Parathënia e librit me poezi "Shi me baltë", të Mero Bazes
MANUALI I MERO BAZES PËR DASHURINËNjë pikëllim i fisëm, nj...

Sot e kujtoj me buzagaz, por ka qenë shumë dramatike vajtja ime në shkollë. Jo nga që nuk kishte lokale dhe mësues. Kishte, madje mbaj mend na donin shumë mësuesit, edhe roja i shkollës. Por zymtia nisi disa ditë para. Dhe ja si ndodhi e ja pse nuk më shqitet nga mendja.
Kur do filloja shkollën qemë në një gjendje ekonomike thuajse të vajtueshme. Punonte nëna dhe babai, por ishim tre fëmijë të vegjël, unë më i madhi sa kalova 6 vjeç. Bashkë me ne jetonin gjyshja, edhe xhaxhai. Ai atë mot qe student e bursën ia mori përsipër babai. E në fakt ia doli për katër vjet rresht. Shihet pra që ngelej pak për libra, për fletore apo... për çantën e shkollës.
Po afrohej dita e çeljes së vitit shkollor. Në kohën time dyert hapeshin më 1 shtator. Një javë para babai bleu librat e i mbështollëm me gazetat që i merrte ai nga zyra. I stivosëm mbi tavolinë në një cep dhe po prisja të më sillnin çantën. Nuk e mendoja fare si mungesë ndaj kaloja kohën duke luajtur në oborrin e pallatit me një top llastiku ngjitur me 6 pulla te biçikletar Jatagani. Por mbrëmjen e 31 gushtit pashë që çantë nuk do të kisha. Sa ishte larguar dhe xhaxhai te studimet në universitet e i kishte thithur ai krejt paratë e shtëpisë.
-Po çantë? - pyeta babain.
-Do bësh si do bësh ca ditë, -foli ai e gjoja po lexonte gazetën.
-Po si? Në dorë do i mbaj librat?
Mamaja gati duke qarë më afroi te krevati i gjyshes. Në fakt ishte krevati ku nuk flinte veç ajo, por edhe unë, edhe vëllai, edhe motra. Dy nga koka e dy nga këmbët. Ai krevat qe si konvikt i vogël për ne. Në dimër, ngaqë bënte ftohtë, mbulonim kokat të gjithë e ia krisnim muhabeteve poshtë jorganit me aq gaz e hare sa ende nuk gjej ditë të miat më të lumtura se atëherë.
-Cili është jastëku yt? - më pyeti mamaja.
-Ky i vogli.
-Ja, e marrim nesër në mëngjes, -e ngriti sipër, hoqi këllëfin, një copë si lino ngjyrë bezhë, -dhe opa, këtu fusim librat, -më tha.
Habisë sime nuk i la kohë. Se në çast i qepi një rryp pak më të trashë se lidhëzat e këpucëve dhe ma hodhi në krahë. Pastaj mori librat dhe e mbushi këllëfin. Mori formën e tyre dhe m’u duk pranueshëm. Bile më pëlqeu. Natën nuk e vura këllëfin te jastëku. Fjeta pa të. Kisha frikë mos dërsija dhe e bëja pis. Doja të ndriste ditën e parë të mësimit.
Në mëngjes e rrëmbeva dhe vrap në shkollë qysh në orën shtatë. Askush nuk më çoi nga gjumi, as lule nuk mora me vete. Se nuk më dhanë nëna a babai. Ata ishin në punë. Nëna qysh në gjashtë, babai një orë më pas. Isha thuajse i pari në fushën e madhe të futbollit, atje do bëhej çelja e vitit të ri. Kisha veshur tuta ngjyrë kaki ngaqë veç atë ngjyrë prodhonte kombinati i trikotazhit. Gjithë fëmijët ishim si të një ekipi, njësoj. Më ngrohu zysha, zëri dhe butësia e saj. Në drekë vrap në shtëpi e drejt te gjella e gjyshes. Kështu kaluan ditë dhe çanta pe lecke më ngjiti, u harmonizua me veshjen time dhe nuk m’u duk e veçantë ngaqë plot fëmijë në klasë të tilla çanta mbanin në krahë.
