LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbartës të historisë/ Muzetë më të famshëm në botë

25 Qershor 2022, 13:33, Lifestyle CNA
Mbartës të historisë/ Muzetë më të famshëm
Foto ilustruese

Në të gjithë botën, ka miliona vepra arti që  janë ruajtur nga e kaluar e deri në ditët e sotme. Ka mijëra muze mbresëlënës që mund të vizitojmë duke ushqyer shpirtin tuaj me art. Më poshtë kemi renditur për ju muzetë më të famshëm nga e gjith bota.

Muzeu i Luvrit- Paris/ Francë

Luvri i cili është muzeu më i madh në botë dhe mbart koleksionet më mbresëlënëse  të artit në histori, është ndër më të preferuarit për artdashësit. Në vitin 1190 u ndërtua si kështjellë dhe shërbeu si pallat mbretëror në shekullin 16-të. Më vonë u ridizanjua dhe u kthye në muze.

Muzeu Metropolitan i Artit/ New York ShBA

Ashtu si Luvri dhe ky është një ndër muzetë më të famshëm në botë. Muzeu Metropolitan i Artit pret miliona njerëz çdo vit me më shumë se dy milion vepra arti. Muzeu i cili përfshin instrumente të ndryshme muzikore, kostume, armë si dhe piktura të piktorëve të famshëve ndodhet në Central Park në zemër të Nju Jorkut.

Tate Modern/Angli

Tate modern e cila pret koleksionet kombëtare dhe ndërkombëtare të artit  bashkëkohor të Mbretërisë së Bashkuar ndodhet në Bankside Poëer Station, një ndër vendët më të njohura në Londër.

Muzeu i Arteve Sao Paolo/Brazil

Ky muze i themeluar në vitin 1947 nga biznesmeni Brazilian Assis Cahteaubriand  është muzeu i parë modern në Brazil. Struktura aktuale prej xhami e muzeut është projektuar nga Lina Bo Bardin ë vitin 1968.  Brënda muzeut ndodhen 11.000 vepra arti nga e gjithë bota duke përfshirë koleksionin  më të rëndësishëm të artit europian.

Muzeu i artit Modern të Luizianës Kopenhagë/Danimarkë

Që  nga vitit 1945 e deri më sot në muze mund të gjënden vepra të stileve të ndryshme, duke përfshirë stilin elektrik evropian të ri si dhe realizmin global.

Përktheu dhe përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga