
Statuja e Nënë Terezës/Revoltohet Gjergj Luca: Janë tallur, është bërë për të rëmbyer paratë
Biznesmeni, Gjergj Luca është vënë sërisht në qendër të vë...
- Ej,më duket se babai po na ngatërrohet me atë Dritën, mamanë e Vjosës, - i tha Blerta Oltit, të vëllait, sapo ai hyri te shtëpia e saj.
Ai qeshi dhe foli shkurt:
- Epo beqar nuk do rrijë babai. Është i ri, sapo mbushi 67, një muaj më parë doli në pension. Dhe mamaja i bëri 5 vjet që na la, që iku e fluturoi në parajsë. Babai nuk do jetojë vetëm, de! Gëzohu që po lidhet me një zonjë zonjë.
U mbush viti që në mëhallë flitet që Tomi, babai i Blertës dhe i Oltit ka një marrëdhënie me Dritën, nënën e Vjosës. Jo se u prit keq ky lajm, por në fakt bëri pak bujë se të dy janë relativisht të moshuar. Drita ka ca vite në pension ngaqë punoi mësuese e ai profesion të nxjerr shpejt nga puna. Por dhe Tomi, jurist në bashki sivjet e mbushi moshën. Pra dy pensionistë që bëjnë dashuriçka, do thoshte fqinja e tyre Nerënxa e do çirrte faqet gjoja nga turpi.
Blerta për fat e njihte Dritën prej vitesh, ngaqë në shkollë pat shkuar në një klasë me Vjosën, vajzën e saj. Për vite e vite janë shoqe. E rasti e kishte sjellë që të bujte shpesh te shtëpia e tyre. Një apartament i vogël, veç me një dhomë gjumi, por i rregulluar bukur e pastër. Siç duket Drita qe dritë dhe për pastërti. Por dhe burri i saj Berti ç’i shihte syri ia bënte dora. Marangoz artist deri sa para ca vitesh në kombinatin e drurit nga nxitimi sharra ia rrëmbeu xhaketën bashkë me dorën e nga hemoragjia nuk jetoi dot as dy orë pas aksidentit. Këto kujtoi Blerta e në sy i erdhi aksidenti i të ëmës. Sapo kishte zbritur nga urbani i unazës te stacioni i shtëpisë, do kalonte matanë rrugës, por i vjen nga sipër një Audi nga ata të fundit me shpejtësi skëterre. E përfshin duke e flakërirë lart në ajër e më pas duke e tërhequr zvarrë qindra metra. Vdiq në çast, ngushëlluan mjekët.
Kaluan pesë vjet qysh atëherë. Sikur ka ndodhur dje, foli ajo me vete. E ndërkohë iu ndez inati me Dritën. Se nuk mund të pranonte që dikush të rrinte në krah të të atit. Ai qe vendi i mamasë e askush nuk mund ta zinte.
- Sot do takoj Vjosën e do i flas për babain, - i tha vëllait.
- E ç’do i thuash? Që si babai ynë nuk ka në glob? Që lum Drita që do martohet me të? Që…
- Jo, jo. Do ia nxij Vjosës që t’i thotë Dritës se babai ynë është i dhunshëm, është pijanec, grindavec, bixhozxhi, sherrxhi, thashethemexhi,…
- Hahaha, po pse moj, nuk e njeh Drita babain! Thuajse në një lagje kemi vite që jetojmë. I dimë edhe huqet e njëri-tjetrit, - tha vëllai e iku.
Po Blerta nuk po hiqte dorë nga plani i vet. E kishte të ngulur në tru që nuk do linte kënd t’i afrohej të atit. Ajo që kur ndërroi jetë nëna thuajse shkonte çdo ditë te ai. Që kur babai ngeli i ve Blerta merrej më shumë me të atin se me fëmijët e saj. Edhe i vëllai çdo ditë trokiste te dera e Tomit. I bënin pazarin, pastrimin, e merrnin me vete në pushime, në pikniqe e udhëtime jashtë. Tomi shpesh herë nuk donte ngaqë kishte dhe shoqërinë e donte të kalonte kohën me ta, por edhe sepse këtë vitin e fundit u njoh me Dritën e kërkonte lirinë e vet.
Blerta sa vajti ora 6 e mbasdites shkoi te pastiçeri “Agimi”. Aty e kishte lënë të takohej me Vjosën. E gjeti andej nga cepi i sallës. Sa mirë mendoi, ngaqë nuk donte ta dëgjonte njeri kur të shpifte e trillonte për të atin.
- E dashur, më fol pak për mamanë tënde. Pastaj unë për babain tim. Që t’i njohim dhe ne. Ata me sa duket e kanë njohur mirë njëri-tjetrin, - ia nisi me qesëndi Blerta.
- Si fillim dua të them, më erdhi mirë që mamaja ime njohu babain tënd, - tha Vjosa në hyrje të fjalës së saj. - Ngaqë unë kam shumë respekt për xhaxhi Tomin. I qeshur, i dashur, i sjellshëm. Baba e di që nuk do më bëhet kush, por Tomi është melhem për dhimbjen e mamasë. Tani ajo ka ku mbështetet e ku merr ngjyra të bukura për jetën e saj. Apo jo?
