Shkrimtari Gonzalo Celorio fiton çmimin e letërsisë 'Cervantes 2025'
Shkrimtari meksikan Gonzalo Celorio ka marrë Çmimin Cervan...

“Skena dhe prapaskena, nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu te Ramiz Alia, Fatos Nano e Sali Berisha” është libri më i fundit nga Lufter Xhuveli, që u promovua në qytetin e Shkodrës. Përmes kujtimeve dhe reflektimeve të tij, Xhuveli sjell dëshmi të rralla mbi marrëdhëniet e brendshme të pushtetit shqiptar nga periudha komuniste deri në vitet e tranzicionit.

Libri ndalet te figura të rëndësishme politike të pesë dekadave të fundit, duke përshkruar prapaskenat, vendimmarrjet dhe zhvillimet që kanë ndikuar në historinë e Shqipërisë.
“Është një libër, në të cilin përmes ngjarjeve të jetës sime, jam përpjekur që të shpjegoj dhe të qartësoj shumë gjëra, të cilat në pamje të parë nuk dihen dhe nuk njihen e as nuk duken. Edhe titulli vetë i librit është 'Skena dhe Prapaskena'. Në politikë është si në teatër, ke skenën, ke dhe prapaskenën. Shumica e gjërave luhen në prapaskenë, diskutohen, mendohen dhe vendosen atje më në fund dhe meqenëse unë kam pasur rastin dhe mundësinë që në të dyja epokat, si para vitit '90, ashtu dhe pas vitit '90, të jem afër këtyre ngjarjeve dhe zhvillimeve dhe pas vitit '90 të jem edhe pjesë e qeverisjes në Shqipëri. Kam mundur që t'i shikoj dhe janë refleksionet e mia.
Janë mendimet e mia ku jepet se si ka evoluuar, si ka ndryshuar psikologjia, ndërgjegjja e shoqërisë shqiptare duke dhënë veten time. Askush nuk është i pandryshueshëm. Ndryshojnë kushtet, ndryshojnë situatat, ndryshon shkalla e njohjes, ndryshon dhe ndërgjegjja e njeriut, si edhe qëndrimi ndaj dukurive të ndryshme. Këtë kam dashur që t'jua jap aty. Së dyti, kam dashur që të jap një mesazh. Ne jemi mësuar, sidomos para viteve '90, por edhe tani inercia vazhdon, është gati-gati e njëjtë, që t'i shikojmë gjërat bardhë e zi. Gjërat nuk janë bardhë e zi. Në mënyrë të veçantë kur është fjala për njerëzit, për qeniet humane. O do thuash që janë të mirë, o do thuash që janë të këqij. Jo, s'është kështu.
Çdo njeri ka në vetvete edhe virtytet, aftësitë, talentet, të mirat, atje, ashtu siç ka edhe të metat, siç mund të ketë edhe prapësi dhe ligësi dhe duke qenë se unë kam pasur rastin që t'i njoh pothuajse të gjithë udhëheqësit e Shqipërisë së pasçlirimit e deri më sot e kësaj dite, jam përpjekur që t'i portretizoj nga ky këndvështrim si qenie humane, që nuk janë vetëm të mirë, por kanë edhe të meta dhe që nuk janë vetëm të këqij, por kanë edhe anët e tyre të mira”,-tha Xhuveli.
Lufter Xhuveli mbetet një prej intelektualëve të shquar të botës akademike shqiptare. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme shtetërore, si ministër i Bujqësisë, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zëvendëspresident i Konventës së Barcelonës, si dhe rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës./CNA
Shkrimtari meksikan Gonzalo Celorio ka marrë Çmimin Cervan...
I lindur në vitin 830, Shën Naumi, njihet në histori si një ...
Në Korçë është çelur edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombë...
Më 28 Tetor të këtij viti shënohet 60-vjetori i Nostra Aetat...
Në 60-vjetorin e Nostra Aetate, deklaratës historike të Ko...
Ditën e sotme, më 28 tetor, shënohet 60-vjetori i Nostra A...
Gazetari dhe shkrimtari Agim Xhafka ka botuar librin e tij...
Një koleksion fotografish që datojnë nga viti 1921 po eksp...
Ernest Troshani (Simoni), një shenjtor që ecën mes nesh, d...
Skenaristi, humoristri, satiristi dhe autori i emisioneve,...
Një figurë e nderuar e mjekësisë korçare, doktori kirurg A...
Në teatrin “Migjeni” kanë nisur përgatitjet për edicionin ...
Mediat austriake vazhdojnë pa ndërprerje të raportojnë mbi...
Ali Bej Këlcyra zë një vend të rëndësishëm në historinë sh...
Në mëngjes te kafja si përherë dy minuta pas meje erdhi Ir...
“Kopshtet e pavarura të lumturisë”, një tragjikomedi me au...
Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, do të nderohet në ...
Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2025 i jepet autorit hung...
Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtari dhe ko...
Serenatisti i mirënjohur korçar, Nonda Kajno, u lind më 18...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...