Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Konfliktet në Partinë Demokratike po mbeten pa zgjidhje për shkak të shtyrjeve të seancave në Gjykatën e Apelit.
Dhe arsyeja e këtyre shtyrjeje ka qenë gjithmonë avokati Indrit Sefa i grupit të Enkelejd Alibeajt, i cili nuk është paraqitur në seanca dhe ka depozituar kërkesa për shtyrje, në njërin rast me pretendimin e arsyeve shëndetësore.
Pra, teksa Alibeaj me grupin e tij ankimon dhe proteston që të afrohet data e seancës në Gjykatën e Apelit, avokati i tyre zvarrit çështjen duke mos u paraqitur në seancë.
Pikërisht për këto mungesa të avokatit në seancat gjyqësore është pyetur mbrëmjen e sotme edhe vetë Enkelejd Alibeaj në emisionin “Debat”.
“Pse nuk ka shkuar përfaqësuesi ligjor? Pse u deshën këto vendime që lënë zvarrë edhe vendime të tjera”, shtroi pyetjet moderatorja Alba Alishani.
Por Alibeaj nuk preferoi të flasë për mungesat e avokatit Sefa. Deputeti u justifikua se çështja që është shtyrë në Apel nuk është ajo për të cilën ai ka ngritur ankimim, për vulën e PD-së, por është për Kuvendin e 17 korrikut 2021 të Lulzim Bashës.
“Në datën 6 dhjetor, ka një çështje në gjykatën e Apelit që nuk është çështja e Apelit ajo e cila ka lidhje me ankimin që unë kam ushtruar në këtë pozicion ndaj vendimit të Zhukrit, në qoftë se kjo është një mënyrë e mirë për ta kuptuar juve dhe kushdo tjetër.
Pra, është një çështje teknike që s’ka lidhje fare. Ka lidhje me Kuvendin e datës 17 korrik të vitit të kaluar.
Edhe njëherë, nuk është një çështje për të cilën unë kam ushtruar ankim, për të cilën unë kam kërkuar që në 31 maj të këtij viti që gjykata e Apelit të përshpejtojë, që ende sot nuk ka një datë e për të cilën kemi kërkuar gjithmonë e më shumë që të dalë si datë gjykimi, dhe nuk e di se cilat janë arsyet që Gjykata e Apelit… dhe cilat janë forcat në fakt, e imagjinoj se cilat janë forcat dhe cilat e pengojnë daljen e asaj çështjeje në Gjykatën e Apelit”, u shpreh ai.
I gjendur përballë këmbënguljes së moderatores për një përgjigje për mungesat e avokatit, Alibeaj deklaroi edhe njëherë se nuk është çështja e tij.
“Nuk është kjo çështje ajo e cila zgjidh çështjen e vulës, logos, siglës. Pra, nuk është kjo çështje ankimi që unë kam ushtruar në detyrën që jua thashë pak më lart, ndaj vendimit të shkallës së parë të Agron Zhukrit. Ajo çështje që dua ta zgjidh e kam kërkuar të dalë dhe nuk po del në Gjykatën e Apelit. Kjo është një çështje që nuk ka lidhje, besoj është e qartë tashmë për këdo”, theksoi Alibeaj./ B.A. – CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe opozi...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Ish-ministrja dhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, ...
Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar kandidaturat...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbled...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është rikt...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka thënë se nuk ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar se se...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shpërthyer në akuza nda...
Ambasadorja Yuri Kim u takua dje me Ministrin e Drejtësisë...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për...
Belind Këlliçi, deputet i PD-së, njëherësh kandidat i Prim...
Kejdi Spahiu është emri i radhës që do të bëhet pjesë ...
Ka përfunduar takimi mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, ka shkuar në selinë blu ku po zhv...
Kryeministri Edi Rama është zgjuar sot me një mirënjohje p...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, ka ...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave dhe k...
Kreu i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentua...
Për Saimir Korreshin, rroga e deputetit nuk del për të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...