Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mbrëmja e djeshme në qytetin e Pogradecit u mbush me tingujt e ngrohtë të muzikës qytetare, në një koncert që solli emocione të veçanta për të pranishmit. “Serenatë mbi Liqen” ishte një ngjarje e mbushur me nostalgji dhe dashuri për serenatën pogradecare, një traditë muzikore që ka shoqëruar breza të tërë dhe që vijon të ruajë gjallërinë e saj edhe sot.
Në Odeonin e qytetit, nën tingujt e këngëve të vjetra dhe harmonive të njohura, u ngjitën në skenë të rinj që kanë përqafuar këtë rrymë muzikore, artistë të afirmuar nga zona e liqenit, por edhe emra të tjerë të muzikës së lehtë shqiptare. Spektatori i shumtë, i përbërë nga banorë vendas dhe vizitorë, përjetoi një udhëtim emocional përmes serenatave që janë identiteti muzikor i qytetit të Pogradecit.

Dirigjenti i Korit “Nostalgjia”, Jovan Shuke, i njohur ndryshe si “Xhuvi”, theksoi rëndësinë e mbajtjes gjallë të kësaj trashëgimie muzikore dhe u shpreh i entuziazmuar që serenata po përcillet me përkushtim te brezat e rinj.
“Unë gëzohem që këta të rinj po e vazhdojnë traditën e serenatës pogradecare dhe kjo është kënaqësia ime më e madhe. Kur i shoh këta orkestrantë kaq të përgatitur profesionalisht për serenatat pogradecare, mbetem jashtëzakonisht i kënaqur. Kjo duhet të vazhdojë për traditën e qytetit të Pogradecit dhe të mos humbasë kurrë serenata pogradecare. Ka hyrë një rrymë tjetër muzikore në ditët e sotme, por serenata nuk duhet të ‘vdesë’ asnjëherë”, tha Shuke.
Pjesë e koncertit ishte edhe këngëtarja Almenda Sulollari, e cila ndonëse vjen nga qyteti i Lushnjës, tregoi një lidhje të fortë shpirtërore me serenatën pogradecare. Ajo solli në skenë emocione të veçanta, duke kënduar këngën e parë që ka interpretuar si serenatiste, "Varkat po nisen”.
“Është një interes i veçantë për serenatën e qytetit të Pogradecit. Kjo u pa edhe tek unë, pasi vija nga një qytet tjetër, nga Lushnja, dhe pashë një bashkëpunim e një harmoni të ngrohtë. Një udhëheqës artistik që ishte kaq punëtor, zoti Jovan Shuke, na mësoi sesi ta trajtonim serenatën pogradecare. Kam kënaqësinë ta këndoj në qytetin e Pogradecit. Serenata e parë që kam kënduar ishte “Varkat po nisen””, u shreh Sulollari.
Në mesin e interpretuesve ishte edhe Agim Dandallaku, anëtar i grupit “Nostalgjia”, i cili foli për historikun dhe veçantinë e serenatës pogradecare, e cila daton mbi 100 vite më parë. Ai theksoi se përpjekjet e sotme janë të përqendruara në ringjalljen e këngëve të vjetra që rrezikojnë të zhbëhen nga kujtesa kolektive.
“Serenatat në Pogradec janë kënduar prej gati 100 vjetësh. Flas për serenatat e vjetra qytetare pogradecare që janë këngë shumë të bukura. Korça ka serenata, por i ka të vetat, ndërsa Pogradeci i ka të tijat. Secili qytet ka vlerat e veta në serenatë. Këtu janë kënduar këngë shumë të bukura dikur, por kanë filluar të humbasin. Tani po mundohemi t’i sjellim sërish në jetë. ‘Varkat po nisen’ është një këngë shumë e bukur pogradecare, ashtu si ‘Kroi Sylynjar’. Ka të rinj që po i këndojnë këto këngë, dhe kjo është një shpresë e madhe”, tha Dandallaku.
Për herë të parë në këtë koncert performoi edhe Viki Muçollari, një vajzë e re që ka zgjedhur t’i përkushtohet kësaj rryme. Ajo e cilëson serenatën si një pasion që e ka udhëhequr në rrugën e saj artistike, duke u ndikuar veçanërisht nga emra si Ermira Babaliu dhe Mihallaq Andrea.
“Unë vij nga një familje e thjeshtë. Kam pasur ndihmë nga profesori që më ka rritur. Nuk është se kam pasur një lidhje të hershme me serenatat, por më pëlqejnë si rrymë. Këngët që do të veçoja janë ato të Ermira Babaliut dhe Mihallaq Andreas. Besoj se ka shumë të rinj që e pëlqejnë serenatën. Ka shumë fëmijë që po i marrin parasysh këto fryma të reja muzikore”, u shpreh artistja Muçollari.
Koncerti “Serenatë mbi Liqen” do të vijojë edhe mbrëmjen e sotme në Odeonin e qytetit, ku pritet të ngjiten sërish në skenë artistë të tjerë që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin kontribut në ruajtjen e kësaj pasurie muzikore.
Ky event, përveçse argëtues, është edhe një thirrje për vlerësimin dhe ruajtjen e traditave që formësojnë identitetin kulturor të qytetit të Pogradecit.
Shtatë pjata dhe enë unike qeramike të pikturuara nga arti...
Këtë fundjavë, në qytetin e Pogradecit do të zhvillohet pë...
Nga Ventotene për CNA, Elvi FUNDO Dëshira për të shkuar n...
Me rastin e Ditës së Liqenit, në qytetin e Pogradecit për ...
Ikona e pop-it, këngëtarja suedeze Jenny nga grupi i famsh...
Prej disa ditësh, në qarqe të caktuara të industrisë së mu...
Një nga bandat muzikore më të njohura dhe jetëgjatë në bot...
Magjia e cirkut më të famshëm italian, "Marina Orfei", ka ...
Nga Shkëlqesia e Tij, z. Anar Huysenov, Ambasador i Republ...
Regjisori Leka Bungo është ndarë nga jeta në moshën 81-vje...
Kur i thashë Cales se ditën e dasmës sime dhe unë vesha fu...
Bota e letërsisë është e një mendimi: Jeta dhe të shkruari...
Artisti i njohur korçar, Devis Xherahu, ka vizituar varrin...
Eventi më i rendësishëm për fëmijë mbylli edicionin e tij ...
Një nga trashëgimitë e botës është edhe Kredoja e Nikeas, ...
Producentë të gjigandit amerikan të kinematografisë holliv...
Çmimet Amerikane të Muzikës 2025 nderuan disa nga emrat më...
UNESCO ka rekomanduar zyrtarisht që Lugina e Vjosës të shp...
Sipërmarrësi i njohur Gjergj Luca ka kujtuar ditën e lindj...
Një udhëtim emocional dhe artistik në jetën dhe veprën e n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...