Çfarë është Gjykata e Llogarive dhe pse e kemi dëgjuar shpesh këtë denominim nga Lulzim Basha
Kontrolli i Lartë i Shtetit është organi i radhës në s...

Anëtari i Kryesisë në PD-së, Grigels Muçollari, në një deklaratë nga selia blu, theksoi se qeveria ka dështuar me sigurinë ushqimore.
Sipas tij, Ministria e Bujqësisë është bashkëpunëtore në krim. Ai bëri thirrje që drejtësia të veprojë ndaj AKU-së për produktet e skaduara apo me përmbajtje që dëmtojnë jetën e njerëzve që ndodhen në treg.
"Partia Demokratike është e shqetësuar për mungesën e sigurisë ushqimore. Ne përsërisim kërkesën ndaj organeve ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë. Përgjegjësit për këtë krim me pasoja të rënda në shëndetin e qytetarëve duhet të mbajnë përgjegjësi", u shpreh ai.
Deklarata e plotë:
Për javë me radhë kemi ngritur shqetësimin jetik të mungesës së sigurisë ushqimore, me fakte dhe raste konkrete.
Qartësisht, qeveria ka dështuar të bëjë detyrën në një prej sektorëve më jetikë. Ministria e Bujqësisë si përgjegjëse ka dështuar ose është bashkëpunëtore në krim.
Thirrja jonë ka qenë që organet e drejtësisë të reagojnë sepse nuk ka indicie më të fortë për të nisur një hetim sesa lejimi në treg i produkteve të dëmshme për shëndetin. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa shëndeti dhe jeta e qytetarëve.
Drejtësia nuk po vepron.
Edhe pse:
-AKU, agjencia që ka rolin kyç, që ka fondet dhe stafin, që është e ngarkuar me ligj ta ofrojë këtë shërbim, sigurinë ushqimore, ka dështuar.
Teksa reagojnë me vonesë ose nuk bëjnë detyrën kur informacioni u vjen i gatshëm, dhe kur dalin për kontroll del se malli është zhdukur, AKU dhe Ministria e Bujqësisë lëvizin menjëherë kur ka denoncime, kur thuhet e vërteta. Janë vigjilentë pra, symprehtë, janë energjikë për të mbrojtur imazhin e qeverisë.
Ne do të donim shumë, që AKU dhe Ministria e Bujqësisë të kishin të njëjtin angazhim për të mbrojtur qytetarët nga ushqimet e produktet e dëmshme. Por kjo nuk ndodh.
Ndërsa hidhen në sulm ndaj opozitës apo qytetarëve të shqetësuar për sigurinë ushqimore, apo publicistëve e personave të njohur, njerëzit e qeverisë nuk reagojnë ose reagojnë me shumë vonesë kur mallra, ushqime e produkte të rrezikshme hyjnë në tregun e në marketet tona.
Nëse do të bëhej puna e do të zbatohej ligji, AKU e funksionarët e qeverisë do të duhej të kontrollonin çdo gjë që në hyrje, në kufij e dogana.
Kjo nuk ndodh.
Por, ata nuk e bëjnë punën as kur autoritetet e vendeve fqinje, të BE-së, apo kur organizmi i Komisionit Evropian, lajmëron, lëshon alarmin.
Ata vetë, AKU dhe funksionarët e qeverisë, në reagimet e tyre e pranojnë dështimin.
Pranojnë se produkte të rrezikshme hyjnë në treg, dhe se ata kanë ndaluar ose konfiskuar një pjesë të tyre.
Po pjesa tjetër?
Vetëm ky konfirmim i dështimit, është alarmues.
Partia Demokratike është e shqetësuar për mungesën e sigurisë ushqimore. Ne përsërisim kërkesën ndaj organeve ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë. Përgjegjësit për këtë krim me pasoja të rënda në shëndetin e qytetarëve duhet të mbajnë përgjegjësi.
Ne jemi të angazhuar dhe do të ngremë zërin e do të denoncojmë çdo rast kur qeveria dështon të ofrojë siguri për ushqimet.
Po ashtu, jemi të angazhuar me ekspertë e njohës të fushës të ofrojmë zgjidhje për këtë problem madhor.
Fëmijët tanë, prindërit tanë, të gjithë shqiptarët, meritojnë të konsumojnë produkte e ushqime të sigurta, që e përmirësojnë jetën nuk e shkurtojnë atë./CNA
Kontrolli i Lartë i Shtetit është organi i radhës në s...
Në një reagim në rrjetet sociale, deputetja demokratik...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do t’i kërkojë...
Në një postim në Facebook, Tavo shkruan se ka marrë...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha është ndalur te zhvilli...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, do t’i kërkoj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publi...
Komisioni Xhafaj ka marrë pushimet! Pas mbledhjes së j...
Sekretari i Çështjeve Ligjore në PD, Ivi Kaso, iu kund...
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në Partinë Demok...
Në një postim në "Facebook", deputetja demokrate, Jori...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pë...
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Vangjel Tavo, ka r...
Në ndërkohën që Himara mblidhej për të bërë zgjedhjen ...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Gazmen...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në nj...
Vangjel Tavo, ish-deputet i Partisë Socialiste në kohë...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nga se...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, fitoi ga...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...