web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto -  Endi Demneri shkëlqen në Itali, krah ikonave të markave prestigjoze në botë

16 Mars 2024, 16:00, Lifestyle CNA
Foto -  Endi Demneri shkëlqen në Itali, krah ikonave të
Modelja Endi Demneri

Modelja Endi Demneri, fituese e “Miss Universe Albania 2023” me bukurinë e saj po kryeson edhe në pasarelat e botës dhe duket se ka tërhequr vëmendjen e artistëve të huaj, të markave prestigjoze.

Mbrëmjen e djeshme, bukuroshja ishte pjesëmarrëse në festën e 100 vjetorit të markës prestigjoze “Damiani”, në Itali.

Ajo që vihet re është se modelja shfaqet pranë ikonës së kinematografisë Sophia Loren.

Po ashtu, nuk kanë munguar fotot nga bukuroshja teksa pozon me Giorgio Damianin, artistin më të madh të dimanteve në Itali, si dhe pranë artistëve të tjerë të mirënjohur të botës së modës.

Për më tepër, shihni fotot e mëposhtme në galeri./ CNA





Lajmet e fundit nga