Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...

Në zemër të Korçës, në sheshin e Pazarit të Vjetër, është mbyllur edicioni i dytë i festivalit “Korça Serenights”. Për tri net me radhë, atmosfera e ngrohtë e serenatave u bë pjesë e jetës së qytetit, duke mbledhur bashkë korçarë, vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe turistë të huaj, të cilët u bënë njësh me muzikën dhe emocionin e kësaj tradite të veçantë. Mbrëmja e tretë shënoi kulmin e festivalit, duke sjellë në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare.
Koncerti për tri netë me radhë u transmetua për teleshikuesit LIVE në CNA TV.
Këngëtarë me origjinë korçare, por edhe artistë nga qytete të tjera, interpretuan këngë që janë pjesë e kujtesës kolektive. Publiku i mbushur përplot në shesh këndonte së bashku me ta, duke krijuar një atmosferë që e kthente këtë natë në një festë të madhe qytetare.
Një risi e këtij edicioni ishte përpunimi dhe riorkestrimi i serenatave nga mjeshtri Josif Minga. Këngët tradicionale korçare, të cilat shpesh këndohen në tavolina familjare apo në raste gëzimesh, morën një tjetër dimension kur u shoqëruan nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura. Ky bashkim solli në skenë një interpretim të ri, më profesional dhe me fuqi skenike që e ngriti më lart nivelin artistik të festivalit.
Mjeshtri që u kujdes për riorkestrimin e këtyre materialeve muzikore, Josif Minga, e sheh këtë përvojë si një mundësi për t’i dhënë serenatës një dimension të ri, duke e nxjerrë nga intimiteti i shtëpive dhe duke e sjellë në skenën e madhe.
“Këto janë materiale muzikore përgjithësisht të natyrës korçare, me një sediment të caktuar, të cilat i kam kuruar, ripunuar e orkestruar vetëm e vetëm për ti dhënë fuqinë skenike. Shumë nga këngët tona janë familjare, këndohen nëpër tavolina, ambjente gëzimesh etj, por këtu manifestojnë një natyrë tjetër më profesioniste. "Oh sole mio" është kënduar me dy kitara, mirëpo vlerën përsëri e ka kur është masivizuar në orkestrën simfonike. Kjo ka qenë një dëshira ime, sigurisht në bashkëpunim me organizatorët, që ta çpluhrosim natyrën e këngës dhe ta sjellim më të avancuar e më profesionale. Madje kemi gjetur edhe zërat më të mirë e cilësorë, të cilët jo vetëm nderojnë veten por edhe qytetin tonë me këtë rast”, u shpreh Minga.
Në këtë skenë u ngjit edhe artisti i njohur shkodran Frederik Ndoci, i cili e cilësoi serenatën si një simbol të veçantë të kulturës korçare. Për të, kjo muzikë është një thesar që i ka kaluar kufijtë e qytetit dhe që njihet e këndohet edhe në vende të tjera të Shqipërisë, duke e bërë Korçën një pikë referimi të pashlyeshme në hartën muzikore të vendit.
Artisti kujton se serenata është një pasuri që e ka shoqëruar breza me radhë dhe se Korça mbetet epiqendra e saj, duke ruajtur një repertor të pasur dhe të papërsëritshëm.
“Serenata është kompasi i bukurisë së Korçës sepse vetë dimri i gjatë, vera e këndshme, me bollëk prurjesh artistike sepse në dimër njerëzit krijojnë dhe ka ngelur një modë që sjell një kulturë të veçantë në Shqipëri. Çdo qytet ka këngën e bukur serenatë por sasia është e reduktuar kurse Korça ka një oqean të madh me serenata. Në Shkodër është një blasfemi nëse nuk ka një bllok me këngë korçare. Pra, ne e kemi dashuruar Korçën. Ndoshta shumë shkodranë skanë qenë kurrë në Korçë por këngën korçare e dinë. Niko Peleshi ka bërë diçka të jashtëzakonshme që ka bërë këtë orkestër simfonike të ushtrisë. Mu kujtua koha përpara 1990-tës, që funksiononte shumë bukur edhe orkestra filarmonike. Është diçka shumë e bukur ta bësh edhe serenatën me orkestër simfonike të ushtrisë”, u shpreh Ndoci.
Po aq i emocionuar ishte edhe Mihallaq Andrea, i cili e sheh këtë festival si dëshmi të dashurisë që publiku ka për serenatën. Për të, fakti që sheshi ishte i mbushur plot e përplot, tregon qartë se kjo traditë vazhdon të jetojë, e përcjellë brez pas brezi, madje edhe tek të rinjtë.
