “Kushtetuta është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë”. Pra, nëse do të kishte kontraditë mes dispozitave të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, prevalojnë dispozitat e Kushtetutës dhe ato duhet të zbatohen drejtpërsëdrejti. Në harmoni me nenin 74 të Kushtetutës dhe nenet 42 dhe 87 të Rregullores së Kuvendit, ju kishit detyrimin kushtetues që të caktonit një rend dite për mbledhjen Këshillit të Legjislacionit dhe të seancës plenare, brenda afatit të posaçëm të caktuar nga rregullorja e Kuvendit “jo më vonë se 3 ditë nga paraqitja e kërkesës” – thotë në përgjigje kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.
Duke ripërsëritur qëndrimin se sjellja e Kryetares së Kuvendit është antikushtetuese, në përfundim Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar që Kryeparlamentarja Spiropali të zbatojë Kushtetutën dhe të përmbush me korrektësi detyrimet që burojnë nga dispozitat kushtetutese dhe të Rregullores së Kuvendit, duke thirrur sesionin e jashtëzakonshëm brenda afatit ligjor të përcaktuar./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte një t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një...
Të mërkurën u publikua një video ku shihej duke darkua...
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Kuvendi do të mbledhë Këshillin e Legjislacionit për t...
Grupi Parlamentar i PD-së ka dorëzuar të enjten në Kuv...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës,...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Grupi Parlamentar i PD kërkon thirrjen e Kuvendit në s...
Ditën e enjte, në orën 11:00, pritet të zhvillohet par...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar publikisht abuzi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtua...
Pas skandaleve dhe aferave korruptive në Bashkinë e Ti...
Anëtari i Kryesisë në PD-së, Grigels Muçollari, në një...
Kontrolli i Lartë i Shtetit është organi i radhës në s...
Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja demokratik...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do t’i kërkojë...
Në një postim në Facebook, Tavo shkruan se ka marrë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...