Mjeshtri i drugdhendjes / 40 vite art mbi dru
Ky është Anastas Petridhi, gdhendësi i historisë së qyteti...

Shkëlqim Guçe, që prej vogëlisë spikati me energjinë e tij, dashurinë për vallet, isopolifoninë. Dashuri të cilën e kultivoi për vite të tëra. I rritur mes këngës, Shkëlqimi së bashku me 4 vëllezërit e tij do të trashëgonin nga nëna e tyre pasurinë e vyer të krahinës së Picarit. Në një rrëfim për vegjëlinë, studimet dhe më pas formimin e grupit Gurra e Picarit artisti s'i fsheh lotët, emocionet që ka marrë në gjithë këto vite nga duartrokitjet e publikut.
“Ne jemi 5 vëllezër, nëna jonë na ka rritur me isopolifoninë dhe vallet, unë e kam nisur aktivitetin që në vogëli në shkollen 9-vjeçare ku për herë të parë këndova disa vargje, më pas ndoqa studimet e larta dhe kështu dëshira u rrit çdo vit deri në krijimin e grupit Gurra e Picarit”, tha Guçe.
"Isopolifonia është një zhaner ku jo të gjithë mund ta interpretojnë pavarësisht dëshirës së tyre sepse kërkon mjeshtëri. Në këto kohë pavarësisht statusit të mbrojtjes nga UNESCO si pasuri botërore isopolifonia po merret më qafë nga disa pseudoartistë", u shpreh Guçe.
“Më vjen keq sepse jo çdokush mund të jetë i aftë për të drejtuar një grup artistik, pasi nuk mundet që pa njohur rrymën ti të mund t’i japësh publikut dhe aq më tepër të përfaqësosh krahinën tënde në aktivitete”, shton ai.
Mes trazirave të fillimviteve ’90, Shkëlqimi arriti të mbledhë grupe të ndryshme dhe sot me 5 artistë të tjerë ai përfaqëson Gjirokastrën në festivalet folklorike e jo vetëm.
“Ka qenë një amanet për formimin e grupit dhe unë ia dola, ne marrim pjesë jo vetëm në festivale, por edhe me agjencitë e ndryshme argëtojmë përmes isopolifonisë dhe kostumografisë të huajt që vijnë nga mbarë bota”, tha Shkëlqim Guçe.
Pavarësisht viteve, Shkëlqimi mban mend me detaje se si ka shkruar këngën Zog e Libohovës. “Isha në Libohovë afër rrapit, dielli lindi dhe unë duke parë lindjen e tij mbi mal, ujin, rrapin, fillova me vete të them vargjet e para. Shkova të gjej laps dhe letër dhe mendimet nga frymëzimi t’i hedh aty. Sot pas kaq shumë vitesh ndihem krenar që kënga këndohet nga artistë të ndryshëm”, shprehet Guçe.
Shkëlqim Guçe me grupin e tij Gurra e Picarit ka marrë pjesë në çdo aktivitet folklorik duke përcjellë përmes zërit dhe duke ruajtur me fanatizëm pa e tjetërsuar e pa e deformuar këngën labe. Isopolifonia ashtu si edhe muzika qytetare janë përballur përgjatë dekadave të fundit me vështirësitë e vijimësisë dhe përcjelljes te të rinjtë.
Kostumet që shoqërojnë këtë traditë të kënduar janë duke u dëmtuar dhe duke humbur shumë elementë me kalimin e kohës. Edhe përfaqësuesit e Ansambleve popullore kanë bërë vazhdimisht apel për mbështetjen e përcjelljes në mënyrë autentike të kësaj trashëgimie./ CNA
Ky është Anastas Petridhi, gdhendësi i historisë së qyteti...
Festivali i 75 i Sanremos u mbyll me finale emocionuese dh...
Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Shqipëri organ...
Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipër...
Një orë ari, e dhuruar kapitenit të anijes që shpëtoi më s...
Kuzhina e Azerbajxhanit është një nga më të vjetrat, më të...
Mitropoliti Dhimitri i Francës, President i AEOF-it dh...
Nga Ekrem Spahiu (Me rastin e 100-vjetorit të Republikës ...
Pogradeci është një nga qytetet e Shqipërisë që pjesë të t...
“In Memoriam për Ismail Kadarenë”. Ka qenë ky aktiviteti ...
Autori Viron Prodani ka sjellë një tjetër libër për lexues...
Këtë të premte në qytetin e Vlorës është përkujtuar 181-vj...
Gazetari Roland Qafoku ka botuar librin e ri “11 President...
Ish-futbollisti i Kombëtares dhe i disa klubeve në Shqipër...
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare studiuesi dhe shk...
-Zgjohu, Sandër! Zgjohu, o burrë! I fliste Ollga butë afë...
Rindërtimi i kishës së Shën Prokopit vijon në Kodrat e...
Gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri vihet re...
Mund të jetë detyra e një arkeologu të zbulojë zbulime...
Para pak ditësh Kongresi Amerikan me shumicë votash mirato...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...