Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shkretëtira e Saharasë është më e madhja dhe më e nxehta në botë. Ajo ka një sipërfaqe 9.2 milionë km², ose gati sa e gjithë SHBA-ja. Duke pasur parasysh madhësinë dhe natyrën e saj gjeologjike, shkretëtira e Saharasë është kontribuesi kryesor global i pluhurit atmosferik, duke prodhuar mbi 400 milionë tonë pluhur në vit.
Ky pluhur, i prodhuar më shpesh nga burime natyrore, udhëton deri në Japoni, Skandinavi apo Amazonë në Brazil, ku luan një rol të rëndësishëm për biologjinë dhe klimën e Tokës.
Për qindra mijëra vjet, Saharaja është alternuar midis një shkretëtirë dhe një kullotë savane, duke ndryshuar çdo 20.000 vjet.
Ky cikël shkaktohet nga lëkundjet e vogla të boshtit rrotullues të planetit teksa ai rrotullohet rreth Diellit. Këto lëkundje e ndryshojnë vendndodhjen e Musonit të Afrikës së Veriut, dhe e zhvendosin rërën e Saharasë nga një shtet në tjetrin. Sot kjo e fundit është një shkretëtirë me temperatura përvëluese, me reshje të rralla dhe me shumë rërë.

Por në kundërshtim me besimin popullor, ergat (zona të mëdha të mbuluara me duna rëre) përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të shkretëtirës. Në fakt Sahara dominohet nga peizazhe shkëmbore ku ka pak ose aspak bimësi të quajtura hamada. Ajo është e përbërë nga shkëmbinj të lashtë parakambrianë, disa prej të cilëve janë 900 milionë vjet të vjetër.
Shkëmbinjtë (kryesisht graniti, gneisi dhe rreshpet) u varrosën, u shkrinë, dhe ndryshuan në shumë mënyra përpara se të ktheheshin përfundimisht në sipërfaqe. Ajo që ne e quajmë pluhuri i Saharasë, është në thelb një pluhur mineral i formuar nga era. Grimcat e pluhurit të Saharasë janë shumë më të vogla se ato të rërës, dhe kjo është arsyeja pse ato barten më lehtë nga era.
Po ashtu, pluhuri përmban ndonjëherë molekula organike të quajtura ligande. Që ai të fluturojë nëpër botë, duhet së pari të ngrihet në ajër. Kjo ndodh zakonisht në zona depresive (të ulëta), ku sasi më të mëdha pluhuri mund të grumbullohen përpara se të ngrihen në qiell nga erërat.
Se ku e përfundon rrugëtimin pluhuri, kjo varet nga qarkullimi i erës, dhe të paktën një pjesë e këtij efekti është sezonal. Nga stuhitë e dimrit dhe ato të pranverës së hershme, pluhuri i Saharasë përfundon shpeshherë në Amazonë. Ndërsa stuhitë e verës priren të sjellin pluhurin në Afrikë, Karaibe dhe madje edhe pjesë të SHBA-së (si në Florida apo Teksas).

Po ashtu pluhuri gjithashtu mund të përhapet në Europë, Japoni dhe madje edhe në Hauai.
Ky pluhur është gjetur edhe në disa akullnaja. Ai shoqërohet zakonisht me rreziqe për shëndetin e njeriut, dhe kjo është krejtësisht e kuptueshme. Ekspozimi ndaj pluhurit të Saharasë, lidhet me një numër më të madh të vizitave në urgjencë për astmë, sëmundje pulmonare dhe infeksione të frymëmarrjes.
Por ky pluhur nuk degradon vetëm cilësinë e ajrit, dhe i bën njerëzit të marrin frymë më me vështirësi. Grimcat e pluhurit në ajër e thithin dhe reflektojnë dritën e diellit, duke ndryshuar sasinë e energjisë diellore që arrin në sipërfaqen e planetit. Kjo është e vërtetë për aerosolët në përgjithësi, dhe nuk është specifik vetëm për pluhurin e Saharasë.
Për shembull, kjo është arsyeja pse një shpërthim i madh vullkanik, mund të ndikojë përkohësisht mbi klimën e planetit, sepse aerosolët e tij bllokojnë një pjesë të dritës së diellit. Një shtëllungë e madhe pluhuri e Saharasë, mund të ndikojë tek klima lokale duke bllokuar një pjesë të dritës së diellit, gjë që mund të ketë një ndikim negativ mbi bimësinë e zonës dhe planktonet.
Por më shpesh, pluhuri i Saharasë ka një efekt pozitiv tek fitoplanktonet. Fitoplanktonet prodhojnë energji përmes fotosintezës. Ato janë në thelb një formë e mikroalgave. Në shumicën e rasteve, që të shumohet fitoplanktoni ka nevojë për hekur, dhe shtëllungat e pluhurit të Saharasë shpesh janë të pasura me hekur.

