LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

4 të nominuarat e javës në "Big Brother VIP", kush rrezikon daljen?

20 Mars 2024, 13:12, Lifestyle CNA
4 të nominuarat e javës në "Big Brother VIP", kush
Foto ilustruese

Të nominuarat e kësaj jave në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” janë Ledjona, Vesa, Françeska dhe Roza, ku njëra prej tyre do të lërë shtëpinë më të famshme në Shqipëri të shtunën që vjen.

Si kaluan në nominim konkurrentet e mësipërme?

Situatat e ndodhura gjatë ditëve të kaluara midis Ledjonës dhe Romeos, ku ajo në nervozizëm e sipër i theu një vezë në kokë, nuk u prit mirë nga produksioni. 

Në shtëpinë e "Big Brother" mbërriti një zarf i zi, i cili u hap gjatë spektaklit të së martës, ku në të shkruhej se Ledjona shkon në nominim këtë javë. 

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme me votat e publikut, Heidi u zgjodh lidere e asaj shtëpie, duke marrë kështu përsipër përgjegjësinë për të çuar në nominim bashkë me Ledjonën edhe tre banorë të tjerë. Heidi, me emocion dhe ekzaltim për përzgjedhjen e publikut, ka nominuar Françeskën, Vesën dhe Rozën. 

Ajo theksoi se preferon t'i ketë armiq të hapur dhe se këta tre persona janë ata që e kanë lënduar atë në momente të vështira dhe pa respekt fare.

“Unë nga kjo situatë kuptoj shumë gjëra dhe dua të vazhdoj me linjën time ku nuk shoh lojë, por më shumë ndjenja. Ditët e fundit kam pasur momente shumë të rënda ku ca njerëz, të cilët nuk kanë pasur fare njerëzillëk ndaj meje dhe më kanë fyer shumë. Për Françeskën unë isha shumë keq para ca ditësh dhe vazhdonte provokimet në grup me vajzat, duke më thënë je vetëm. Për Vesën, së fundmi ka qenë njeriu që më është kthyer kundër me një fytyrë që nuk ishte më e saj. Për Rozën, për shkak të debateve të mëhershme. Unë gjithmonë i vë gishtin vetes, gjithmonë kam dyshime te vetja dhe këto ditë kam ndenjur e heshtur. Por kam filluar t’i shoh gjërat me sy tjetër. Unë kam krijuar ca armiq këto kohët e fundit dhe preferoj që ata t'i kem hapur, jo të fshehur sepse ata të fshehurit janë më tepër të rrezikshëm. Këto të tria të lëndojnë në momentin më të rëndë dhe pa respekt fare”, tha Heidi./CNA

Lajmet e fundit nga