- Eh, moj Vjosë, ta dish ti, babai im nuk është kaq i mirë sa të duket ty. Eh, ai është…
Dhe aty Blerta ndali. Sa do ia niste trillimeve dhe rrenave pa fund pa shoqen në sy dhe i erdhi ndër mend mamaja që nuk jeton më, por dhe Drita. Të dyja ato qenë të një moshe. Dhe qeshjen thuajse e kishin njësoj. Asnjëra nuk përflitej në mëhallë për sherre e për llafe. Ishin si bija të lindura nga një nënë. Drita, edhe mamaja rritën fëmijë të mbarë, të dyja u bënë edukatore të mira, u pati lezet më pas qëndrimi me nipër e mbesa si gjyshe me aq e aq dinjtet e fisnikëri. U kujtua që Drita gatuante mirë. I qante supat, byrekët apo zupat. Njësoj si mamaja. Kishte shtëpi të vogël vërtet, por pastërtore si ajo. Si mamaja domethënë. Po ballkonin plot lule, po veshjen serioze të saj, po flokët e rregulluar dhe karficën anash si mamaja. Iu kujtua kur i tregonte plot ndodhira sa herë shkonte te Vjosa. Tërheqëse si e ëma dhe te faqja e majtë sa buzëqeshte i bëhej një vrimë e vogël që ah sa e zbukuronte. Si mamaja. Dhe ajo atë buzëqeshje kishte. Ua, mos vallë zoti brenda Dritës ka vendosur mamanë time se nuk ka mundësi që ato ngjajnë aq shumë mes tyre, pyeti veten me çudi. Atë çast ndjeu një ngrohtësi në shpirt. E vulosi që i ati kishte bërë zgjedhje të duhur. Nuk rendi drejt një të panjohure, por vrapoi drejt një kloni të së shoqes gruas së tij të ndjerë. Ndaj Blerta nga brenda i erdhi zëri i miratimit, i nxitjes që kjo dyshe të bëhej dyshe. Me ceremoni e aheng. Ngaqë ashtu do donte dhe nëna. Shpesh si me shaka i fliste:
- Tomi, po më gjeti gjë mua, mos rri i ve. Vetmia është sëmundje e egër. Gjej dikë, jo kështu si unë, por të jetë ja kështu si unë. - qeshte ajo.
Vjosa po rrinte e ngurosur. Nga që Blerta e qepi gojën. U bë ca minuta që nuk po fliste.
- Moj, më the që babai yt nuk është aq i mirë sa duket.
Blerta e mblodhi veten. Qeshi e vazhdoi.
- Po, po. Ashtu është. Ai nuk është aq i mirë sa duket. Nga që ai është më i mirë se aq.
Të dy bijat u lehtësuan nga një ngatërresë që u vërvit ca sekonda nëpër ajër. Vjosa dukej e lumtur për nënën. Ajo gjeti një shok dinjitoz ndaj Tomin e quajti bingo. Ama dhe Tomi u dashurua me një kopje të mamasë së Blertës. U lidh me dikë që nuk do ia fshijë portretin e ish-gruas, por do ia kujtojë më shumë në gjeste, në sjellje e në pamje.
Nga aty lart më të lumtur duken dhe ata që ikën. Kaq të ngazëllyer ndjehen sa me siguri po presin t’u shkojë ftesa për dasmën në lagje “Drita & Tomi”. E vallen e Napolonit do e luajnë katërsh, menduan dy vajzat që nga nesër ato do jenë dhe motra.
Biznesmeni, Gjergj Luca është vënë sërisht në qendër të vë...
Këtë të martë të 2 gushtit është kremtuar përvjetori i fro...
Milan Kundera pati fatin e diskutueshëm të përjetimit ...
Nga Agim Xh. Dëshnica -FAN S. NOLI DHE KOMUNIZMI- Memor...
Një tjetër media e huaj u ka kushtuar një artikull zonave ...
U bënë dy javë që Vjosa nuk vë gjumë në sy. Qysh atë ditë ku...
PARIS – Mediat çeke njoftuan të mërkurën se Milan Kundera ...
Profesor Përparim Kabo ka dhënë një mesazh ngushëllimi pas...
Skulptori i njohur, Agim Rada është ndarë nga jeta në mosh...
Gjirokastra është një qendër e rëndësishme muzeale në ...
Gjyshen time e quanin Adivije. Por unë derisa ajo mbylli s...
“Festa e Shipshanit” mbiemrin “e Madhe” e mori qyshce në s...
Pas tetë viteve mungesë, ka ulur siparin edicionini i 11-t...
Kur më thanë që kushërira ime Eni qe lidhur me një burrë të ...
Media franceze “Euronews France” i ka kushtuar një artikul...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një fakt ...
ARAFAT, Arabi Saudite – Ata vijnë gjatë errësirës së natës...
Anastas Nika, aktori dhe regjisori i mirënjohur shqipt...
Aktori dhe regjisori i njohur, Anastas Nika ka ndërrua...
Përfshirja e Robert Ndrenikës në politikë në vitet ’90 ka ...
Nën kamuflimin si qendra masazhi ushtrohet prostitucion, m...
64 nga 216 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në Berat ju komu...
“Stop” udhëtoi drejt Niklës pas shqetësimit për shkollën 9...
Në redaksinë e “Stop” ka mbërritur denoncimi i një zonjë q...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e ...
Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit Kl...
Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarr...
Për ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushte...
Në Shqipëri, industria fason e tekstileve dhe këpucëve, që...
Presioni i lartë i gjakut mund të shkaktojë 76 milionë vde...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta n...
Sipas një studimi të kësaj platforme, në gjashtë muajt e p...
Një gazetare franceze u vu në pranga më 19 shtator nga pol...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Almyros, në Greqinë ...
Prokuroria në Britaninë e Madhe do të ngrejë aktakuzë ndaj...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Zbulohet një foto e rrallë e vitit 1991 ku lideri i Lëvizj...
Botuesi dhe themeluesi i gazetës “Nacional”, Mujë Buçpapaj...
Bota është në prag të një krize për vajin e ullirit. Eksp...
Reduktimi i popullsisë po shkakton rënien e importeve në d...
Një i punësuar me pagë në Shqipëri mesatarisht punoi 4...
Sot, më 21 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 98...