Berisha përkujton Havzi Nelën/ Thirrje Ramës: Dëno krimin njerëzor të babait tënd
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar poetin Hav...

Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një deklaratë për mediat tha se Ministria e Arsimit dhe Sportit vijon të heshtë për skandalin e projektit fantazmë për bursat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës "Let’s talk together about US 2024".
Sipas saj, projekti është ngritur me urdhër të drejtuesve të Ministrisë së Arsimit, ndërsa këta të fundit kanë lënë në mëshirë të fatit nxënësit që shpresonin të përfitonin bursat.
“Skandali Klea Rama është prova e radhës që tregon se sa e rëndë është gjendja e funksionimit të sistemit arsimor në Shqipëri. Ky skandal tregon mungesën totale të përgjegjshmërisë nga ministrja dhe zv.ministrja e Arsimit, që kanë urdhëruar gjithe zbatimin e këtij projekti pa asnjë verifikim paraprak, duke qenë bashkëfajtore në këtë skemë mashtrimi.
Nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Arsimit, ky projekt u shtri në 68 gjimnaze të vendit, dhe ka angazhuar qindra mësues e koordinatorë brenda dhe jashtë orarit mësimor, duke treguar edhe njëherë se sa e lehtë është të vësh në rresht çdo punonjës të administratës shtetërore, duke përdorur mbiemrin e kryeministrit Rama.
Mjafton të përmendet emri Rama dhe një ministri e tërë vihet në lëvizje nga drejtuesit më të lartë e deri te mësuesi më i thjeshtë, në çfarëdo momenti të ditës. Ngrihen komisione, jepen certifikata dhe hartohen raporte, të gjitha me firmat dhe vulat e ministrisë.

Skandali që po përpiqen ta kufizojnë tek emri Klea Rama është në shkelje të hapur të urdhrit të MAS nr. 634, datë 25.10.2022, ‘Për ngritjen e grupit të punës për shqyrtimin dhe vlerësimin e projekteve të organizatave/shoqatave joqeveritare, dhe individëve që kërkojnë bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në fushën e arsimit parauniversitar’. Gjë që nuk ka ndodhur me skemën e mashtrimit të Klea Ramës.
Vetë Ministria e Arsimit në fakt, ka dhënë urdhër për zbatimin e kësaj skeme mashtrimi, pa asnjë verifikim paraprak, duke u kthyer në bashkëdrejtuese të saj, dhe kjo nuk mund të fshihet me asnjë heshtje.
Qindra mësues kanë punuar me qindra orë në një vit pa u paguar, pasi janë urdhëruar nga Ministria ta bëjnë këtë punë, mijëra të rinj nga ana tjetër janë zhgënjyer, pasi i kanë besuar këtij projekti, duke e parë si një mundësi reale për të ardhmen e tyre.
Ministria e Arsimit, e cila nuk mban përgjegjësi për dështimin ku e ka zhytur arsimin, nuk ka ende asnjë përgjigje për nxënësit, për prindërit, për mësuesit, që edhe pse u angazhuan me detyrim në këtë projekt, tani janë nën presion për të heshtur, sepse kërcënohen me vendin e punës”, theksoi ajo.
“Let’s talk together about US 2024”, ishte një projekt që ofronte bursa studimi falas për në SHBA, një skemë mashtrimi që çoi në pranga një 20-vjeçar nga Devolli, i cili kishte krijuar identitet të rremë duke u hequr si Klea Rama, mbesa e kryeministrit shqiptar dhe mundi të depërtonte në strukturën e Ministrisë së Arsimit, pa u takuar asnjëherë me asnjë zyrtarë./ CNA
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar poetin Hav...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar qytetin e...
Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë mungesë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një d...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kthyer so...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të enjte një t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një...
Të mërkurën u publikua një video ku shihej duke darkua...
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Zheni Gjergji ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi...
Kuvendi do të mbledhë Këshillin e Legjislacionit për t...
Grupi Parlamentar i PD-së ka dorëzuar të enjten në Kuv...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi ak...
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës,...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastru...
Grupi Parlamentar i PD kërkon thirrjen e Kuvendit në s...
Ditën e enjte, në orën 11:00, pritet të zhvillohet par...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pranuar publikisht abuzi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka drejtua...
Pas skandaleve dhe aferave korruptive në Bashkinë e Ti...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...