Të enjten seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Në rend dite, një sërë projektligjesh
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...
Seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar do të ...

Shpërdoruesi i radhës shfaqet nga Shkodra. Quhet Agron Luka:
“Në një dalje publike dhe me rastin e një botimi libri të ri, prof. dr. Aurel Plasari në shoqërimin e kryeministrit Edi Rama, deklaruan me një lloj sigurie "m'të vërtetuar me dokumente' se: 'heroi kombëtar i gjithë shqiptarëve, nuk e ka ndërruar kurrë fenë kristiane'!”
Dhe, pas pikëçuditjes (!) vijon të tjerrë historinë e vet. Nuk bën keq ta tjerrë historinë e vet, si të dojë dhe sa të dojë, por vepron keq nëse shpërdoron fjalët e të tjerëve dhe tjerr mbi çfarë ka kurdisur vetë.
Regjistrimi i bisedës sime me nxënësit e shkollave të mesme për Gjergj Kastriotin, Skënderbeun, është publik dhe mund të dëgjohet bukur mirë se si kam përmendur faktin që Noli, në një ligjëratë të tij të fundit për historinë e Skënderbeut, ka ndërruar mendim dhe ka pohuar se nuk rezulton që Gjergj Kastrioti të ketë ndërruar fenë, të jetë konvertuar. Ja fjalët e mia para nxënësve:
“... një vjet a dy vite para vdekjes Noli ka mbajtur përsëri një konferencë, të cilën unë e kuptoj shumë mirë: ka shkruar tri veprat [për Skënderbeun] dhe mban një konferencë anglisht mbi disa probleme të historisë së Skënderbeut dhe korrigjon, me argumente, edhe librat e vet; jep argumentet se përse është përrallë tregimi që i ndërruan fenë, nuk ia kanë ndërruar, dhe jep argumentet e veta. Edhe për çështje të tjera...”
Kaq. Dhe këtë e kam thënë unë, kurse intriga që Aurel Plasari dhe kryeministri “deklaruan” (në shumës) dëshmon hallin e shpërdoruesit, sado i hollë t’i duket atij ky shpërdorim fort i trashë.
Këtë ndërrim mendimi të Nolit e kam trajtuar edhe në librin tim, që është i vitit 2010, d.m.th. i këtu e 22 viteve të shkuara, nuk përbën pra ndonjë gjë të re. Por, me sa shihet, shpërdoruesit parapëlqejnë të informohen për debate të historisë duke u futur në bisedat e autorëve me nxënësit e shkollave të mesme: zgjedhje e tyre.
Dhe as ndonjë farë “sigurie” a pasigurie nga ana ime në këtë mes nuk ka pasur aspak, sepse që Fan Noli ka ndërruar mendim, ky është fakt. Ja edhe konkretisht çfarë ka thënë Noli, afërmendsh për ata që duan ta lexojnë:
“Nga këto dokumente del: së pari, se Gjon Kastrioti dërgonte herë pas here një nga djemtë bashkë me ushtarët shqiptarë për të ndihmuar Sulltan Muratin e Dytë dhe që ky djalë kthehej në shtëpi në fund të çdo ekspedite; së dyti, që vetëm Konstandini, njëri nga djemtë e Gjon Kastriotit, u vra në një nga këto ekspedita turke përpara vitit 1443; së treti, që Skënderbeu u dha peng kur ishte 30 vjeç, dhe jo 9 vjeç siç na thotë Barleti dhe kjo ndodhi vetëm mbas disfatës që pësoi Gjon Kastrioti më 1430; së katërti, që djali i Gjon Kastriotit që përmendet në dokumentet e vitit 1410 dhe 1428 si peng i Sulltanit, mund të ketë qenë Stanisha, djali më i madh dhe i ati i Hamza Kastriotit.
Versioni që Skënderbeu dhe i ati i tij u konvertuan në islamizëm ka mundësi të jetë një tjetër mit i papranueshëm. Ka katër dokumente të viteve 1920, 1926, 1938 dhe 1949 ku Skënderbeu përmendet si i krishterë Gjergj. Është e vërtetë që në disa vepra letrare përmendet si mysliman, por nuk ka asnjë dokument arkivor të provojë që Skënderbeu u konvertua në fenë islame”.
Fan S. Noli, Probleme mbi letërsinë biografike për Skënderbeun, në “Dielli”, 14 dhjetor 1960.
E di që as duhet shpresuar prej shpërdoruesve të kërkojnë ndjesë: nuk duket ta njohin atë mekanizëm./ CNA.al
Në një nga festat e pafundme të tij, Gjergji, më “dënoi” d...
Presidenti Bajram Begaj ka dhënë një mesazh ngushëllimi pë...
Ndarja nga jeta të ikonës së kinematografisë shqiptare, Mi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të trishtë...
Ikona e filmit dhe teatrit, Mimika Luca, është ndarë n...
Aktorja e mirënjohur, Mimika Luca, është ndarë nga jeta në...
Ylli i kinematografisë shqiptare, aktorja shumëdimensi...
Ka ndërruar jetë mesditën e sotme Mimika Luca, aktorja e m...
Aktori dhe poeti shqiptar, Timo Flloko, është bërë bas...
Qeveria shqiptare ka njoftuar synimin e saj për ta kthyer ...
Mes Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë dhe ...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare ar...
Në Shqipëri turizmi natyror po njeh kohët e fundit një rri...
Qyteti i tij i lindjes Augsburg e nderon Bertolt Brech...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...