Zjarr në unazën jugore të Elbasanit/ Shpërthime gjatë operacionit për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...
Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe tokë...

Arkitekti Artan Shkreli në një postim në rrjetet sociale ka bërë një analizë të zbulimit arkeologjik të varrit monumental të periudhes romake i pari i llojit të tij në Shqipëri.
Zbulimi u bë në fsahtin Strikcan të Bulqizës gjatë punimeve arkeologjike të kryera në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Kërkime Arkeologjike në Luginën e Bulqizës”, drejtuar nga Akad.Adem Bunguri dhe Msc.Erikson Nikolli.

Shkreli shprehet se varri monumental u zbulua pasi gërmuesit klandestinë bastisën territorin edhe me mjete të rënda, të cilat i përdorën për të zhvendosur gurët që më pas të mund të futeshin brenda. Një tjetër problematikë që ngre arkitekti Shkreli është edhe mungesa e inventarizimit të artefakteve që ka pasur në brendësi ky varr monumental i periudhës iliro-romake pasi kërkuesit e thesareve kanë bërë një pastrim të paligjshëm para arkeologëve.
"Pas çdo zbulimi zyrtar në arkeologji, shtrohet pyetja nëse siti është i padhunuar apo i grabitur paraprakisht… Kjo u shtrua edhe në zbulimin e Strikçanit, Bulqize: nëse varri, ishte i dhunuar, pra i grabitur? Dhe nga kush, e kur?
E ndërkaq nga praktika dimë se sapo arkeologët zbulojnë dicka, kërkuesit e thesareve janë potencial i menjëhershëm për gërmime kriminale (ka ndodhur më parë me varrin e Jorgucatit në Gjirokastër).
Kësisoj, në kushtet e kontrollit të dobët të teritorit, dilema e arkeologëve nëse duhet të gërmojnë me nge’ (sezon pas sezoni) apo të shpejtojnë gërmimet tej standardeve e protokolleve është e madhe.
Çka dimë aktualisht, në rastin e monumentit funerar të Strikçanit është se “zbulimi”, përsa i rëndësishëm paraqitet, u bë vetëm pasi varri ish bastisur më parë nga gërmuesit klandestinë; të cilët, nga sa rezulton, kanë përdorur mjete të rënda për të zhvendosur masat plateale të gurit për t’u futur brenda. Askush nuk e di sot se çfarë inventari artefaktesh të antikitetit iliro-romak është grabitur në atë varr madhështor…
Afërmendsh fenomeni nuk është vetëm shqiptar, ndonëse dimensionet e grabitjeve të antikave në vendin tonë nuk janë statistikuar ndonjëherë, por fakti se thuajse asnjëherë nuk kemi gjetje spektakolare të shpie në idenë se sitet arkeologjike “pastrohen” ilegalisht përpara se mbi to të bjerë kazma e arkeologut.
Tjetërkund nga halli sigurisht kanë dalë në pah edhe figura si Georgi Kitov, një nga personalitetet më kontradiktore në arkeologjinë bullgare sot, i cili nga revista “National Geographic” u quajt gjysmë hero – gjysmë kriminel. Arsyeja për këtë ishte metoda e tij e gërmimit të shpejtë të tumave të lashta trake duke përdorur edhe makineri.
E vërteta është se për dekada të tëra, ndërsa përpiqej të hynte në varret e mbretërve trakë, ende të pa-plaçkitura, Kitovi (në shërbim të shtetit) ka konkurruar me mafian e gjuetarëve të thesareve, të cilët kanë në dispozicion pajisjet më moderne. Dhe jo rrallë ai ia ka dalë mbanë duke bërë zbulime të bujshme. Gjithsesi, në vitin 2001, autoritetet bullgare ia patën revokuar për një vit lejen e gërmimit me dyshimin se ai kish gërmuar pa protokollet përkatëse.
(Kitovi – per mua hero – vdiq nga një atak në zemër ndërsa gërmonte një tempull në Bullgarinë qendrore, tempull që konsiderohet një nga zbulimet e tij më të mëdha).
Për t’u kthyer te ne, nga sa duket, ajo që do të mbetet në Bulqizë, do të jetë një monument funerar madhështor, por bosh; spektakolar në imazh, por pa fjalë, e pa një histori të personalizuar për të treguar.
Ndofta një Kitov shqiptar, jo shumë ortodoks, por i mirëfinancuar, që do kish përdorur të njëjtat mjete të rënda (që del se kanë përdorur “tombaiolët” e Strikçanit), me efektet përkatëse anësore, do mund të kish hedhur bazat, përmes një inventari të paçmuar, për një muze unikal, shkruan Shkreli në analizën e tij./CNA
Gjurmët e Tiranës si vendbanim janë të hershme dhe nis...
Pas shtatë netësh të mbushura me humor, emocione dhe art, ...
Shiroka u mbush me emocione dhe art të lartë muzikor gjatë...
Serenatisti korçar Astrit Koçibelli është ndarë nga jeta d...
Ikona “Shën Kolli” për pak kohë do të jetë plotësisht e re...
Ministria e Kulturës së Arabisë Saudite po përgatitet të o...
Për herë të parë kori i fëmijëve i Qendrës Kulturore "Kujt...
Në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit po zhvillohen ho...
Në fshatin Strikçan të Bulqizës është bërë një zbulim i rr...
Lunxhëria është një krahinë etnografike që shtrihet në pjesë...
Sot është ndarë nga jeta kineasti i njohur Dhimitër Anagno...
Shuhet në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër An...
Ndodhi para ca vitesh, m’u kujtua sot nuk di për ç'shk...
Këtë fundjavë, në Kastellorizo të Greqisë mbahet Festivali...
Në Jug të Shqipërisë, në rrëzë të malit Dhëmbel, e fshehur...
Në historinë e teatrit shqiptar, pak figura kanë lënë një ...
Në janar 1914, kur Princ Vidi përgatitej të vinte në Durrë...
Këngëtari i njohur, Devis Xherahu ka publikuar ditën e sot...
Aktori, regjisori dhe dramaturgu Naun Shundi u nda nga jeta ...
Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare aktori, regjisori dh...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...