“Ju e shihni që gjithë ky shesh është plot, njerëzit e duan këngën korçare, sigurisht që edhe e shijojnë. Unë do të performoj këngë të njohura e të vjetra, si të gjithë, por orkestracioni është i ri. Më vjen mirë që këngët sillen me orkestracione të tjera, marrin vlera të tjera ashtu si korcerti im që mori vlera të tjera kur performova me një orkestër gati frymore. Unë i përgëzoj drejtuesit dhe organizatorët për një nismë të tillë sepse serenata korçare e meriton. Serenata korçare është traditë dhe unë mendoj se edhe ju të rinjtë e këndoni. E di sepse kam fëmijë vetë dhe e këndojnë serenatën korçare”, tha këngëtari Mihallaq Andrea.
Një emocion të veçantë përjetoi edhe Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura. Për muzikantët e saj, pjesëmarrja në këtë festival ishte një nder i madh, sepse u bashkuan me artistë të njohur dhe interpretuan këngë që përfaqësojnë shpirtin e qytetit.
Ata e konsideruan këtë përvojë si një kënaqësi shpirtërore dhe një nga mbrëmjet më të bukura të përjetuara në Korçë. Zyle Rexha, flautistja e parë e orkestrës e cilëson këtë bashkëpunim si një moment unik, ku serenata u soll jo vetëm si një traditë popullore, por edhe si një formë arti e rafinuar.
“Sonte është një mbrëmje shumë e veçantë sepse vijmë në Korçë për serenatat. Veçantia e kësaj mbrëmje është se veprat janë ripërpunuar nga profesor Josif Minga dhe do të bashkëpunojmë me këngëtarë që janë legjenda të muzikës shqiptare si Eli Fara, Frederik Ndoci, vëllezërit Endri dhe Stefi, gjithashtu dhe Mihallaq Andrea. Për ne është një nder shumë i madh sepse nuk po performojmë thjesht me njëri tjetrin por me këto legjenda të muzikës shqiptare. Ëmbëlsia e muzikës shqiptare dhe e serenatave është gjëja më e bukur që mund të përjetojmë pikërisht këtu në Pazarin e Korçës. Është një kënaqësi shpirtërore. Kanë qenë prova që kanë shkuar shumë mirë, sepse është muzikë shqiptare dhe na buron nga shpirti”, tha flautistja Rexha.
Festivali “Korça Serenights” ka arritur që në vitin e dytë të tij të kthehet në një ngjarje të madhe kulturore. Jo vetëm si një spektakël muzikor, por edhe si një dëshmi e fuqisë që ka serenata për të bashkuar njerëzit dhe për të ruajtur identitetin kulturor të qytetit të Korçës.
Në mbyllje, qyteti përjetoi jo vetëm një festë muzikore, por edhe një përqafim të traditës, duke i dhënë serenatës korçare vendin që meriton, si një trashëgimi e gjallë e kulturës shqiptare./CNA
Ditën e sotme mbahet nata e dytë e festivalit "Korça Seren...
Kostandin Jeromonaku është një prej piktorëve të njohur të a...
Në qytetin turistik të Pogradecit ka nisur edicioni i 15-t...
Tapeti i kuq i 77-të të Çmimeve Emmy do të hapet më 14 sht...
Korça bëhet kryeqyteti i serenatave me edicionin e radhës ...
Arkitekti Artan Shkreli në një postim në rrjetet socia...
Gjurmët e Tiranës si vendbanim janë të hershme dhe nis...
Pas shtatë netësh të mbushura me humor, emocione dhe art, ...
Shiroka u mbush me emocione dhe art të lartë muzikor gjatë...
Serenatisti korçar Astrit Koçibelli është ndarë nga jeta d...
Ikona “Shën Kolli” për pak kohë do të jetë plotësisht e re...
Ministria e Kulturës së Arabisë Saudite po përgatitet të o...
Për herë të parë kori i fëmijëve i Qendrës Kulturore "Kujt...
Në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit po zhvillohen ho...
Në fshatin Strikçan të Bulqizës është bërë një zbulim i rr...
Lunxhëria është një krahinë etnografike që shtrihet në pjesë...
Sot është ndarë nga jeta kineasti i njohur Dhimitër Anagno...
Shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër An...
Ndodhi para ca vitesh, m’u kujtua sot nuk di për ç'shk...
Këtë fundjavë, në Kastellorizo të Greqisë mbahet Festivali...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...