EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Në qytetin e Korçës u shfaq për herë të parë dokumentari “Spaç 1973 - Martirët e Lirisë”, me autor Besim Ndregjonin. Ky film dokumentar sjell në ekran revoltën e të burgosurve politikë të Spaçit, ngjarjen më të guximshme të rezistencës antikomuniste shqiptare, duke i rikthyer zërat e atyre që për dekada mbetën të heshtur nën peshën e harresës. Në një kohë kur historia kërkon ende drejtësi për viktimat e diktaturës, dokumentari konsiderohet si një akt rebelimi kulturor kundër harresës dhe si një homazh për ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe dinjitetin njerëzor.

Autori i filmit, Besim Ndregjoni, theksoi rëndësinë që Korça ka pasur në qëndresën antikomuniste dhe arsyen pse ky qytet u zgjodh si i pari për ta pritur shfaqjen e dokumentarit. Ai vuri në dukje rolin e personaliteteve korçare që vuajtën në burgjet e Spaçit, si Sami Dangëllia, i njohur për qëndresën e tij 40-vjeçare në burgjet politike, por edhe shumë të tjerë si Vaskë Orgocka, Nevruz Golka dhe Ylber Merdani, që u bënë simbol i qëndresës morale dhe shpirtërore.
"Përcjellim qëndresën e korçarëve antikomunistë në diktaturën e Enver Hoxhës. Ne e përuruam këtë film dokumentar në Tiranë dhe vendosëm që qyteti i parë në Shqipëri që do të shfaqet dokumentari, të jetë qyteti i Korçës. Qyteti i Korçës që shquhet për kulturë, që është i shquar për antikomunizmin si çdo rreth tjetër në Shqipëri, por që ka personalitete të burgut politik të Spaçit, që sot meritojnë nder dhe lavdi. Do t'ju sjell në vëmendje legjendën e burgjeve shqiptare, Sami Dangëllia, i cili bëri 40 vjet burg politik dhe ishte një ndër iniciatorët e revoltës antikomuniste të Spaçit. Gjithashtu është Vaskë Orgocka, Nevruz Golka, Ylber Merdani, si dhe shumë korçarë që kanë qenë pjesëmarrës në atë revoltë. Revolta antikomuniste e Spaçit është revolta e të burgosurve politikë në shkallë botërore. Të burgosurit politikë nuk kanë protestuar për dënimet e padrejta që u jepte diktatura komuniste, por kanë protestuar për të mbrojtur identitetin kombëtar, flamurin kuqezi që komunizmi i kishte vënë yllin e bolshevizmit."

Dokumentari përmbledh dëshmi të mbijetesës dhe dhimbjes së qindra të burgosurve që sfiduan regjimin komunist, jo për hakmarrje, por për të mbrojtur identitetin kombëtar dhe simbolet e Shqipërisë së lirë. Në këtë veprimtari mori pjesë edhe Leonard Bejko, djali i Dervish Bejkos, njërit prej katër martirëve të pushkatuar pas revoltës së Spaçit. Ai shprehu mirënjohje për nderimin që u bë atyre që dhanë jetën për liri, duke e përjetuar filmin si një përkujtim të thellë për babain e tij, të cilin nuk arriti ta njihte. Leonard Bejko tregoi emocionet e forta që e shoqërojnë ende sot dhe pengun që eshtrat e të atit nuk janë gjetur as pas kaq vitesh.
"Jam shumë i kënaqur me këtë veprimtari, me këtë film shumë të bukur sepse u kushtohet katër martirëve të demokracisë, për ata që kanë dhënë jetën për lirinë e Shqipërisë. Një nga këta të kartërt ka qenë dhe babai im. Unë kam qenë shumë i vogël dhe babain e kam vetëm një kujtim, kam qenë 3 vjeç në atë kohë dhe nuk i mbaj mend këto gjëra. Nga të gjithë librat që kanë shkruar dhe i kam lexuar, kam shumë emocione që nuk mundet t'i them kaq shkurt në këto momente. Kam një peng që eshtrat e babait tim nuk janë gjetur ende. Ky është pengu im më i madh."

