Vrasja e efektivit/ Klodiana Lala: Duhet hetim i thelluar, kemi një dëshmor por asnjë dorëheqje
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...
Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se duhet një hetim i ...

Para pak ditësh Kongresi Amerikan me shumicë votash miratoi Rezolutën H.R. 5349 Akti vendimtar për Mësimin e së vërtetës rreth komunizmit në shkollat amerikane.
Akti vendimtar kaloi me shumicë vote në numrin 327 po dhe 62 jo, dhe kjo rezolutë të kaloi në senate dhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump ta firmosë atë menjëherë, e cila është pjesë e dokumenteve zyrtare në firmosjet e para që bënë me 20 janar kur ai pritet të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.
Në këtë kurrikulum mendohet se do të përfshihet edhe tragjedia shqiptare e rreth 46 vjet të diktaturës komuniste. Kjo rezolutë u përgatit nga kongresistja Maria Elvira Salazar Republikane e Floridës dhe përkrahur nga 27 kolegët e saj. Komunizmi është një nga ideologjitë politike më shkatërruese që bota ka parë ndonjëherë. Tha kongresistja Salzar duke folur në Kapitol Hill mësimi rreth së vërtetës së komunizmit tha ajo është e rëndësishme sepse të rinjtë tanë duhet të kujtojnë krimet e komunistëve, përfshirë ato që u janë shkaktuar zgjedhësve të mi dhe familjarët e tyre në diskritin 27 të Floridës (kubanezë, kinezë, shqiptarë, rusë, venezuelianë e të tjerë). Projektrezoluta thotë se mbi 100.000.000 njerëz kanë vdekur për shkak të trashëgimisë tragjike të komunizmit.
Studentët amerikanë meritojnë të dinë të vërtetën: komunizmi nuk është një premtim për një të ardhme më të barabartë- është një ideologji brutale që bie ndesh me demokracinë dhe vetë parimet mbi të cilat u themelua kombi. Mjerisht rinia jonë është gjithnjë e më e pavetëdijshme për trashëgiminë e errët të komunizmit, prej se kur më shumë se 100 milionë të vrarë dhe mbi 1.5 miliardë të mbajtur robër në kampet e internimit dhe të punës, deri më sot. Akti vendimtar i mësimdhënies së komunizmit do të ndihmojë për të korrigjuar këtë gabim ndërsa ne punojmë për ta fshirë këtë ideolologji të ligë në heqjen e saj prej hirit të historisë. Së bashku, ne mund të kujtojmë viktimat dhe të qëndrojmë në anën e duhur të historisë. Të dy përfaqësuesit e Kongresit si demokratët dhe republikanët u shprehën se: Të sigurohemi që të rinjtë e Amerikës dhe gjeneratat e ardhshme e udhëheqësve- të kuptojnë plotësisht rëndësinë e lirisë dhe demokracisë në Shtetet e Bashkuara është jetike. Ne duhet t'i edukojmë studentët tanë, për tmerret e komunizmit dhe totalitarizmit dhe unë jam krenare që bashkohem me Kongresisten Salazar, për këtë legjislacion të rëndësishëm tha ligjbërësi Drew Ferguson. Duke miratuar Aktin vendimtar për mësimdhënien e komunizmit, dhoma e përfaqësusesve do të sigurojë që brezat e ardhshëm të kujtojnë dhimbjen dhe vuajtjet e shkaktuar nga ideologjia brutale komuniste. Ron de Santis ka nënshkruar një ligj për Floridën një datë të re shtetërore si “Dita e viktimave të komunizmit në të cilën shkollave publike u kërkohet të mësojnë studentët rreth regjimeve komuniste. Dita e viktimave të komunizmit do të festohet në shkolla publike me 7 nëntor.
Ron de Santis, i cili me 20 janar merr detyrën e Sekretarit të Shtetit deklaroi se rinia amerikane duhet të jetë e vetëdijshme për krimet e komunizmit. Nderimi i njerëzve që kanë rënë viktimë e regjimeve komuniste dhe mësimi i studentëve tanë për ato mizori është mënyra më e mirë për të siguruar që historia të mos përsëritet.
Po Shqipëria, kur do ta bëjë një gjë të tillë? Kur do t'i kujtoj viktimat e komunizmit enverist, zyrtarisht dhe kur do t'i dënoj krimet e komunizmit. Shembulli nga Shtetet e Bashkuara dhe Europa ish-komuniste dhe jokomuniste. A duhet të besojmë në liri e demokraci dhe një të ardhme për fëmijët tanë. Zbuloni të vërtetën për veten dhe për brezat e ardhshëm.
