Turet e Ramës në Europë dhe Amerikë gjatë 2024/ Protesta dhe mesazhe të forta
Kryeministri Edi Rama ka kryer një sërë takimesh gjatë...

Zëvendëskryeministrja njëherësh dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku teksa ka uruar shqiptarët për vitin e ri 2025, ka deklaruar se në vitin 2024 qeveria ka shënuar gurë kilometrik për infrastrukturën.
“Në këtë ditë të parë të 2025-ës, dua të uroj të gjithë shqiptarët për një vit të mbarë, me shëndet e begati e plot harmoni në familjet e tyre, por mbi të gjitha, dua të uroj dhe të falënderoj punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndërmarrjeve të varësisë, të cilët kontribuojnë në sektorin energjetik dhe në atë të infrastrukturës, për gjithçka kanë bërë gjatë vitit 2024, për premtimet e mbajtura dhe qëllimet e arritura.
Në vitin 2024 kemi shënuar gurë kilometrik për infrastrukturën.
Hapja e tunelit të Llogarasë, një nga ëndrrat në sirtarë të të gjitha qeverive, u realizua në vitin 2024 nga qeveria Rama. Gjithashtu, patëm mundësi që të nisim punën dhe të dorëzojmë një nga segmentet më të rëndësishme të Korridorit Blu. Thumanë-Kashar ka filluar të jetë në përdorim nga fundi i qershorit të vitit 2024, duke u pasuar më pas me lidhjen e kontratave për tre segmentet e tjera të këtij Korridori dhe hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e segmentit Milot-Balldren, i shumëpritur nga Shkodra dhe nga Lezha.
Nga ana tjetër, duhet të themi që shumë punë të mira do të bëhen dhe në vitin 2025. Kemi një kantier, i cili është një nga kantieret më të rëndësishme, ai i Korridorit të VIII-të, aty ku punohet për të ndërtuar një ndërlidhje e cila do të jetë ajo që do t'i japë frymëmarrje, jo vetëm Shqipërisë, por dhe vendeve të tjera të rajonit. Dhe ky Korridor i VIII-të do të jetë i lidhur me portin e ri të ndërtuar në Porto-Romano, gara e të cilit, një garë ndërkombëtare, tashmë është e hapur. Porto-Romano, porti i ri i shqiptarëve do t'i shërbejë Kosovës edhe Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu do të jetë edhe një port sigurie, pasi aty parashikohet ndërtimi i një baze ushtarake të NATO-s.
Energjia ka bërë hapa të qenësishëm gjatë vitit 2024, për herë të parë ndërmarrjet tona kanë arritur që të kenë bilance pozitive, të mirëmenaxhuara. Të mirëmenaxhuara në aspektin teknik, duke ofruar kushte më të mira të shpërndarjes energjetike apo të transmetimit, por nga ana tjetër, ka dhe një arritje shumë të rëndësishme gjatë vitit 2024, stabilizim i financave të këtyre ekonomive, duke na dhënë mundësi që gjatë vitit 2025 të ulim çmimin e energjisë elektrike për të gjithë shqiptarët.
Gjithashtu, kemi ulur humbjet teknike në nivelin 17.93, duke krijuar të ardhura plus për kompanitë dhe duke mundësuar kështu uljen e këtij çmimi të energjisë. Gjithashtu, kemi arritur që gjatë sezonit veror të përballojmë flukse dhe kërkesë për energji elektrike të paparashikuar dhe të paparë ndonjëherë. Megjithatë, sistemi ka punuar më së miri falë punës së jashtëzakonshme që kanë bërë të gjithë punonjësit e OSHEE-së, apo edhe ato të OST-së.
Duhet të kemi parasysh që viti 2025 do jetë një vit plotë sfida për të gjithë sektorët tanë. Ne jemi të sigurt që janë bërë shumë punë të mira, por kemi akoma shumë për të bërë përpara. Unë jam besimplotë se me angazhimin dhe dëshirën e madhe që kanë të gjithë punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe të Energjisë, por edhe ata që punojnë në varësitë tona, ne do t'ia dalim për të bërë punë akoma më të mira.
Kemi ndryshuar katërcipërisht sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, duke rritur të ardhurat dhe financat e këtij sektori, duke përmirësuar gjendjen e tyre financiare, por nga ana tjetër, duke shërbyer akoma më mirë me sisteme të modernizuara dhe me sisteme të sigurta për të gjithë qytetarët.
Një gur tjetër kilometrik është vendosur gjatë vitit 2024 për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Aviacionin Civil, mbi 10 milionë pasagjerë janë ulur në aeroportin e Rinasit, në aeroportin e shqiptarëve, i cili do të pasohet gjatë vitit 2025 me një tjetër aeroport ndërkombëtar, atë të Vlorës, ku të gjithë po presin me padurim operimet e tij nga vera e këtij viti.
Lajme të mira, si ato të fundvitit do të kemi plotë gjatë vitit 2025, ashtu si Tirana u rrethua nga një unazë infrastrukturore moderne që plotëson të gjitha kushtet dhe parametrat e kriteret e Bashkimit Europian, ashtu do të vazhdojmë të punojmë në të gjithë vendin, për të përmbyllur të gjitha kantieret që tashmë kanë nisur nga puna apo për të hapur kantieret e reja, të cilat do ta çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër, në një nivel europian, ashtu siç kemi premtuar, ashtu siç jemi duke bërë me punën tonë çdo ditë.
Gëzuar dhe një vit të mbarë!”, tha Balluku./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka kryer një sërë takimesh gjatë...
Forca të reja politike u janë bashkuar atyre tradicionalev...
PD dhe opozita e nisën vitin 2024 përsëri në aksion kundër...
Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo ka uruar q...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar ...
Të nderuar qytetarë të Shkodrës! Viti 2024 per Bashki...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, ka denoncu...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastruktur...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një konference pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e krye...
Këshilltarët demokratë në Këshillin Bashkiak të Shkodrës k...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka r...
Sipërmarrësi dhe biznesmeni Gjergj Luca ka publikuar një v...
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp, u ...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka koment për ...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë goditjen për fundvit krye...
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp ka bërë ...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për mbylljen e "TikT...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje organeve lig...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...