Në vend të Kartolinës...
Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndy...

Pse armiku i armikut tënd është miku yt?
Dhe pse kush nuk është me mua është kundër meje?
Nga ana semantike: “armiku i një armiku është një mik, një mik i një miku është një mik, një mik i një armiku është një armik dhe në fund një armik i një miku është një armik” - çojnë marrëdhëniet në ekuilibër.
Në fakt, si njëra shprehje në titull ashtu edhe tjetra dëshmojnë për miopi dhe dritëshkurtësi sociale e, sidomos, politike.
Si njëra shprehje ashtu edhe tjetra bëjnë që njerëzit të mos mendojnë, flasin e veprojnë me kokën e tyre, por të tjetrit që e kanë mbi krye, e kanë “mik” apo “armik”.
Si njëra, si tjetra shprehje tregojnë dritëshkurtësinë, mungesën e vizionit, origjinalitetit dhe të menduarit në perspektivë.
Shpeshherë dëshmojnë edhe mungesë karakteri dhe vërtetojnë aksiomos, se kush të nervozon - të kontrollon.
Dhe, në qoftë se shprehja e parë është një proverb arab, shprehja e dytë është materializim i një koncepti komunist, që glorifikon konfliktin e përhershëm, lufton paqen sociale dhe mban ndezur përherë konfliktin politik.
Ky është një koncept negativ dhe kryesisht aventurier që jo pak njerëz kanë për politikën në vendin tonë. Para së gjithash, në politikë nuk ka armiq, ka kundërshtarë dhe mosmarrëveshje, të cilat duhet t'i zgjidhë ose me dialog ose duke u mbushur mendjen njerëzve që njëra palë ka të drejtë e tjetra jo. Dhe, nëse këto përpjekje dështojnë, ai gjen një modus vivendi dhe jeta vazhdon pavarësisht dallimeve. Koncepti "armik" i referohet një atmosfere lufte dhe një shoqërie në luftë, diçka që nuk e karakterizon pjesën më të madhe të shoqërisë shqiptare.
Megjithatë, pamundësia e forcave politike dhe e një pjese të shoqërisë, për t’u reformuar, duket sikur nuk na lë shumë hapësirë për të shpresuar.
Shikoni se çfarë ndodh me partitë kryesore në vend, të cilat kanë humbur plotësisht moralin politik. Parti, të cilat nuk përgatitën asnjë lidership trashëgimtar pas liderëve tradicionalë. Dhe kështu flasim për parti të vdekura politikisht pas ikjes së tyre.
Por le të kthehemi te shprehjet e fillimit.
Të dyja shprehjet janë shprehje, të cilat përjashtojnë moralin, shpresën, përgjegjshmërinë.
Sepse, nëse armiku i mikut tim është armiku im vlen atëherë mbahet gjallë atmosfera e luftës, armiqësore dhe konflikti i përhershëm.
Dikush, në rrethana të caktuara, mund të jetë armik ose mik, por çdo aleancë e tillë në politikë është e brishtë, jo e qëndrueshme, pasi nuk ka baza ideologjike; fshihet pas moralit, por lë të hapur shtegun që miku i sotëm të jetë armiku i nesërm. E ka vërtetuar historia në mbarë botën!
E njëjta gjë me shprehjen e dytë “kush nuk është me mua është kundër meje!”
Është një shprehje arrogante, përjashtuese, konfliktuale!
Lindi në komunizëm, kur mjeshtërisht Enver Hoxha vuri në konflikt e luftë gjysmën kundër gjysmës.
Vazhdon po kaq mjeshtërisht edhe sot nga liderët ish-komunistë, që ndërsejnë në rastin më të keq gjysmën e shoqërisë kundër tjetrës dhe, në rastin më të “mirë” gjysmën e partisë kundër tjetrës. Ngaqë duan dominimin e përjetshëm politik.
Është shprehje e pazarxhinjve dhe e atyre që ngrenë kulte individi, idhuj të rremë e përdredhin belin nën tingujt e këngëve kushtuar idhujtarit dhe që nuk pranojnë asnjë mendim ndryshe.
Është shprehje e atyre që nuk dine të mendojnë me kokën e tyre, por me kokën e kryetarit, ose, edhe kur dinë të mendojnë me kokën e tyre, e fshehin në pritje të kockës së radhës, të cilën po nuk e morën, s’ka gjë, e kapërcejnë përsëri ylberin, pa pyetur për koston e tyre njerëzore dhe as për koston që do të paguajnë shqiptarët.
Është shprehje e atyre që “K’cimin e kryetarit” e kanë kolonën zanore të jetës së tyre politike dhe pranojnë të përçudnohen prej njëshit, por anatemojnë ata që u dalin kundër logjikisht e politikisht!
Është shprehje e atyre që në jetën e tyre, ndoshta, nuk kanë asnjë ditë punë të ndershme!
Dhe të dyja shprehjet përjashtuese çojnë në regres!/CNA
Viti i Ri pa kartolinat, ngjan si pranvera pa dallëndy...
Erdhi radha jonë! Apo “Është radha jonë!” Nuk ka shu...
Qindra shqiptarë, që nga viti 2013, morën pjesë në luf...
Këtu e 34 vite tranzicioni, skena politike shqiptare ka qenë...
Deklarata e Erion Veliajt kundër asaj çfarë tha sot pa...
Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të ...
Mamaja milionere, gruaja milionere, vëllai milioner, megji...
Gjendja në Shqipëri sot, në specifikën e saj mund të përca...
I dashur Babagjysh, Meqë po vjen fundi i vitit dhe ti...
Përpara disa muajsh kam shkruar një analizë me titull:...
Sot është 24 dhjetor 2024 dhe kjo ditë duhet të jetë n...
14 pyetje që "TikTok"-u i drejton Edi Ramës 1. A është "T...
Edi Rama i ka propozuar Kosovës që të ngrijë dialogu...
Nuk kanë skrupuj. Nuk kanë as limitet e njeriut. Pa limite...
Deputeti Agron Shehaj zuri foltoren në Kuvend disa orë. Sp...
Çështja e Parashqevi Simakut, duket se tani kaloi nga ...
1. Cili është qëndrimi që do të mbajë presidenti i zgj...
Thanë për këngëtaren e madhe: Moderatori: Mirëmbrëma...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, pasi më 18 dhj...
LAVDIE NELA ISH-E BURGOSUR POLITIKE PËR 10 VITE, BASHKËSHO...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...