VOA, për zgjedhjet në Himarë: 6 mijë qytetarë me ID-të skaduar, shifër më e madhe se votat e Tavos
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, fitoi ga...

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nga selia blu denoncoi se ish-drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico, nëpërmjet email-eve ka dhënë direktiva që medikamenti FEIBA, që kishte skaduar, të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike.
Sipas saj bëhet fjalë për një sasi prej 1137 flakonësh të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili.
"Janë këta që në komunikime me njëri-tjetrin i japin porosi drejtorit të IT, Rigers Haxhiraj. Albana Fico, në një email pas orës 23:00 të natës, i jep porosi Rigersit që të ndërhyjë në sistem pas orës 16:00, kur farmacia të jetë mbyllur e stafi të mos jetë, të heqë datën e skadencës e të nesërmen, pra datë 8 mars, të bëhet kalimi i këtij medikamenti nga farmacia qendrore në pavionin e onkohematologjisë", shprehet ajo ndër të tjera.
Deklarata e plotë:
Në deklaratën e fundit që kam bërë nga kjo foltore, mes denoncimeve të tjera, kam bërë edhe një denoncim në lidhje me ndërhyrjen në sistemin e farmacive on line të QSUT, për të fshirë përkohësisht datën e skadencës të një medikamenti.
Bëhet fjalë për një sasi prej 1137 flakonësh të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili. Kjo sasi e këtij medikamenti ka pasur datën e skadencës 31 dhjetor 2023. Në vlerë totale sasia e mbetur e skaduar e medikamentit FEIBA është rreth 1.35 mln EURO.
Skandali qëndron në faktin që me urdhër të ish-drejtoreshës së QSUT, Albana Fico, nëpërmjet një Memoje Nr. 126/65 datë 29.12.2023 janë dhënë direktiva të titullarit të institucionit Albana Fico që kjo sasi e mbetur e barit FEIBA të kalonte në shërbimin Onkohematologji pediatrike.
Si mund të bëhej kjo?
Vetëm me ndërhyrjen në sistem nga drejtori i IT në QSUT, i cili të fshinte datën e skadencës.
Kur unë e ngrita si shqetësim në dëgjesën që organizuam në Komisionin e shëndetësisë për skandalin tek Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë, Koçiu, drejtoresha e QSUT dhe Farmacisë Qendrore të QSUT e mohuan faktin ndërkohë që deputetët e PS u vunë përsëri në krah të skandalit në vend që të viheshin në krah të pacientit dhe mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të tyre.
Në monitor kam shkëmbimin e email-eve mes ish-drejtoreshës së QSUT, Albana Ficos; Mirela Rexhepi, drejtoreshë e Farmacisë Qendrore; Eneida Balla, zv/drejtoreshë e farmacisë, Drejtorit të IT, Rigers Haxhiraj, dhe Anisa Serjani.
Janë këta që në komunikime me njëri-tjetrin i japin porosi drejtorit të IT, Rigers Haxhiraj. Albana Fico, në një email pas orës 23:00 të natës, i jep porosi Rigersit që të ndërhyjë në sistem pas orës 16:00, kur farmacia të jetë mbyllur e stafi të mos jetë, të heqë datën e skadencës e të nesërmen, pra, datë 8 mars, të bëhet kalimi i këtij medikamenti nga farmacia qendrore në pavionin e onkohematologjisë.
Nga email-et vihet re që i ushtrohet presion drejtuesit të IT që të marrë masa urgjente sepse kishin kaluar pothuajse 3 muaj nga porosia e ish-drejtoreshës Albana Fico.
Në tabelat e fundit jepet gjendja 1137 flakonë, në shumë 1.35 mln euro, data skandencës 31.12.2023.
Qartazi duket ndërhyrja e bërë në datë 7 mars 2024.
Pyetjet që unë do t’i përsëris sot janë:
• Çfarë e shtyu Albana Ficon, ish-drejtoreshë e QSUT, që të kërkojë ndërhyrjen në sistem?
• Pse u kërkua me insistim, që të hiqet data e skadencës, pra manipulimi i sistemit e të bëhej kalimi në farmacinë e pediatrisë? Kur sistemi, që është shumë i mirë, nuk e lejon?
Në momentin që skadon ilaçi, del e kuqe dhe asnjë veprim tjetër nuk mund të bëhet me atë medikament. Lëvizja mund të bëhet vetëm nëpërmjet manipulimit të sistemit dhe heqjen e datës së skadencës;
Ky medikament është ende në farmacinë qendrore. Edhe pse në korrespondencën e fundit ardhur nga Drejtoria e QSUT më është thënë që nuk ka sasi FEIBE të skaduar në Farmacinë Qendrore të QSUT.
Ky është një skandal shumë i madh. Është mashtruar Parlamenti, janë mashtruar deputetët e Parlamentit.
Cila është arsyeja që mashtrohet Parlamenti? Cila është arsyeja që mashtrohen deputetët duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin sepse kështu pengohet një nga funksionet kryesore të Parlamentit që është kontrolli mbi ekzekutivin.
Ministra Koçiu dhe drejtoresha e QSUT duhet menjëherë të japin dorëheqjen e të largohen pasi jo vetëm kanë dështuar në sigurimin e një të drejte kushtetuese për shërbimin shëndetësor, jo vetëm kanë dështuar të sigurojnë infrastrukturën, ilaçet, medikamentet, kurat e terapitë për pacientët, por edhe kanë lejuar manipulimin e sistemit online të farmacisë dhe qarkullimin e medikamente të skaduara të qarkullojnë shkojnë nga farmacia qendrore në pediatri duke mos kursyer as fëmijët.
Sot është koha çdo pacient, çdo familjar, çdo i afërm, të reagojnë për të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor.
Të reagojnë për të mbrojtur shëndetin!
Për të mbrojtur jetën, për të mos e lënë atë në duart e abuzuesve kriminelë që nuk kursejnë të rritur e fëmijë.
Derisa ata nuk ndalen në babëzinë e tyre, duhet t'i ndalim ne!/CNA
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, fitoi ga...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar p...
Ministria e Jashtme ka njoftuar se të gjithë ata qytetarë ...
Vangjel Tavo ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Himarës...
Mediat greke kanë publikuar disa artikuj në lidhje me ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e zgjedhj...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo, ka fitua...
Vangjel Tavo i Partisë Socialiste dha një mesazh nga s...
Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës,...
KQZ ka përditësuar sërish rezultatet e zgjedhjeve për ...
Procesi i numërimit për zgjedhjet e kryetarit të Bashk...
Në KZAZ-në Nr. 88 është duke u zhvilluar numërimi i votave...
Teksa po vijon numërimi, janë publikuar rezultatet e para ...
Rreth 6 orë nga mbyllja e votimit ka nisur numërimi i vota...
Në KZAZ-në Nr.88, në stadiumin e Himarës, kanë mbërritur g...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gji...
Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Hi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka drejt...
Në orën 19:00 u mbyll zyrtarisht procesi i votimit në Hima...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, sulmoi ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...