Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

A ka rëndësi demokracia për Shqipërinë? A e duam ne vërtet një Shqipëri demokratike? Kësaj pyetjeje pa diskutim që do t’i përgjigjeshim të gjithë: “Po, e duam demokracinë!”
Atëherë të vijmë tek pyetja e radhës: “A është në rrezik demokracia në vendin tonë?” Unë do thosha “Po!”, me plot gojën.
Kush është fajtori?- do të ishte pyetje e radhës. Përgjigjja mund të mos u pëlqejë shumë njerëzve, por si pozita, ashtu edhe opozita janë përgjegjëse për demokracinë e rrezikuar.
A ka nevojë Shqoipëria për rotacion politik pas 12 vitesh qeverisjeje të socialistëve? Po, pa diskutim do të përgjigjeshin shumica e qytetarëve. Madje rotacioni duhet të kishte ndodhur në 2021.
Por...
Gjithmonë ka një por... Dhe kjo ka të bëjë me opozitën aktuale.
Sa e gatshme është të marrë drejtimin e vendit.
Garancia e vërtetë e demokracisë është padyshim ekzistenca e opozitës. Çdo përpjekje për ta zhbërë opozitën është përpjekje për të zhbërë demokracinë.
Ndryshe mazhoranca mund të shndërrohet fare mirë në një autoritarizëm të papërmbajtshëm e për rrjedhojë, në një sistem autoritar, detyrimisht të rrëzueshëm me revolucion. Sigurisht është e qartë se mazhoranca bën qeverinë, por opozita ka po aq rëndësi, jo vetëm se lufton që të mos lejojë gabime të qeverisjes dhe është pasqyra ku pozita të shohë veten e të korrigjohet, por dhe sepse, në fund të fundit, demokracia është përfaqësuese.
Por, në Shqipëri opozita zgjedh t'i shikojë gjërat me logjikën: “JO për gjithçka”, “të gjitha ose asgjë”. Të refuzojë atë që mund të bëhet me kushtet aktuale, në emër të asaj që duhet bërë në mënyrë ideale.
Këtu nuk po flas për çështje për të cilat ka referenca të respektuara dhe të kuptueshme ideologjike apo vlerash. I referohem çështjeve apo iniciativave me një përfitim përgjithësisht të pranuar për shumë njerëz. Çfarë bën opozita në raste të tilla? Ajo ka vendosur paraprakisht për “JO për gjithçka” apo "të gjitha ose asgjë", ndërsa në thelb, bie dakord për drejtimin. Pra, duke vendosur paraprakisht se nuk është dakord, shpik pretekste të ndryshme, kërcënon: “nuk është zgjidhje gjithëpërfshirëse”, “nuk mjafton për të gjithë”, “e kush do të thotë që nuk do të ndodhë kështu apo ashtu... ".
Ajo që opozita harron është se shumë probleme nuk mund të presin kërkimin e një zgjidhjeje ideale. Dhe se ato nuk zgjidhen me magji, por hap pas hapi, me prova, ndonjëherë me dështime, me përmirësime. Edhe ato që ne i quajmë “prerje” dhe “kërcime” bëhen sepse janë studiuar mirë paraprakisht. Realiteti kompleks nuk ka zgjidhje as të lehta e as të shpejta. Këtë le ta ketë parasysh opozita, sidomos kur ka ambicie më të larta, qeverisëse...
Nga ana tjetër qeveria çfarë do?
Një opozitë që do t'i thotë "jo" gjithçkaje, që vetëm do të hedhë gurë dhe nuk do të propozojë asgjë, apo një opozitë që do të bëjë amendamente, do të marrë iniciativa dhe do të paraqesë një agjendë politike.
Shumë dyshim kam se qeveria do pikërisht të parën: opozitën konfliktuale, që i thotë “Jo” gjithçkaje, që nuk ka iniciativa apo agjendë politike.
Pikërisht sepse opozita nuk ka një propozim alternativ qeverisjeje shkon në ekstremin e mohimit dhe të denoncimit të gjithçkaje, vetëm e vetëm që të thotë se po bën opozitë ndaj çdo propozimi apo vendimi të qeverisë pa dallim. Në fund të fundit synojnë mosqeverisjen dhe, pikërisht për këtë, është e papërshtatshme të marrë përgjegjësi qeverisëse për të mirën e përgjithshme.
Ekspozohet, anulohet dhe në fund praktikon një kundërshtim të verbër dhe një opozitë të kotë të "jo-së për gjithçka" dhe "po-së për asgjë". Dhe qytetarët shohin, gjykojnë dhe nxjerrin përfundimet e tyre.
Pa diskutim që Shqipëria ka nevojë për një qeverisje të fortë, por në të njëjtën kohë ka nevojë edhe për një opozitë po të fortë, që mund t'i bëjë ballë, pa kërcënime e ulërima të kota dhe kritika, të cilat kur përsëriten pa argumente shndërrohen në të pabaza.
Opozita duhet tashmë të kuptojë se një opozitë “jo për gjithçka”, pvrësisht se mund të jetë në të drejtën e Zotit, nuk është e pranueshme për shoqërinë shqiptare, e cila në këto 34 vite tranzicion ka kaluar një jetë politike shumë toksike dhe tashmë i percepton nga kilometra larg prirjet partiake dhe populiste që kundërshtojnë të mirën e përbashkët dhe përparimin e saj.
Sepse nuk është normale që opozita të thotë “jo” në çdo gjë. T’u thotë jo personave, ideve, nismave, ligjeve. Të akuzojë e paragjykojë gjithçka e gjithkënd e t’i thotë “PO” gjithçkaje të vjetër e regresive që ka në gjirin e saj: njerëzve, figurave të vjetëruara, të konsumuara, të provuara e humbëse, linçimit të kundërshtarëve politikë dhe jo vetëm; t’i thotë “PO” regrersit e mungesës së ideve dhe “JO” të resë, njerëzve të rinj, ideve të reja, diversitetit e oponencës së mendimeve.
A kemi nevojë për një opozitë që do të debutonte politikisht me ide e veprim në arenën opozitare, apo një opozitë që ka vendosur të fshihet nën “JO-të” që dëgjohen në sallën e Kuvendit, por edhe në altoparlantët e shoqërisë.
Por një gjë është e sigurtë: Shpesh herë shoqëria i thotë “Jo” një opozite të tillë, që thotë “jo” çdo gjëje, i thotë “jo” një opozite jo të zgjuar dhe jo konkurruese
Mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion" u zhvillua n...
Prej ditësh, Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqip...
Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi ...
Miq, unë e di se atyre që lexojnë këtë titull menjëher...
Studentët në Serbi dhe SPAK-u në Shqipëri, në mungesë të m...
At Anton Harapi, në përvjetorin e lindjes pushkatuar n...
Aktori i ri elektoral në zgjedhjet e 11 majit u shfaq dite...
Pse armiku i armikut tënd është miku yt?Dhe pse kush n...
Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndy...
Erdhi radha jonë! Apo “Është radha jonë!” Nuk ka shu...
Qindra shqiptarë, që nga viti 2013, morën pjesë në luf...
Këtu e 34 vite tranzicioni, skena politike shqiptare ka qenë...
Deklarata e Erion Veliajt kundër asaj çfarë tha sot pa...
Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të ...
Mamaja milionere, gruaja milionere, vëllai milioner, megji...
Gjendja në Shqipëri sot, në specifikën e saj mund të përca...
I dashur Babagjysh, Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti...
Përpara disa muajsh kam shkruar një analizë me titull:...
Sot është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë n...
14 pyetje që "TikTok"-u i drejton Edi Ramës 1. A është "T...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...