Në aktivitet foli edhe Vaskë Orgocka, ish-i dënuar politik, i cili rikujtoi periudhën e vuajtjeve të tij dhe padrejtësitë e regjimit. Ai solli historinë personale të dënimit pa shkak, në një kohë kur urrejtja politike përcaktonte fatet e njerëzve. Orgocka kujtoi mizoritë që përjetuan të dënuarit politikë dhe mënyrën se si shumë familje shqiptare u shkatërruan për arsye politike.
"I kujtojmë të gjitha këto momente kaq të hidhura, me kaq dhimbje. Ne i kujtojmë edhe ata që na nderojnë për vuajtjet tona. Unë kam bërë një shkollë jashtë vendit, mirëpo në atë kohë lejohej që edhe sikur të martoheshe, ishte shumë në rregull. Jetova me gruan për 15 vite, duke punuar në minierën Mborje - Drenovë dhe në vende të tjera. Por, erdhi një moment që u prish krushqia. U ndanë nga kampi i tyre. Për këtë kohë që kemi qenë bashkë me kampin socialist, ishim të mirë e të respektuar. Kur u prish krushqia, u ndamë dhe u bëmë armiq. Kështu që, na arrestuan që të dyve, gruan e dënuan 25 vite e mua më dënuan me vdekje. E cila është arsyeja? Nuk kishte arsye! Nuk ishte ndonjë faj, nuk bëmë ndonjë krim. Por duhet të dënoheshe sepse këtë e kërkonte politika. E kërkonin hasmit e së mirës, ata që ishin të zgjedhur për të bërë krime me shqiptarët. Ia dolën, morën shumë shqiptarë më qafë, shumë familje vuajtën, shumë familje i vranë. Të gjithë shqiptarët që u dënuan, kanë vuajtur mizoritë më të rënda, momentet më të hidhura të jetës së tyre."

Dokumentari “Spaç 1973 - Martirët e Lirisë” ngre pyetje të forta mbi kujtesën kolektive dhe përgjegjësinë që shoqëria ka ndaj së kaluarës. Ai nuk është thjesht një rikthim në histori, por një thirrje për reflektim të përbashkët dhe ndërgjegjësim kombëtar. Në mbyllje, autorët dhe të pranishmit theksuan se Spaçi nuk duhet të mbetet vetëm kujtim, por mësim. Sepse nëse harrojmë atë që ndodhi, nëse nuk mësojmë prej atyre që sakrifikuan, atëherë nuk jemi të denjë për lirinë që gëzojmë sot. Qyteti i Korçës, me këtë shfaqje, dëshmoi edhe një herë se kujtesa historike është pjesë e identitetit të tij kulturor dhe moral, një kujtesë që nuk shuhet, sepse është ndërtuar mbi qëndresën dhe dinjitetin njerëzor./CNA
Shpallen fituesit e edicionit të tretë të Festivalit Ndërk...
Konkursi europian i këngës për fëmijë dhe adoleshentë, Jun...
Për të 13-in vit me radhë në Shkodër u zhvillua “Ahengu Sh...
Më shpëtoi kjo frazë duke parë televizorin. Po shihja një ...
Edicioni i 3-të i Festivalit Ndërkombëtar të Video Artit “...
Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Korçës ka miratuar me 24 v...
Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, M...
Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë zbuluar...
Mbrëmë, më 23 shtator 2025, të pranishmit në Traiskirchen,...
Shuhet në moshën 71-vjeçari aktori dhe regjisori Enver Pet...
Një ekspozitë unike është çelur në Pogradec duke sjellë pë...
Në zemër të Korçës, në sheshin e Pazarit të Vjetër, është ...
Ditën e sotme mbahet nata e dytë e festivalit "Korça Seren...
Kostandin Jeromonaku është një prej piktorëve të njohur të a...
Në qytetin turistik të Pogradecit ka nisur edicioni i 15-t...
Tapeti i kuq i 77-të të Çmimeve Emmy do të hapet më 14 sht...
Korça bëhet kryeqyteti i serenatave me edicionin e radhës ...
Arkitekti Artan Shkreli në një postim në rrjetet socia...
Gjurmët e Tiranës si vendbanim janë të hershme dhe nis...
Pas shtatë netësh të mbushura me humor, emocione dhe art, ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...