web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

NJERIU ME TRI VESHKA…

12 Tetor 2025, 08:25, Kulturë CNA

NJERIU ME TRI VESHKA…

Në mëngjes te kafja si përherë dy minuta pas meje erdhi Irdi. E quaj bir nga që është gjysma e moshës sime. Te agjencia jonë e reklamave filloi punë para pesë vitesh. Sa mbaroi për pikturë e përlamë, na duhej një artist të kompozonte dizenjot që prodhonim dhe të na jepte ide për spotet publicitare të klientëve. Ishim agjenci me emër e Irdi na e shkëlqeu më shumë reputacionin. Arti i tij qe vulë emocioni në çdo produkt. E normal unë si administrator ndjeja shumë respekt, por dhe isha borxhli. Herë pas here veç rrogës i çoja në llogarinë e tij dhe bonuse, por gjithsesi mendoja se një lavdërim në sy a një rrahje shpatullash ishte gjest më i gjetur.

Sa hyri te kafja e pashë që nuk qe Irdi i djeshëm a i pardjeshëm.

-Ka ndodhur gjë? Mirë me shëndet? Fëmijët mirë?

Ai qe martuar para katër vitesh e kishte dy çuna. Si binjakë, njëri 2 e tjetri 3 vjeç.

-Jo, jo. Çdo gjë ok. Por më shqetësoi gruaja e babait, -më tha.

Gruaja e atit të tij nuk qe nëna e Irdit. Ajo sa kishte lindur Irdin ndërroi jetë në maternitet. U fol se i ati qe Ligor Kani, një sipërmarrës i suksesshëm sot, por ato mote një djalosh që bëri mal me para e u turr pas shumë femrave. Disa prej tyre nga vështirësitë ekonomike ai gati i blinte. E kështu njëra ngeli shtatzanë, lindi Irdin e mbylli sytë. Djalin e çuan në jetimore. U rrit atje e përherë donte të mësonte cili qe babaiq. E shihte në ëndërr, e përfytyronte si heroin e tij, i lëvrinte gjaku sa herë përballë në rrugë i buzëqeshte pa shkak dikush. Ky është, ky është, ëndërronte. Deri sa kur mbaroi maturën djali i drejoreshës së jetimores i tha se e kishte mësuar nga e ëma që babai i tij qe Ligori.

-Cli Ligor, mo?-pyeti dhe zëri iu mek.

-Ligori që bën pallatet andej nga stadiumi.

Kaq desh e vrap nga stadiumi. Pallat më pallat deri sa e gjeti zyrën e Ligorit. Trokiti, por bosh.

-Është në shtëpi, te vilat nga Petrela, ka qënë sëmurë. Ka ca ditë.

Vrapoi, vrapoi e sa u afrua te vila trekatëshe i ra ziles te dera. Porta u hap vetë. Hyri brenda e sa doli në një sallon të madh iu shfaq një burrë i gjatë. I pashëm, por me fytyrë të zbehtë. Ecte ngadalë.

-Urdhëro, përse erdhe?

-Jam djali yt,- i tha Irdi.

Burri nuk u çudit, as u trondit.

-Ik, or çun, s’më latë një ditë rehat. Pandehni se jam budalla.

Kaq dhe iku. E la vetëm. Ashtu i ngurtësuar po i dukej se qe në ëndërr. Por dëgjoi një zë femre nga pas.

-Nuk na u shkulët ju mashtruesit, -i foli një mesogrua.-Ik, po suleni të shkulni ndonjë llokmë nga pasuria.

U largua duke u çapitur. Mësoi se zonja qe gruaja e babait. Keq i shkoi takimi i parë. Më pas mësoi se Ligori kishte veç një vajzë, martuar në Londër. Ca muaj nuk tentoi takim, deri sa një ditë nuk duroi dhe i trokiti te zyra. Fat që i ati qe aty. Doli ashtu i zbehtë, më meit nga hera e parë. Siç duket e njohu ndaj i bërtiti rojes:

-Ma shporrni këtë mashtrusin!

Iku me bisht ndër shalë, por dhe me betimin, kurrë nuk do e takoj, kurrë nuk do e kërkoj. Në fund të fundit një baba të tillë edhe ta kishe nuk kishe pse e mbaje pranë. Kështu kaluan muaj e vite. Deri sa sot më tha që e kishte shqetësuar gruaja e babait.

-Po pse ç’të bëri? -e pyeta.

-Erdhi te shtëpia ime. Sa hapa derën e njoha. Urdhëro, ç’do, e pyeta pak egër. Babai yt është shtruar në spital, më tha. Cili baba, se ai nuk më ka djalë, i thashë. Ajo heshti. Pashë që iu mbushën sytë me lot. Babait tënd nuk i funksionojnë veshkat. Ndaj më tha që të bësh analiza se mund të bëhesh ti dhurues.

Pas këtyre fjalëve normal që ndjeva dhimbje, vinte nga përbrenda trupit. Se shpirti nuk merr komanda nga truri kur vepron. Është i programuar veç nga adn. Por e mblodha veten, më doli parasyve reagimi i të dyve, egërsia e tyre dhe përbuzja. Nuk doja të sillesha si ata. E mora përdore gruan e babait dhe e çova te dhoma e fëmijëve. Qe herët në mëngjes e ata flinin. Fëmijë të dashur, a më lejoni ju që t’i fal një veshkë njeriut që nuk më njohu për birin e tij kur ishte shëndoshë e më njeh tani kur u sëmur? Që nuk më do, por që i duhem dmth. Si thoni? Gruaja e babait më pa me inat. Po këta janë të vegjël, nuk kanë mësuar të flasin, më tha. Nuk flasin ama veshkat e mija janë për këta.

Nesër me një veshkë mbase unë nuk do i ndihmoj sa duhen, do u krijoj mangësi dhe do ua vështirësoj jetën. Andaj i pyes. Zonja mbase kuptoi që nuk do ia dilte misionit që kishte ndërmarrë e më tha, po në se babai yt do të të njihte a do ia jepje veshkën. Po, i thashë menjëherë, do ia jepja. Si mundet, se me një veshkë do ngeleshe prapë e fëmijëve ndoshta nuk do u gjendeshe gati për çdo gjë, siç the. Do u gjendesha, do u gjendesha.

Në se babai do të më quante bir, unë nuk do kisha dy veshka, por do kisha tre. E pas operacionit sërish do dilja me dy veshka. Normal, si çdo njeri që gëzon dashurinë e babait, të gjakut të tij. E kuptoi që nuk gjeti dhurues tek unë dhe u largua. Përplasi derën, më zgjoi fëmijët. Ndaj jam si i tallazitur. Nuk di në u solla drejt, apo gabova.

E pashë gjatë në sy. Kishte sherr të madh te mendja, por nuk më takonte mua të flisja. U gjenda si ajo fjala e gjuhës shqipe që në numrin njëjes është i gjinisë mashkullore dhe në shumës bëhet i gjinisë femërore. Mali dhe malet, fola me vete.

-Urdhëro? -më pyeti Irdi.

-Asgjë, asgjë. Po shkoj në zyrë, -i thashë./ CNA





09:40 Kulturë Agim Xhafka

“AH, TË ISHA DERR!”

Më shpëtoi kjo frazë duke parë televizorin. Po shihja një ...

Lajmet e fundit nga