Një të shtunë nëna e mori ta lante. Ishte ftohur moti dhe e nderi për tharje brenda në kuzhinë. Në mbrëmje të dielën e vura te koka se mbante erë sapun, nga ai pesëmbëdhjetë lekshi që kishte aromë pastërtie një km larg. Por kur u zgjova pashë që kokën e kisha te jastëku i gjyshes. Nuk arrita të pyes se nëna më shpjegoi.
-Çantën, këllëfin d.m.th., e mori gjyshja. Iku në Tiranë sot e atje futi ca rroba të saj që mori me vete.
-Po unë në shkollë si do shkoj?
Ajo qeshi. Vuri mbi krevat një çantë të zezë. Shkëlqente.
-Ia dha xhaxhi Sofo babit dje. Posaçërisht për ty.
Sofo, shoku i babait, punonte në ambulancë. Te radioskopia. Çanta që i thoja unë, ishte një dosje ku futeshin filmat e grafisë. M’u duk përrallore. Përqafova nënën dhe ngjesha librat brenda. Dukesha si mësues. Por pa mbërritur gjyshja nga Tirana dosja u gris. Ditën kur ajo shkeli në Korçë e prita tek agjencia e autobusëve. Sa erdhi e përqafova me mall dhe i rrëmbeva çantën time, këllëfin e jastëkut që ajo ma gjezdisi deri në Tiranë.
Hyra në shtëpi, i zbraza teshat e gjyshes dhe ngjesha brenda librat. Më kapi një frikë kaq e madhe mos e përdornin prapë si valixhe ndaj të nesërmen sa shkova në shkollë i derdha sipër krejt shishen e bojës. Një hartë e madhe u shpërnda. Ajo njollë blu m’u duk si vulë e madhe që vërtetonte se çanta do ishte sot e tutje vetëm imja. E askujt tjetër.
Në fund të vitit, kur mora dëftesën më dhanë edhe fletë-lavdërimi. Nëna e babai më fërkonin kokën, unë fërkoja çantën. Ajo copë lecke qe dashuria ime e parë, qe lodra ime e dashur në ato kohë pa lodra./ CNA
MANUALI I MERO BAZES PËR DASHURINËNjë pikëllim i fisëm, nj...
Me datë 31 tetor, në këtë vit, që përkon me 80-vjetori...
Lulja ato pak çaste pushimi rrinte te dritarja. Mbështeste...
Llazar Fundo, intelektuali korçar, një nga kontribuesi...
Pedagogu dhe politologu Ermal Hasimja sjell mendimin e tij...
Sa herë kam takim me botuesin shkoj gjysëm ore para. Sikur...
Mali i Korabit është mali më i lartë në Shqipëri dhe një n...
Nuk di pse në shtëpi shkova tek arka e vogël që kam në...
Festivali Ndërkombëtar i Video Artit “Gjon Mili” ka tërhe...
Qe mbrëmje e ngrohtë qershori. Nga ato kur ndihet qysh...
Çmimi Nobel për Paqe këtë vit i është ndarë grupit japonez...
Çmimi Nobel për Letërsinë i është dhënë Han Kang, nj...
Çmimi Nobel në Kimi është ndarë në dy pjesë. Një ndër fitu...
John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fituan Çmimin Nobel ...
U çudita kur vajza te kasa e bankës më tha, duhej të d...
Çfarë mund të quhet art? Kjo është një pyetje shekullore m...
Fluturimet nga Amerika në Tiranë përherë i bëj me transit ...
Episodi i parë i serialit të shumëpritur shqiptar “Prokuro...
Nisma ligjore, kërkesa, mijëra diskutime dhe mendime kemi ...
Nga jashtë dukej si një kuti xhami ku brenda saj qëndronte...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...