Mblidhet të enjten Konferenca e Kryetarëve/ Ja çfarë pritet të vendoset në seancë
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...
Konferenca e Kryetarëve do të zhvillojë të enjten mbledhje...

Kush ishte Lady Arbella Stuart – kushërira e Mbretëreshës Elizabeth I – që mund të ishte bërë Mbretëreshë e Anglisë?
Fushata për të bërë Arbella Stuart mbretëreshë nisi me një ‘skemë’ mblesërie të drejtuar nga 2 gjyshet e saj dhe nëse kjo do të kishte ndodhur vërtetë, sot mund të kishim një Angli krejt tjetër.
Imagjinoni një periudhë historie që do të ishte njohur si Epoka Arbeliane.
Ky skenar alternativ mund të kishte ndodhur nëse Zonja Arbella Stuart (1575–1615) do të kishte mundur të pasonte kushërirën e saj Elizabeth I si mbretëreshë.
Por çfarë e ndaloi atë?
Siç thamë, fushata për ta vendosur Arbellën në vijën e trashëgimisë filloi me skemën e mblesërisë së 2 gjysheve të saj, Bess of Hardwick dhe Margaret Douglas.
Kur 2 gratë fisnike vendosën të lidhnin djalin e Margaret (Charles Stuart) me vajzën e Bess-it (Elizabeth Cavendish), ato kishin një objektiv të vetëm në mendje: Jo lumturinë e fëmijëve të tyre, sigurisht, por rritjen e një trashëgimtari të mundshëm të fronit që do të kishte gjakun mbretëror anglez të Margaretës në venat e tij.
Arbella Stuart, e vetmja pasardhëse e kësaj mblesërie të konceptuar me kujdes, lindi në vitin 1575. Ajo ishte kushërira e tretë e Mbretëreshës Elizabeth I.
E mbetur jetime në moshën 7-vjeçare, Arbella ndoqi një arsim mbretëror nën kujdesin e Bessi-t të Hardwick-ut.

Lady Arabella Stuart nga piktori Robert Peake
Por pas vdekjes së Elizabeth në vitin 1603, pretendimi i Arbella-s u refuzua nga parlamenti anglez në favor të propozimit të kushëririt të saj, James VI i Skocisë, thjesht sepse ai sillte me vete një pasuri të konsiderueshme.
James ishte tashmë mbret i Skocisë dhe ai solli me vete në Angli një ushtri të tërë, një grua me ndikim (Ana e Danimarkës), 3 fëmijë të shëndetshëm për të qenë trashëgimtarët e tij dhe bashkimin e Anglisë dhe Skocisë nën një kurorë të vetme.
Arbella kishte vetëm gjakun e saj mbretëror dhe intelektualizmin e saj të lartë – asnjëra prej të cilave nuk i shërbeu asaj në lojën politike me aksione të larta.
Ai u bë James I i Anglisë dhe VI i Skocisë, ndërsa ajo mbeti thjesht Lady Arbella Stuart.
Ndonëse e njohur si një anëtare e familjes mbretërore, në oborrin e James-it ajo do të ndihej gjithmonë e huaj dhe thuhet se ajo gjithashtu e ka kritikuar ashpër stilin e pasofistikuar të Anës së Danimarkës për të drejtuar fraksionin e zonjave të oborrit mbretëror.

Portret i Mbretit James I nga piktori John de Critz
Në këtë kontekst, nuk është aspak e habitshme më pas që Arbella nuk bëri kurrë kompromise dhe se në fund ajo edhe u rebelua.
Si e rritur, Arbella kreu shkeljen më të rëndë që mund të bënte çdo oborrtar. Ajo u martua pa lejen e monarkut.
Dhëndri i saj ishte Uilliam Seymour, një fisnik sharmant 13 vite më i ri. Çifti u martua fshehurazi më 22 qershor 1610. Në zgjedhjen e burrit të saj, Arbella sabotoi mundësinë e çdo martese politike të favorshme që James mund të kishte rregulluar për të.
Ajo gjithashtu vuri në rrezik mbretërimin e pasigurt të James-it në Angli. Nëse ajo prodhonte një trashëgimtar të shëndetshëm, armiqtë e tij mund të mblidheshin rreth saj dhe të komplotonin për ta vendosur atë ose fëmijën e saj në fron.
James, i tërbuar i vendosi Arbella-n dhe Uilliam-in në arrest shtëpie.
Megjithëse William do të arratisej me sukses për në Flanders, Arbella arriti vetëm deri në ujërat jashtë brigjeve të Francës përpara se të kapej e të kthehej me forcë në Angli.
Ajo vdiq në kullë më 25 shtator 1615, pas një greve urie të tejzgjatur.
Ajo ishte vetëm 39 vjeçe.
Sot, trashëgimia e Arabellës jeton përmes shkrimeve të saj. Ajo ishte një letrare e aftë dhe më shumë se njëqind shembuj të korrespondencës së saj janë ruajtur për brezat e ardhshëm për të studiuar mendjen së saj të rafinuar – por thellësisht të trazuar.
Studiuesja e Rilindjes, Sara Jayne Steen shkon aq larg sa pretendon se Anglia humbi shumë më tepër se një trashëgimtare të mundshme në vitin 1615. Ajo humbi gjithashtu një inteligjencë të pamatur që mund të kishte rivalizuar edhe Shekspirin.
Ndërsa Mbretëria e Bashkuar po kalon një periudhë zie për monarken e saj të ndjerë, Mbretëreshën Elizabeth II (1926–2022), është koha e duhur për të kujtuar gra të tjera të shquara të prejardhjes mbretërore që tani i përkasin vetëm historisë. Mendoni edhe për Lady Arbella Stuart. /CNA.al Burimi: JSTOR
Pas dominimit të Tokës për më shumë se 160 milionë vje...
Marrëdhëniet janë të vështira dhe të dy partnerët duhe...
Praktikat e magjisë së zezë ishin konsideruar prej kohësh ...
Presidentët (jo të gjithë, por 10), kanë qenë masonë, një ...
Si shumë lidere politike para saj, Liz Truss iu drejtu...
Atyre që përpiqen të hamendësojnë të ardhmen zakonisht i j...
Fi-ja ose qeraja e shumicës së njerëzve është shpenzimi më...
Pyete historianin mesjetar Michael McCormick se cili vit i...
Lëvizja nëpër "korridoret" e aeroportit, teksa jeni në pri...
Krimet e vrasësit serial, Jeffrey Dahmer, janë kthyer në q...
Nuk ka pothuajse asnjë largim nga "Facebook". Edhe nëse nu...
Zënkat nuk janë asnjëherë të këndshme. Pavarësisht se ...
Ngjarjet historike mbahen mend dhe gjithmonë është vlerë t...
Ne mund të mendojmë për ngjyrën e syve tanë si një nga...
Shoqëria jonë arriti në një pikë ku të gjithë mbushin karr...
Çdokush ankohet për ditën tradicionale të punës 8-orëshe, ...
A do të mendonit se ky është një lloj konfuzioni pasi ...
Adolf Hitleri është zuzari i fundit i historisë. Si udhëhe...
Puna zë pjesën më të madhe të kohësh së shumicës së njerëz...
Që në mesjetë, kafshët shtëpiake janë trajtuar në të njëjt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...