Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gazetarja Anila Hoxha ka ndarë një nga rastet e dhunës në familje, ku sot para gjykatës kanë dalë një kryefamiljar, bashkëshortja e tij dhe 7 vajzat e lindura nga martesa e tyre.
Gazetarja zbulon se dhuna në familjen e tyre nisi pasi babai i 7 vajzave nuk donte që ato të vazhdonin shkollimin.
Nga ky momente nis dhuna dhe përplasjet e para mes dy prindërve të cilët sipas gazetares të dy ishin stërmunduar për të rritur fëmijët e tyre.
Para gjyqtares Majlinda Doga, kanë dalë 7 vajzat, bashkëshortja dhe kryefamiljari. Përplasja e ashpër nis kur njëra prej vajzave kërkon të vazhdojë studimet e saj në Itali. Para gjyqatres vajza ka rrëfyer se në mëngjes pa prindërit e saj të ziheshin dhe babi kishte goditur me shuplakë nënën.
"Histori e vështirë për tu treguar.I lashë pushimet mbas një telefonate që më njoftoi : nesër del para gjyqtares Majlinda Doga, në Tiranë një nënë me shtatë vajzat e saj. Kërkojnë urdhër mbrojtjeje nga kryefamiljari sepse ai nuk pranon që të bijat të ndjekin shkollën.
Kur po udhëtoja drejt Tiranës, mendova cdo version të mundshëm. Atë të disave që kam ndeshur në seanca gjyqësore, që nguten ti martojnë bijat, të thyer nga paragjykimi dhe dobësia për ti lënë të lira në jetën e tyre. Derisa ato të zgjedhin vetë.
Të parat mbërritën vajzat dhe e ema. Ishin marrë në mbrotje nga shteti.
Në fund sollen babain. Një 44 vjecar , që mbahej përkrah nga një polic dhe duart i kish të kycura në pranga. Ju drejtua të madhes sapo e ndeshi në korridor “ bijë -I tha, kudo që të shkosh do jesh vajza ime”.
Çifti u martua në vitin 2001. Çifti ishte në kërkim të një djali dhe sollën në jetë shtatë vajza. Pas cdo shtatzanie, e qara e foshnjës dukej se njoftonte sërisht “ linda vajzë”. Megjithatë bijat nuk e zhgënjyen babën dhe nënën, të tëra me rezultate të larta në shkollë.
Por gruaja , me sytë përtokë i përgjigjet gjyqtares se ndonëse u martua me një bashkëshort të përkushtuar të cilin e ndihmonte ne biznesin privat që kanë, ajo kishte zë të dobët për të vendosur në familje. ‘ A është sic kanë deklaruar vajzat në polici, se babai nuk lejonte shkollimin – pyet gjyqtarja që synon të jetë e qartë nëse bëhet fjalë për një zënkë ekonomike e për pasojë vajzat mbajnë anën e nënës.
Vajza e madhe, sot 20 vjece ndjek një universitet të njohur në kryeqytet, edhe e dyta. Aty shkëlqejnë. Të tretën e morën të ndjekë gjimnazin dhe jetojnë së bashku. o bëheshin gati të rregjistronin të katërtën edhe atë në gjimnaz. “ Duhet të ikja në një intership në Itali dhe babai në grindje e sipër deklaroi jo nuk do shkosh” i pohon gjykatës më e madhja. Shkolla është e rëndësishme për mua përshpërtit e reja. I ati përgjigjet “ po shisja shtëpinë që të jemi bashkë në Tiranë, cfarë ju ka munguar? Me këto duar e kam bërë natën ditë për ju.”
Por vajzat dëshmojnë se kur u zgjuan panë prindërit duke u grindur. E mandej duke u shtyrë me duar. Në një moment babai bërtiste“ në këtë shtëpi do bëhet sic them unë” . Ato hynë për ti ndarë dhe ai e qëlloi njërën prej tyre me shuplakë", rrëfen Anila Hoxha.
Në vijim të kësaj, gazetarja Anila Hoxha zbulon se situata kishte dalë nga kontrolli për shkak se kryefamiljari nuk kishte mundësi të merrte një apartament në kryeqytet dhe se i duhej të merrte kredi. Këtu nis dhe dhuna, ku babai jo vetëm kishte rrahur bashkëshorten por edhe vajzën.