Zotërinj, shtetarë, politikanë, parlamentarë, përballuni zyrtarisht me krimet e komunizmit. Të turpëroheni se keni 34 vite që s'keni kërkuar falje, ju mazhorancë e opozitë, caktoni datën e kujtesës, gjeni eshtrat e mbi 60,000 të zhdukurve, mos e mbyllni sesionin parlamentar me ideologjinë komuniste siç keni vepruar nga 34 vite. Si shqiptar duhet të ju vrasë ndërgjegjja që heshtni ndaj antikomunistëve shqiptarë që përballuan krimet më mizore, dhe përçuan paqen.
Ambasadori i delegacionit Europian si mund të diskutohet për të drejtat e liritë e njeriut nga ata politikanë e pushtetarë që heshtin nga 34 vite për krimet e komunizmit. Në përballuam diktaturën që Shqipëria të jetë pjesë e Europës, por kur Shqipëria ka 6000 të zhdukur pa varr, ka mbi 34 000 të burgosur që kan vdekur gjatë 34 viteve pa marrë asnjë falje nga këta politikanë që kujtojnë se ndërtohet demokracia me ideologjinë komuniste. Kjo Rezolutë e detyron shtetin shqiptar, mazhorancën e majtë, të djathtën, që të kërkojnë falje, që antikomunistët të drejtojnë shtetin dhe jo siç është vepruar nga 30 vite që po s'pate lidhje me diktaturën nuk mund të drejtosh institucione shtetërore. Kjo rezolutë e detyron shtetin shqiptar që të fusë në kurrikulumet shkollore krimet e komunizmit që të rritet një brez që ta dënojë krimin.
Zoti ambasador i Europës ku dhunohen të drejtat e antikomunistëve ai vend s'ka demokraci, por vetëm hipokrizi, në një vend ku drejtësia nuk lejon të kërkohen eshtrat e të zhdukurve të komunizmit, a mund të quhet demokratik? Në një vend ku ambasadorët e huaj nderojnë ditën e vendosjes së diktaturës si ditë çlirimi ai vend nuk është demokratik. Në një vend që antikomunistët përçmohen me pushtet e forcë a mund të bëhet pjesë e Europës. Le të shërbejë kjo Rezolutë e Kongresit Amerikan një reflektim dhe të mos heshtet siç ka ndodhur për 34 vite nga politika shqiptare, dhe nga amabasadorët e vendeve demokratike që i janë bashkuar heshtjes së politikës shqiptare. Është emergjencë kombëtare pas kësaj rezolute të Shteteve të Bashkuara që shteti shqiptar t'i dënojë me ligj krimet e komunizmit. Nuk mund të bëhemi pjesë e Europës me ideologjinë komuniste që manifeston mazhoranca dhe politika në përgjithësi.
Në emër të mijëra të zhdukurve shqiptarë nga Partia Komuniste, të 917 mijë viteve burg e internime falënderojmë kongresin amerikan duke ju shprehur mirënjohjen tonë për këtë rezolutë që i shërben paqes dhe dënimit të krimeve të komunizmit.
Dr. Besim NDREGJONI
Aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut
Presidenti i Unionit Mbarkombëtar Integrimit
të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipëri
Rr. "George W Bush” (godina e IIPP) Tiranë
Lejla e kujton me detaje atë ditë të shumë moteve më p...
Ekzistojnë plot shtrembërime madje të pavërteta dhe gë...
Me gëzof ngjyrë kafe dhe me lara, një specie e veçantë...
Pema e Krishtlindjeve është një traditë që ngroh zemra...
Në 6 dhjetor u kremtua në të gjitha Mitopolitë e vendit Ti...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo sa d...
Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte ...
Patriotit të shquar Themistokli Gërmenjit, përpara se ...
Gjithë të moshuarit e pallatit në Korçë i kishim të lezets...
“Mos i jep përparësi pamjes miku im, pasi ajo nuk do të zg...
Një pikturë nga René Magritte që përshkruan një peizaz...
Sot e kujtoj me buzagaz, por ka qenë shumë dramatike vajtj...
MANUALI I MERO BAZES PËR DASHURINËNjë pikëllim i fisëm, nj...
Me datë 31 tetor, në këtë vit, që përkon me 80-vjetori...
Lulja ato pak çaste pushimi rrinte te dritarja. Mbështeste...
Llazar Fundo, intelektuali korçar, një nga kontribuesi...
Pedagogu dhe politologu Ermal Hasimja sjell mendimin e tij...
Sa herë kam takim me botuesin shkoj gjysëm ore para. Sikur...
Mali i Korabit është mali më i lartë në Shqipëri dhe një n...
Nuk di pse në shtëpi shkova tek arka e vogël që kam në...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...