
E quajtur si “mrekullia e 8-të e botës”/ Kjo është rruga më legjendare në planet
Autostrada Karakoram është rruga më e lartë ndërkombët...
Në librin e tij “DisConnected” (Të shkëputur), Stiv Tejlor flet për mënyrën se si narcizistët dhe psikopatët gjenden shpesh në pozitat me pushtet, qofshin ato në politikë, biznes apo fusha të tjera të jetës. Tejlor, që është profesor i psikologjisë në Universitetin e Lidsit në Angli, përdor termin “patokraci” për të përshkruar vende ose organizata që kontrollohen nga këta lloj njerëzish, të cilët kanë pak ose aspak ndjeshmëri për vuajtjet e shkaktuara nga vendimet e tyre.
Tejlor beson se kjo sjellje mizore është rezultat i shkëputjes së tyre nga humanizmi. Është e kundërta e dhembshurisë, e cila na lejon të ndjejmë dhe ndikohemi nga vuajtjet e të tjerëve. Liderët që janë narcizistë ose psikopatë, sundojnë në një mënyrë patriarkale dhe hierarkike, dhe kanë një qëndrim agresiv ndaj atyre që i kundërshtojnë.
Gjithkush është me siguri në gjendje të përmendë më shumë se një shembull që i përshtatet këtij modeli. Në librin e tij “Zgjuarsia e Psikopatëve”, psikologu Kevin Djuton argumenton se tiparet psikopatike janë shumë të zakonshme tek liderët e suksesshëm, pasi anomalia nga e cila vuajnë i ndihmon ata të arrijnë në krye. Sipas studiuesit të Oksfordit dhe Kembrixhit, udhëheqësit e patokracive kanë të përbashkët këto 6 tipare:
1. Ndikim social
Narcizistët dhe shumica e psikopatëve duan të jenë në qendër të vëmendjes. Ata e trajtojnë veten mirë para publikut, i cili i sheh si karizmatikë.
2. Nuk kanë frikë
Atë që qytetari i zakonshëm nuk do të guxonte ta thoshte, e shpreh natyrshëm një lider i tillë. E njëjta gjë vlen edhe për veprimet e tij, prandaj ky lloj udhëheqësi kryen zakonisht veprime të rrezikshme.
3. Janë imunë ndaj stresit
Këta liderë lulëzojnë në vështirësi, protesta dhe mosmarrëveshje, dhe u pëlqen të notojnë kundër rrymës. Ata ndihen si në shtëpi kur janë të rrethuar nga kaosi. Kjo u jep atyre një avantazh konkurrues ndaj kundërshtarëve më të butë.
4. Egocentrizëm makiavelist
Kushdo që drejton një patokraci, synon të gjejë vendin e tij në histori, pavarësisht se sa do t’u kushtojë viktimave, të cilat konsiderohen si një dëm anësor për një të mirë më të madhe.
5. Mungesë konformizmi dhe rebelizëm
Ky tipar është vënë re tek Eduard Limonov, themeluesi i Partisë Bolshevike, që përshkruhej si një njeri që nuk e vriste aspak mendjen për pasojat e veprimeve të tij. Përpjekja për pushtimin e Rusisë nga Napoleoni apo Hitleri janë 2 shembuj të tjerë të njohur.
6. Ftohtësia
Tejlor përdor termin “shkëputje” për të shpjeguar mungesën e ndjeshmërisë së këtyre liderëve ndaj vuajtjeve të të tjerëve.
Tejlor thekson se shumë prej tyre kanë pasur një fëmijëri traumatike , qoftë për shkak të neglizhencës së prindërve apo nga të qenët dëshmitarë apo viktima të dhunës. Pasi ata zhvillojnë sjellje psikopatike, shumë terapistë besojnë se është pothuajse e pamundur t'i trajtosh ata, pikërisht sepse nuk besojnë se e kanë gabim, dhe aq më pak që janë të sëmurë.
Por nga ana tjetër, psikopatët mund të transformohen nga kontakti i drejtpërdrejtë me viktimat e veprimeve të tyre, siç është parë tek takimet midis terroristëve dhe të afërmve të viktimave të tyre. Por në përgjithësi a është e mundur të ndryshosh qasjen e një udhëheqësi patokratik?
Historia sugjeron që jo. Për shembull në vitin 1939, Mahatma Gandi vendosi t’i shkruante Hitlerit pasi mësoi për pushtimin e Çekosllovakisë. Ai e nisi letrën në mënyrë empatike:”I dashur mik, a do ta dëgjoni thirrjen e atij që e ka shmangur qëllimisht metodën e luftës, dhe e ka bërë këtë me një sukses të konsiderueshëm?”.
Nuk e dimë nëse letra mbërriti apo jo tek Hitleri, që nuk iu përgjigj kurrë. Por 1 një vit më vonë, Gandi u përpoq sërish me një letër të dytë, në të cilën i lutej Hitlerit t’i jepte fund luftës, duke iu drejtuar humanizmit të tij. Që të dyja përpjekjet dështuan, gjë që sugjeron se nuk është aspak e lehtë bindja e këtyre njerëzve për të reflektuar./ “El Pais” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Autostrada Karakoram është rruga më e lartë ndërkombët...
Një ngjarje e rrallë është regjistruar në Indi, ku një fos...
Një skelet, pothuajse i plotë, i një dinozauri do të shite...
Shumë persona që kanë probleme me depresionin, mundohen që...
Milingona e kuqe e zjarrit, një nga insektet më “pusht...
Një 7-vjeçare ka marrë dhuratën më të çmuar për ditëlindje...
Kur një çift vendos se marrëdhënia e tyre ka përfunduar, p...
Astrologët na thonë se muaji që kemi lindur, mund të ndiko...
Një specie e re peshkaqeni me karakteristika të çuditshme ...
Revista amerikane “Forbes” ka renditur 10 njerëzit më të p...
Është fshehur nga sytë e publikut për më shumë se njëqind ...
Njerëzit që operohen nga kirurge femra kanë më pak gjasa t...
Përdoruesit e marijuhanës kanë nivele më të larta të plumb...
Pushimet janë gjithmonë një kohë ideale për të rikuperuar ...
Thonë se dashuria nuk kushton asgjë. Por kjo sigurisht nuk...
Një skenë e pabesueshme. Keni mbetur pa fjalë nga një imaz...
Gjuetia më e madhe e përbindëshit të Loch Ness në më shumë...
Ishulli Hidra në shikim të parë nuk ndryshon nga fqinjët e...
Çfarë fati e pret një agjent sekret, të cilit i është zbul...
Ishte periudha e parë pas Epokës së Dinosaurëve në një pje...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja me amrë që ...
Pasditen e sotme, në Malin e Dajtit, duke eksploruar n...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...