Zbulim i ri në Parkun Arkeologjik të Amantias/ Një mur rrethues i qytetit antik i ndërtuar në shekullin e III-të
Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë zbuluar...

Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë ka hapur dyert për një ekspozitë të rrallë, kushtuar botimeve fetare që ruhen prej shekujsh në fondin e tij muzeal.
Në hapësirat e muzeut, vizitorët kanë mundësinë të shohin për herë të parë nga afër një koleksion të çmuar librash, ungjijsh dhe shërbesash kishtare, të cilat dikur ishin pjesë e kishave dhe katedraleve më të rëndësishme të vendit.
Ekspozita sjell në vëmendje jo vetëm vlerat shpirtërore e kulturore të qytetit, por edhe historinë e njerëzve përparimtarë që kontribuan me dhurata të vyera, duke i pasuruar jo vetëm institucionet fetare, por edhe trashëgiminë e gjithë komunitetit.
Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar, Fjoralba Prifti, shpjegon se koleksioni i këtij viti përfshin rreth 25 ungjij, të ardhur nga kisha të ndryshme të Shqipërisë. Një prej veprave më të vjetra është Ungjilli i vitit 1737, i cili dikur ruhej në Kishën e Ristozit në Mborje dhe sot ekspozohet për herë të parë pas shumë shekujsh.
"Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar ccdo vit kryen nga një aktivitet dhe aktiviteti i përzgjedhur për sivjet janë botimet religjoze ndër shekuj, koleksion i këtij muzeu. Koleksioni përbëhet nga ungjij, nga libra shërbesash, të cilat i kemi trashëguar nga kisha të ndryshme, nga e gjithë Shqipëria. Ne i ekspozojmë për herë të parë pas shumë shekujsh. Kjo është një risi të cilën ne e sjellim çdo vit, duke ekspozuar objekte, shpeshherë për herë të parë nga pjesë e koleksionit të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar. Në muzeun tonë numërohen deri në 25 ungjij”, tregon Prifti.
Ekspozita përfshin gjithashtu një ungjill të dhuruar nga filantropi i njohur i Korçës, Anastas Lakçe. Ai jo vetëm që dhuroi libra të shenjtë, por njëkohësisht kontribuoi me ndihma financiare për të varfrit e qytetit, duke lënë pas një trashëgimi të vyer humanizmi dhe besimi.
"Ndërkohë vepra më e vjetër është Ungjilli nga Kisha e Ristozit të Mborjes që i përket vitit 1737. Ndërkohë, risi kemi edhe një ungjill të dhuruar nga Anastas Lakçe i cili ka qenë një nga filantropët e mëdhenj të qytetit tonë, ku bashkë me Ungjillin, i dhuron Kishës së Mitropolisë së Korçës edhe një shumë frangash për të gjithë të varfrit, të cilat do përdoren në mënyra të ndryshme krahas shumë e shumë dhuratave që ai i ka bërë qytetit të Korçës”,-shprehet Prifti.
Një tjetër risi është Dhiata e Re, e dhuruar nga familja e Ilia Petro Bratkos. Ky libër i shenjtë u ruajt për shumë vite fshehurazi në bodrumin e shtëpisë së tyre gjatë kohës së diktaturës, për të shmangur ndalimet dhe ndëshkimet e regjimit të atëhershëm. Sot, pas dekadash të tëra, kjo vepër i është dhuruar muzeut me dëshirën e madhe që ta shohin të gjithë, vizitorë vendas e të huaj, por edhe brezat e rinj, si një dëshmi e fortë e mbijetesës së besimit dhe kulturës.
Ekspozita e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar nuk është thjesht një ekspozim objektesh, por një udhëtim i gjallë në histori, ku secili libër bart brenda tij jo vetëm shkrime të shenjta, por edhe histori njerëzish që sakrifikuan dhe kontribuan për ta ruajtur e përcjellë këtë trashëgimi.
Ky aktivitet, i cili organizohet çdo vit nga muzeu në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë Kulturore, dëshmon se Korça vazhdon të jetë një qendër e rëndësishme e kulturës, e shpirtit qytetar dhe e ruajtjes së kujtesës historike, duke i dhënë publikut mundësinë të zbulojë pasuri që deri dje ishin të fshehura pas dyerve të arkivave./CNA
Në Parkun Arkeologjik të Amantias, arkeologët kanë zbuluar...
Mbrëmë, më 23 shtator 2025, të pranishmit në Traiskirchen,...
Shuhet në moshën 71-vjeçari aktori dhe regjisori Enver Pet...
Një ekspozitë unike është çelur në Pogradec duke sjellë pë...
Në zemër të Korçës, në sheshin e Pazarit të Vjetër, është ...
Ditën e sotme mbahet nata e dytë e festivalit "Korça Seren...
Kostandin Jeromonaku është një prej piktorëve të njohur të a...
Në qytetin turistik të Pogradecit ka nisur edicioni i 15-t...
Tapeti i kuq i 77-të të Çmimeve Emmy do të hapet më 14 sht...
Korça bëhet kryeqyteti i serenatave me edicionin e radhës ...
Arkitekti Artan Shkreli në një postim në rrjetet socia...
Gjurmët e Tiranës si vendbanim janë të hershme dhe nis...
Pas shtatë netësh të mbushura me humor, emocione dhe art, ...
Shiroka u mbush me emocione dhe art të lartë muzikor gjatë...
Serenatisti korçar Astrit Koçibelli është ndarë nga jeta d...
Ikona “Shën Kolli” për pak kohë do të jetë plotësisht e re...
Ministria e Kulturës së Arabisë Saudite po përgatitet të o...
Për herë të parë kori i fëmijëve i Qendrës Kulturore "Kujt...
Në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit po zhvillohen ho...
Në fshatin Strikçan të Bulqizës është bërë një zbulim i rr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...