Numërohen 29 qendra në Himarë/ Tavo vijon kryesimin
KQZ ka përditësuar sërish rezultatet e zgjedhjeve për ...

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo ka shpallur fitoren, teksa kanë mbetur kutitë e fundit për t’u numëruar.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Tavo falenderon qytetarët e Himarës dhe shpreh mirënjohje ndaj tyre.
Ai premton se do të vërë interesat e qytetarëve përpara të tijave, do të drejtojë Himarën drejt paqes dhe do të rrisë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Gjithashtu, ai përsërit ftesën e tij për kandidatin e opozitës, Petro Gjikuria, që të pranojë detyrën e nënkryetarit të bashkisë.
Deklarata e plotë:
Sot fitoi Himara!
Të nderuar banorë të Himarës, njësive administrative Lukovë dhe Horë-Vranisht, e të të gjithë fshatrave pa asnjë dallim,
Ju jam thellësisht mirënjohës që më dhatë besimin tuaj për të drejtuar Bashkinë Himarë. Ky besim do përkthehet në punë dhe në përmbushje të gjithë pikave të programit tim, për të cilat edhe ju më votuat.
Unë do drejtoj duke shërbyer, do punoj duke vënë interesat tuaja mbi çdo gjë, e do jem kryebashkiaku i përkushtuar ndaj gjithësecilit prej jush, si votuesve të mi ashtu edhe asaj pjese që nuk më votoi, sepse Himara është e pandarë, sepse zhvillimi që na pret përpara për Himarën nuk është i fragmentuar por një dhe i tërë. Sepse ngjyrat politike janë individuale ndërsa e ardhmja është e përbashkët dhe komunitare. Dhe, vetëm kështu, të pandashëm nga bindjet dhe ndasitë, në bashkëjetesë e harmoni të plotë, ne do e çojmë përpara Himarën, në paqe dhe begati.
Himara është e himarjotëve dhe himarjotët meritojnë të jetojnë ashtu siç duan: në liri, harmoni e bashkëjetesë me të gjitha realitetet në Himarë, duke ecur përpara krah për krah në të mirën e komunitetit dhe mirëqenien e çdo familje.
Së bashku ne do kemi një Himarë demokratike, bashkëkohore, evropiane, multikulturore, të zhvilluar e të begatë, me rritje të një ekonomie që ndikon drejtpërdrejtë në buxhetin e familjeve të thjeshta. Një Himarë që do tërheqë investime në turizëm, shërbime, infrastrukturë, kulturë, e të tjera. Një Himarë gjithëpërfshirëse që i takon vetëm banorëve, një popull me histori unike e të lavdishme, krenare për të parët dhe vlerat e rralla që ka.
Dua të shpreh mirënjohjen e thellë për Kryeministrin Edi Rama i cili më propozoi dhe besoi te unë me vullnetin dhe dashamirësinë e tij të plotë për t’i dhënë Himarës normalitet dhe mbështetje edhe më të madhe për të ecur përpara e për t’u zhvilluar, ashtu siç e meriton. Për ta bërë Himarën kryefjalën e bashkëpunimit dhe harmonisë midis Shqipërisë dhe Greqisë, duke lënë pas në të shkuarën kapitullin e mbyllur të para 4 gushtit, e që nga sot, duke parë përpara drejt një të ardhme më përbashkuese dhe evropiane.
Falenderoj strukturat e PS, çdo anëtar të ekipit tim të afërt por edhe mbështetës në distancë, çdo komisioner e vëzhgues, dhe cilindo që kontribuoi që i gjithë procesi zgjedhor të ishte i rregullt dhe demokratik.
Ju falenderoj nga zemra e ju jam tejet mirënjohës.
Në përfundim, dua të përsëris atë që e kam thënë vazhdimisht përpara datës së votimit, se, fjala ime është një kontratë publike për mbajtjen e premtimeve. Kësisoj, jo më si kandidat, por tashmë zyrtarisht si Kryetar i Bashkisë Himarë, unë e ftoj z. Petro Gjikuria të pranojë detyrën e nënkryetarit të bashkisë. Jam i vetëdijshëm që kjo është e paprecedentë në historinë zgjedhore të tre dekadave të fundit, ndaj pikërisht për këtë arsye, e nis unë i pari me shembullin konkret të bashkëpunimit dhe bashkimit që meriton kjo bashki.
Nëse z. Gjikuria ka vendosur të qëndrojë e jetojë në Himarë unë e mirëpres të pranojë e t’i bashkohet programit tonë për Himarën dhe himarjotët. E ka ftesën e hapur për të kontribuar me ide dhe energji për të ecur përpara. Sepse Himara është e të gjithëve.
Në mbyllje ju shpreh edhe një herë mirënjohjen time e ndihem thellësisht i privilegjuar e i nderuar që do ju shërbej si Kryetar i Bashkisë së Himarës.
Ju faleminderit.
Sot fitoi HIMARA!/ CNA
KQZ ka përditësuar sërish rezultatet e zgjedhjeve për ...
Procesi i numërimit për zgjedhjet e kryetarit të Bashk...
Në KZAZ-në Nr. 88 është duke u zhvilluar numërimi i votave...
Teksa po vijon numërimi, janë publikuar rezultatet e para ...
Rreth 6 orë nga mbyllja e votimit ka nisur numërimi i vota...
Në KZAZ-në Nr.88, në stadiumin e Himarës, kanë mbërritur g...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gji...
Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Bashkinë e Hi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka drejt...
Në orën 19:00 u mbyll zyrtarisht procesi i votimit në Hima...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, sulmoi ...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për...
Në një postim në "Facebook", kreu i PD-së, Sali Berish...
Për procesin zgjedhor që po zhvillohet sot në Himarë, ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e...
Në një prononcim për mediat, kreu i KQZ-së, Ilirjan Ce...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për med...
Ndërkohë që në Himarë po zhvillohen zgjedhjet për krye...
Në një deklaratë nga selia blu, deputetja e Partisë De...
Kandidati i opozitës për kryebashkiak të Himarës, Petr...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...