A është i sigurt përdorimi i shisheve plastike pasi janë ekspozuar në diell dhe në temperatura të larta?

23 Qershor 2022, 08:56, Kuriozitete CNA
A është i sigurt përdorimi i shisheve plastike pasi janë
Foto ilustruese

Sapo kemi hyrë në stinën më të nxehtë të vitit dhe temperaturat sa vijnë e rriten. Para se të rrëmbeni një shishe uji plastike për të shuar etjen, mendojeni mirë sa kohë u bë që ajo qëndron e ekspozuar ndaj diellit apo të nxehtit. Ekspertët thonë “sa më i nxehtë moti aq më shumë kimikate lëshohen nga plastika në ushqim apo ujë”.

Shumica e paketimeve prej plastike çlirojnë sasi shumë të vogla kimikatesh në produktin që mbështjellin. Teksa temperaturat rriten dhe koha kalon, lidhjet kimike prihen dhe kimikatet kanë më shumë gjasa të çlirohen.

Sipas Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), sasia e kimikateve është shumë e vogël për të shkaktuar probleme shëndetësore, por shkencëtarët që studiojnë efektet afatgjata në shëndet thonë se këto doza të vogla mund të krijojnë diçka më të madhe përgjatë kohës.

Shumica e shisheve plastike që gjenden në supermarkete përbëhen nga PET (polietileni tereftalat). Shkencëtarët vunë re çlirimin e Antimonit (substancë kimike) në shishet PET, të cilat u ekspozuan në temperatura të larta. Antimoni mund të kthehet në substancë kimike në doza të larta.

Një studim u bë edhe mbi shishet plastike që qëndrojnë në makina, ku temperatura mund të arrijë deri në 65°C gjatë verës. Në eksperiment u deshën 38 ditë që në një shishe të çliroheshin nivele të larta të antimonit, rezultat i cili i tejkaloi pritshmëritë e sigurisë së tyre.

Si një rregull i përgjithshëm, po, nxehtësia ndihmon në prishjen e lidhjeve kimike në plastikë dhe ato kimikate mund të migrojnë në pijet apo ushqimet që ato përmbajnë.

Shishet shumëpërdorimshe zakonisht përbëhen nga polietilen me densitet të lartë të aprovuara nga programet e riciklimit, ose polikarbonate, por këto të fundit janë më të vështira për t’u ricikluar.
Për t'i bërë këto shishe më të forta dhe të shndërritshme, prodhuesit shpesh përdorin bisfenol-A (BPA), element i cili është në qendër të vëmendjes për sa i përket toksicitetit. BPA është një përçarës endokrin, që do të thotë se prish mirëfunksionimin e hormoneve dhe mund të rezultojë në probleme të rrezikshme shëndetësore. Studimet kanë lidhur përbërjen ehd me kancerin e gjirit.

FDA e ndalon rreptësisht përdorimin e BPA-ve në shishet apo biberonët e foshnjave, por nuk ka ende të dhëna për të vënë apo mbështetur kufizime shtesë.

Megjithatë, shumë prodhues u janë përgjigjur kërkesave të konsumatorëve duke nxjerrë në treg produktet e tyre pa asnjë përmbajtje të BPA-ve.

Nuk ka mjaftueshëm studime për sa i përket sigurisë së shisheve shumëpërdorimshme të ekspozuara ndaj nxehtësisë, por në një hulumtim ku u hodh ujë i nxehtë në një shishe shumëpërdorimshe prej polikarbonati, rezultoi se u çliruan sasi të konsiderueshme të BPA-ve.

Shishet e qelqit janë zgjidhja më e mirë krahasuar me plastikën sa herë të jetë mundësia. Në rastet kur dispononi vetëm shishe plastike, sigurohuni që ato të mos ekspozohen në diell apo të qëndrojnë në makinë për një kohë të gjatë, sidomos gjatë periudhave të nxehta. Megjithatë, ekspertët ngrenë në piedestal përdorimin e shisheve metalike shumëpërdorimshe.

Në fund të fundit, sasia e elementëve kimikë gjurmues që mund të merrni nga shishet apo paketimet plastike të lëna në diell nuk do të dëmtojë shëndetin e tyre. Pavarësisht ekspertët i mëshojnë faktit se duhet të kujdeseni me sa shumë plastikë e rrethoni veten në përditshmëri.

Nëse pini një shishe ujë (PET) në ditë, me siguri nuk do të dëmtojë shëndetin tuaj, por nëse konsumoni 20 shishe uji të tilla çdo ditë, përgjigjja për sigurinë e tyre nuk do të ishte e njëjta.

Studiuesit gjithashtu thonë se efekti kumulativ i të qenit i rrethuar nga plastika dhe produktet e ndryshme, dhe mikroplastika në ujë kanë një impakt potencial për shëndetin e organizmit./Agroweb

Lajmet e fundit nga