
Plasi dhe dosja “Partizani”. Tërësisht e paralajmëruar. Pavarësisht bindjeve politike të gjithë e prisnim me shumë interes. Na pëlqente ose jo. Prisnim goditjen e peshqve të mëdhenj dhe konfirmimin e SPAK-ut apo të drejtësisë së re si një Shpatë e Demokleut për këdo. Me garancitë se e tillë do të ishte, prisnim të shihnim se si do të ishte drejtësia e re, proceduralisht dhe në materie, për qytetarë dhe pushtetarë, të varfër dhe të pasur, të vuajtur e të përkëdhelur pa diferencime dhe me të njëjtin standard për tërë rastet e ngjashme.
Në këtë aspekt dosja “Partizani”, edhe pa qenë jurist nuk të bind, madje lë shumë për të dëshiruar. Mendoj që SPAK-u dhe drejtësia e re duhet të jetë e ndërgjegjshme se luan shumë me besueshmërinë e saj, në fakt ajo ka në dorë të bindë dhe t'i japë shpresë popullit që më në fund jemi në rrugën e duhur mes një baltovine që po na mbyt. Emrat nuk janë pa rëndësi. E në këtë aspekt edhe emri i Berishës. Është emër që për mirë a për keq ndez turma, e duan ose e urrejnë, nisur nga bindjet që kanë apo thjeshtë nga pozicionimi politik pragmatist i momentit apo afatgjatë. Varësisht nga kjo situatë SPAK sot mund të marrë “pëlqime” të një pjese, mund të entuziazmojë apo fillojë të ndezë shpresë. Por do të jetë e përkohshme. Nëse nuk respektohen proceset përgjatë një ?ështjeje dhe nëse nuk ka materie reale, por në vend të saj ka shumë sofizma a konkluzione për induksion, pëlqimet kthehen në mospëlqime dhe Shpata e Demokleut bie mbi SPAK-un, gjykatat etj., në formën e humbjes së besueshmërinë.
Pasi ndodh kjo, nuk kanë më rëndësi emrat. Berisha është individ, ndërsa SPAK-u është institucion. Të dyja palët kanë të drejtë të “luajnë” proceduralisht, Berisha luan për nderin e vet, ndërsa SPAK vë në tavolinën e pokerit nderin e sistemit të drejtësisë me gjithë pasojat në sistemin shoqëror e politik të vendit. Prandaj dhe nuk i lejohet që ta masë suksesin me emocionet e kundërshtarëve të Berishës apo turmës. Prandaj nuk i lejohet asnjë hap i diskutueshëm në aspektin procedural e as në atë të materies.
Por ajo që më bën shumë përshtypje madje më lë pa frymë është qëndrimi deri në urrejtje për kthimin e një prone, pronarëve shekullorë dhe llogaritë perverse se sa këta pronarë kanë fituar nga zhvillimi i saj, brenda kuadrit ligjor. Bëhet fjalë për kthimin e një prone të pashpronësuar, por të konfiskuar nga Enver Hoxha. Bëhet fjalë për një pronë që iu kthye disa prej familjeve “themeluese” të kryeqytetit. Bëhet fjalë për kthim jo më shumë se 10% të pronave që këto familje kanë pasur. Bëhet fjalë për një pronë që po e shfrytëzonin individë që nuk kishin lidhje me të e ndoshta vetëm sa duhet të firmosnin dokumentacion, thjeshtë për arsye të rrogës që merrnin dhe që e kërkonin herë në bashki, herë në Ministrinë e Mbrojtjes, e herë në atë të Kulturës.
Nuk mund të mos kujtoj ish-shtëpitë e pushimit të punëtorëve që sot i kanë privatizuar apo i shfrytëzojnë “sindikalistët”, këtu në vendin tonë ku vetëm lëvizje sindikaliste nuk ka. Nëse një të tillë do ta shfrytëzonte familja Malltezi apo Begeja apo Alimehmeti etj., sot do të bëhej nami. Nuk mund të mos kujtoj qindra sheshe ndërtimi në vendet më me vlerë të Tiranës, prona të po këtyre familjeve apo të tjera familjesh tiranase dhe kudo, të zhvilluara nga të tjerë përfitues pa lidhje me trashëgiminë, me të cilët të gjithë janë OK. Janë OK sepse zhvilluesit janë Alabarë dhe jo “ish-pronarë”. Asnjë urrejtje për Alabarët që po shesin apartamente brenda portit të Durrësit pa vënë asnjë tullë akoma. Duke lexuar komente e artikuj, duke dëgjuar gazetarë e analistë dua të gjej përgjigjen e vërtetë të pyetjes: Përse kaq shumë urrejtje për pronarët "ish-pronarë"? Për arsye të emrit të Berishës dhe Malltezit? Sigurisht që po, strategji për të dobësuar opozitën. Qartazi kemi të bëjmë me komponentë politikë të përdorur dhunshëm nga pushteti. Zallamahia mediatike dhe klima e krijuar më thonë se nuk është vetëm kjo. Gjithsesi, i drejtohem kujtdo - përse gjithë kjo urrejtje?! Po le ta gëzojnë ore të uruar pronën e ligjshme të gjysh-stërgjyshërve e mos i bëni llogaritë se sa kanë fituar nga zhvillimi. Boll humbën për 60 vjet në komunizëm e demokraci bashkë. E nëse vazhdoni kështu më mbetet vetëm t’ju them “zoti ju marroftë” sepse nesër as për ju nuk do të ketë siguri juridike. Falë urrave tuaja.
Çfarë është një aferë korruptive dhe çfarë është një g...
Ndalimi i Sali Berishës nga SPAK ka hapur një debat të...
Historia e pronave të ish-Klubit Partizani është e til...
Në gjithë këtë debatin e madh që është futur Shq...
“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, ka një karrierë pol...
Domethënë me qëllim apo me marmelatë, me plan apo jo u pro...
Një familje si Popajt e famshëm ishin pronarë tokash n...
Berisha nën akuzë. Për ndryshime ligjesh që një pronë ...
A mund të akuzohet një kryeministër për korrupsion për...
Duke parë i tmerruar ngritjen në këmbë të opozit...
Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër para vitit 1990, se ...
Arrestimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi...
Të nderuar përfaqësues të medias, Me anë të kësaj kom...
Veriu i Kosovës është domosdoshmëri jo vetëm për Kosov...
Buja e madhe e takimit të radhës të Procesit të Berlinit u...
Kur bie shi dhe kur ka një vizitë të një shtetari të h...
Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë ...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dje ka pësuar n...
Alqi prej vitesh e vuante shumë ditën e fillimit të shkoll...
Një foto në tribunën e sfidës Shqipëri – Çeki, një fot...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...