"Kur situata doli krejt nga kontrolli, vajzat i thonë gjyqatres se i rreshtoi dhe i pyeti “ a doni të shkoni në Tiranë, ikni”.
“Ky ishte momenti kur babai doli nga shtëpia. Edhe për mua shkolla është e rëndësishme, edhe për motrat e mia- I thotë gjyqtares vajza tjetër. Është e dyta që ndjek si e motra një universitet privat. Pranon që cdo javë babai dhe nëna udhëtonin nga qyteti i tyre për ti takuar e për tu kujdesur.
Por familja duhej bërë bashkë. E shtëpia duhej shitur. Por babait ja kërkuan shumë lirë shtëpinë ku ato u rritën, dhe ai nuk po e shiste dot me një cmim të arsyeshëm. Këtu do hyja në kredi, sepse me aq para nuk plotësohej çmimi i një apartamenti në kryeqytet” – përpiqet ti shpjegojë të shoqes se në prani të gjyqatres.
Por ai ishte aq nervoz saqë u bë agresiv dhe rrahu të shoqen.Pastaj të bijën. Pastaj ato u larguan në Tiranë", vijon më tej historia.
Pas ardhjes në Tiranë dhe pas dhunës nëna me vajzat nuk i kishin treguar vendndodhjen babait, pasi kishin frikë se modh i dhunonte, të paktën kështu kanë rrëfyer para gjyqtares. Nëna dhe 7 vazjat e kishin denoncuar për dhuna në familje dhe sapo babi kishte mbërritur në Tiranë për ti kërkuar ishte arrestuar nga policia. Nëna me 7 vajzat kishin kërkuar urdhër-mbrojtje nga policia.
"Kur u kthye , ai shkoi në policinë lokale , e cila telefonoi gruan e megjithatë gruaja thotë“ nuk i tregova se ku gjendeshim mbasi kisha frikë prej tij”.
Nga data 22 gusht , kryefamiljari udhëtoi për në Tiranë, i kërkoi dhe nuk i gjeti. Shkoi sërisht në polici për të njoftuar ku dhe u arrestua mbasi ishte denoncuar për dhunë në familje nga bashkëshortja dhe të bijat.
“Unë kërkoj urdhër mbrojtjeje – thotë gruaja e tij, nëna e fëmijëve . Kishim vendosur ti shkollonim vajzat në kryeqytet mbasi këtu shkollat janë më të mira se atje ku jetojmë, por ai ndërron vazhdimisht mendje. Kërkoj urdhër mbrojtjeje edhe për vajzat tona. Ai mbulon fytyrën me pëllëmbët plot kallo dhe shpërthen në të qara.
‘Kam duruar boll, nuk duroj më dot – shpjegon zë mbytyr 42 vjecarja” Gjykata vendos burri iku në burg, nëna me shtatë vajzat dërgohen në një strehëz. Cila është e vërteta ? Duart e të dy prindërve ishin plot kallo . Ata rritën bashkë shtatë vajza, dhe që të shtata duhen shkolluar.
Foto 1. Burri i arrestuar ne gjykate sot ne date 24 gusht
Foto 2. Tete denoncueset", shkruan Anila Hoxha.
Kjo është një histori e vështirë për tu rrëfyer sipas gazetares pasi siç përshkruan të dy prindërit duket të stërmunfuar për të rritur fëmijët e tyre./ CNA
Policia po vijon me operacionet antikanabis në zonën e Mat...
Një 49-vjeçar është shtruar në spital pas një konflikti me...
Policia ka deklaruar se 26-vjeçari me inicialet E.A., i ci...
Një 70-vjeçar me inicialet R.K., ka ndërruar jetë pasi ësh...
Një objekt kulti, tyrbe, është vjedhur mbrëmjen e djeshme,...
Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ...
Një tjetër vjedhje spektakolare ka ndodhur në një lokal në...
Policia ka lokalizuar dhe shoqëruar në komisariat shoferin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ...
Policia në Maliq ka arrestuar në flagrancë shtetasin Th.P ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së...
Policia ka bërë me dije se ka zbuluar identitetet e zjarrë...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Lib...
Në vijim të punës për kontrollin e mjeteve lundruese, përg...
Policia Rrugore vijon me askionin për evdientimin dhe ndës...
Krahas angazhimit maksimal për t’iu ofruar qytetarëve në h...
Policia ka njoftuar se një 11-vjeçar është mbytur në lumin...
Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin me inicialet A.Ç...
Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat në bashkëpunim ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...