Kjo i ndihmon bimët dhe fitoplanktonin të rriten dhe shumohen. Por pluhuri është veçanërisht i dobishëm për këtë të fundit. Pra, një nga rolet kryesore të pluhurit të Saharasë, është transferimi i lëndëve ushqyese nga një vend në tjetrin. Edhe nëse jo i gjithi është i tretshëm, pluhuri i Saharasë është ende një kontribues kryesor i hekurit në mjedise të tilla si Oqeani Atlantik dhe Deti Mesdhe.
Në Atlantik, pluhuri mund të ndikojë edhe në qarkullimin e ujit. Edhe sasia është gjithashtu e konsiderueshme: mbi 70 për qind e hekurit në dispozicion të fotosintetizuesve në Atlantik vjen nga pluhuri i Saharasë. Por pluhuri i Saharasë nuk mbart vetëm hekurin, por edhe diçka tjetër që është e rëndësishme për bimët: fosforin.
Çfarë e lidh njërin nga mjediset më të nxehta dhe më të thata në Tokë, me pyllin e lagësht e të harlisur të Amazonës? Është pluhuri. Pjesa më e madhe e pellgut të Amazonës është shumë e kufizuar në fosfor, një lëndë ushqyese kryesore për shumë bimë. Pra Amazona, ashtu si Atlantiku, mbështetet tek Saharaja për “fertilizimin” me lëndë ushqyese kryesore.
Por ndryshimi i klimës mund ta prishë këtë transport të pluhurit (dhe lëndëve ushqyese) nga Saharaja në vende të tjera. Studimet kanë zbuluar se ndërsa mund të ketë ndryshueshmëri të konsiderueshme nga viti në vit, një ngrohje e sistemit atmosferik mund të ndikojë ndjeshëm në qarkullimin e këtij pluhuri.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Një qytet në shtetin verior indian të Uttar Pradesh ka nda...
Shkencëtarët që eksplorojnë thellësitë e Oqeanit Indian rr...
Shumë kompani shpenzojnë një sasi të madhe parash duke het...
Kafenetë shërbejnë ujë me kafe të zezë për të pastruar qie...
Astronomët kanë parë një asteroid të çuditshëm më afër...
Ngjarja që ndodhi në Greqi pak kohë më parë, ku u zbulua s...
Descartes dikur shkroi se trupi është një makinë, dhe ...
"Në një ëndërr timen e përsëritur, po drejtoj një makinë k...
Çfarë ndodhi me të gjithë gjarpërinjtë në Irlandë? A i dëb...
Në qytetin e Nju Jorkut, është ndërtuar së fundmi një ...
Sipas ekspertëve, dizajni i shtëpisë dhe madje edhe ngjyra...
Mjaft e çuditshme për t'i bërë disa të mendojnë se është a...
Asnjë nga ne nuk do të jetojë kurrë atje (dhe ndoshta ...
Binjakët duket se janë jashtëzakonisht të bollshëm në qyte...
Ndryshe nga sa e lehtë, natyrale dhe erotike mund të duken...
Reshjet e shiut gjithmonë na bëjnë të ndihemi të përgj...
Nëse keni probleme me funksionimin kur bie shi dhe dës...
Traditat elitare mund të jenë kontratat më të vjetra shoqë...
Albert Ajnshtajni, një gjeni në fushën e fizikës, isht...
Kush ishte Lady Arbella Stuart – kushërira e Mbretëreshës ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...