Sherr me sende të forta në Kavajë/ Policia shpall në kërkim autorët
Një 49-vjeçar është shtruar në spital pas një konflikti me...

Policia po vijon me operacionet antikanabis në zonën e Matit, ku ka goditur 2 raste të tjera të kësaj vepre kriminale.
Bëhet me dije se nga ky operacion janë asgjësuar 341 bimë narkotike.
Në pranga janë vënë 3 persona, ndërsa 2 të tjerë janë nën hetim.
“Vijojnë kontrollet në zona të thella të qarkut, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet faza e gjashtë e operacionit policor të koduar “Kreshta të pastra”, goditen 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.
Asgjësohen nëpërmjet djegies 341 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatrat Stojan dhe Lundre.
Identifikohen, kapen dhe arrestohen 3 autorët e dyshuar (2 prej tyre vëllezër) të kultivimit të këtyre bimëve.
Në vijim, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Stojan dhe një inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.
-Gjatë të gjitha fazave të këtij operacioni, janë asgjësuar 1801 bimë narkotike cannabis sativa, janë arrestuar 6 autorë të kultivimit të këtyre bimëve, janë shpallur në kërkim 3 të tjerë, si dhe janë proceduar penalisht 4 shtetas, mes tyre kryetarë fshatrash dhe inspektor të shërbimit pyjor.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe strukturat hetimore të krimeve në volum në DVP Dibër, kanë vijuar kontrollet në çdo skaj të qarkut, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Kontrollet, me shërbime nga toka dhe me dronë, janë bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore. Si rezultat, është finalizuar faza e gjashtë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”, në kuadër të së cilës u goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.
-Në fshatin Stojan, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 176 bimë narkotike cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, u identifikuan dhe u arrestuan autorët e dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve, shtetasit V. S. dhe P.S. (vëllezër), të dy banues në fshatin Stojan.
-Në fshatin Lundre, njësia administrative Stojan, Policia asgjësoi nëpërmjet djegies, 165 bimë të tjera narkotike cannabis sativa. Gjithashtu, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, shtetasi J. Gj., banues në fshatin Kokërdhok.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Gj. B., 31 vjeç, kryetari i fshatit Stojan dhe M. D., 63 vjeç, inspektor i shërbimit pyjor në këtë zonë.
Operacioni policor antikanabis i koduar "Kreshta të pastra", vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Policia e Dibrës ju bën thirrje kryetarëve të fshatrave, inspektorëve të shërbimit pyjor dhe të gjithë atyre që ligji i ngarkon me përgjegjësi, që të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit në kontrollin e territorit për goditjen e paligjshmërisë. Ndërkohë Policia fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmerisë, duke ju siguruar anonimatin dhe reagim të mënjehershëm e profesional”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA
Një 49-vjeçar është shtruar në spital pas një konflikti me...
Policia ka deklaruar se 26-vjeçari me inicialet E.A., i ci...
Një 70-vjeçar me inicialet R.K., ka ndërruar jetë pasi ësh...
Një objekt kulti, tyrbe, është vjedhur mbrëmjen e djeshme,...
Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ...
Një tjetër vjedhje spektakolare ka ndodhur në një lokal në...
Policia ka lokalizuar dhe shoqëruar në komisariat shoferin...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ...
Policia në Maliq ka arrestuar në flagrancë shtetasin Th.P ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas marrjes së...
Policia ka bërë me dije se ka zbuluar identitetet e zjarrë...
Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor Lib...
Në vijim të punës për kontrollin e mjeteve lundruese, përg...
Policia Rrugore vijon me askionin për evdientimin dhe ndës...
Krahas angazhimit maksimal për t’iu ofruar qytetarëve në h...
Policia ka njoftuar se një 11-vjeçar është mbytur në lumin...
Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin me inicialet A.Ç...
Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat në bashkëpunim ...
Policia ka vënë nën hetim pronarin e një pike karburanti n...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...