60-vjetori i Nostra Aetate/ Trashëgimia na kujton se dialogu është një detyrim
Më 28 Tetor të këtij viti shënohet 60-vjetori i Nostra Aetat...
Në Korçë është çelur edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombëtare të arteve figurative “Ditët e Mios”.
42 artistë nga 10 vende të ndryshme të botës janë bërë pjesë e këtij aktiviteti që i kushtohet mjeshtrit të madh të pikturës shqiptare, Vangjush Mio. Artistët po punojnë në natyrë, duke sjellë ngjyrat dhe frymëzimin e tyre në qytetin e serenatave.
Kolonia “Ditët e Mios” është kthyer prej vitesh në një traditë të bukur kulturore që bashkon piktorë nga vende të ndryshme si Finlanda, Italia, Ukraina, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Greqia, Bullgaria, Rumania dhe Mali i Zi. Këtë vit, Korça është shndërruar në një laborator arti ku çdo cep i qytetit frymëzon nga një telajo. Shumë prej tyre ndodhen për herë të parë në Shqipëri dhe shprehen të mahnitur nga bukuria e natyrës dhe mikpritja e njerëzve. Vizita në shtëpinë muze të Vangjush Mios ka qenë për ta një moment frymëzimi të veçantë ku aty kanë gjetur motivin për të krijuar vepra që i kushtohen mjeshtrit korçar.

Artistë nga Ukraina, Rumania dhe Serbia e shohin këtë event si një mundësi për të shkëmbyer përvoja dhe për të njohur më mirë kulturën shqiptare. Ata po realizojnë piktura me motive të pazarit të vjetër dhe peizazheve përreth Korçës, të cilat i përshkruajnë si plot dritë, ngjyra dhe jetë.
"Eksperienca këtu për mua është për herë të parë dhe shoh që Shqipëria është një vend shumë i bukur me një natyrë të mrekullueshme. Kjo eksperiencë për artin dhe kulturën ka një rëndësi shumë të madhe. Ndihem shumë e lumtur që jam këtu sepse po takoj edhe kolegë të mi. Dua të pikturoj artistin Vangjush Mio në mënyrën se si e shoh unë atë, pas vizitës te shtëpia e tij muze”,-tha artistja Ksenia Perepechaieva.
“Unë vij nga Rumania, jam piktor dhe arkitekt po ashtu. Vij për herë të parë në Korçë dhe Shqipëri. Kam takuar këtu njerëz shumë të mirë, Korça qytet shumë i bukur. Bëra disa skica nga vende të ndryshme të qytetit dhe sot do t'i hedh në telajo. Do të pikturoj pjesë nga pazari i vjetër dhe rreth e rrotull Korçës. Qyteti ka natyrë dhe ngjyra shumë të bukura, në kohë shumë të mirë”,-tha Mugur Popa.
“Jam nga Serbia dhe kam nisur të pikturoj për kohë shumë të gjatë, gjithë jetën time, ndërsa profesionalisht që kur nisa studimet për pikturë. Vazhdoj të shpreh veten time përmes pikturës. Ky event është një mundësi për të zhvilluar aftësitë, për të takuar miq të rinj dhe për të shijuar këtë vend të mrekullueshëm pasi për mua është hera e parë këtu. Dje ishim në muzeun e Vangjush Mios dhe atje pashë shumë portrete. Është një artist i mrekullueshëm, ndërsa kam marrë shumë frymëzim prej tij. Kam zgjedhur të pikturoj një portret, do të miksoj realizmin dhe abstrakten, në fund do të shohim si do të dalë”,-Andjelija Brankoviç.

Pjesëmarrës nga Kosova sjellin në koloni motive personale dhe mesazhe optimizmi, duke theksuar se arti është mënyra më e bukur për të bashkuar njerëzit dhe për të përcjellë energji pozitive.
“Vij nga Kosova. Është hera e parë që vij në Korçë. Jam nga Kamenica, jetoj në Prishtinë. Merrem me pikturë prej dy vitesh. Kam një cikël me të cilin po punoj prej një viti me konceptin ‘Zgjohu me gjelat’, ‘Zgjohu në mëngjes herët, nise një ditë të mbarë’ dhe këtë mesazh dua të përcjell, ndaj edhe këtu dua të lë një pikturë të tillë. Jam shumë i lumtur që jam këtu”,-tha Arianit Lakna.
“Ditët e Mios” mbeten një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Korçës, që jo vetëm nderon figurën e mjeshtrit Vangjush Mio, por edhe e vendos qytetin në hartën e bashkëpunimeve ndërkombëtare të artit bashkëkohor. Për disa ditë me radhë, Korça do të jetë sërish kryeqyteti i artit figurativ, ku ngjyrat dhe emocionet e penelit do të flasin gjuhën e përbashkët të krijimtarisë./CNA
Më 28 Tetor të këtij viti shënohet 60-vjetori i Nostra Aetat...
Në 60-vjetorin e Nostra Aetate, deklaratës historike të Ko...
Ditën e sotme, më 28 tetor, shënohet 60-vjetori i Nostra A...
Gazetari dhe shkrimtari Agim Xhafka ka botuar librin e tij...
Një koleksion fotografish që datojnë nga viti 1921 po eksp...
Ernest Troshani (Simoni), një shenjtor që ecën mes nesh, d...
Skenaristi, humoristri, satiristi dhe autori i emisioneve,...
Një figurë e nderuar e mjekësisë korçare, doktori kirurg A...
Në teatrin “Migjeni” kanë nisur përgatitjet për edicionin ...
Mediat austriake vazhdojnë pa ndërprerje të raportojnë mbi...
Ali Bej Këlcyra zë një vend të rëndësishëm në historinë sh...
Në mëngjes te kafja si përherë dy minuta pas meje erdhi Ir...
“Kopshtet e pavarura të lumturisë”, një tragjikomedi me au...
Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, do të nderohet në ...
Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2025 i jepet autorit hung...
Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare këngëtari dhe ko...
Serenatisti i mirënjohur korçar, Nonda Kajno, u lind më 18...
Kantautori dhe një nga serenatistët më në zë të Korçës, No...
Në qytetin e Korçës u shfaq për herë të parë dokumentari “...
Shpallen fituesit e edicionit të tretë të Festivalit Ndërk...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...