Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nga Ekrem Spahiu
(Me rastin e 100-vjetorit të Republikës së parë)
Nëse do të shtronim një pyetje për qytetarët, politikanët dhe historianët shqiptarë se kur daton forma “Republikë” e regjimit politik që aktualisht konstituon Shqipëria, ka mundësi që shumica e qytetarëve nuk e dinë, politikanët ka mundësi të mos përgjigjen fare, ndërsa historianët ka mundësi të skuqen nëse me të vërtetë njihen për të tillë.
Pa disponim politik, por thjesht dhe vetëm në respekt të historisë, ashtu si është zhvilluar, askush nuk mund të kundërshtojë se:
"Sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913, Shqipëria ishte përcaktuar si principatë, pra, shtet monarkik. Kongresi i Lushnjës e konfirmoi këtë formë regjimi, por, derisa të zgjidhej çështja e mbretit, vendin e tij do ta zinte Këshilli i Naltë, i cili kishte kompetencat e Kryetarit të Shtetit dhe këto ishin të shprehura në statut."
Ndër të drejtat kryesore statutore ishte: “Këshilli i Naltë zgjedh Kryeministrin dhe emnon këtë dhe ministrat e zgjedhun prej tij”.
Në 5 janar të vitit 1925, qeveria e atëhershme e Iljaz Vrionit dha dorëheqjen dhe, një ditë më pas, Ahmet Zogu u zgjodh Kryeministër.

Sidoqoftë, për arsye të paqëndrueshmërive të deriatëhershme të shtetit shqiptar, Asambleja Kushtetuese, më 31 janar 1925 e shpalli Shqipërinë “Republika Shqiptare” dhe Ahmet Zogu u zgjodh Kryetar i Republikës, “President de la République élu par l’assamblée nationale” sipas njohjes ndërkombëtare, ku presidenti është edhe kryetar i qeverisë.
Zogu erdhi në fuqi me një program të qartë politik. Në planin e brendshëm, për herë të parë sanksionohej që “ushtria duhet të vihej në mbrojtje të shtetit dhe të nderit kombëtar” dhe jo të partive politike. Sipas programit të qeverisë, suprimohej Ministria e Luftës dhe në vend të saj krijohej një “Komandë e Përgjithshme Armate”, ku Presidenti ishte edhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në planin e jashtëm përcaktohej:
“Nuk duem të jemi foleja e ideve aventuriste që prishin qetësinë e shtetit, ashtu edhe të shteteve fqinj. Respektojmë të drejtat ndërkombëtare të gjithë shteteve, ashtu duem të respektohemi edhe ne.Me një fjalë, politika e jashtme ka me qenë mbrojtje e indipendencës dhe integriteti i shtetit tonë”.

Ishin kohë të mjegullta. Revolucioni i Tetorit në Rusi kishte krijuar raporte të reja forcash, të cilat nuk ishin më vetëm gjeopolitike, por edhe ideologjike, madje të institucionalizuara e të përfaqësuara nga një instrument shtetëror.
Një ndarje e tillë mbi baza ideologjike ndodhte për herë të parë në historinë e njerëzimit.
Nisur nga madhësia dhe potencialet e Rusisë, si dhe nga fakti që një ideologji e re dhe e paprovuar zakonisht bëhet atraktive, bota po përvijohej dalëngadalë në dy grupime të mëdha: nga njëra anë, grupimi i ri ideologjik komunist dhe, nga ana tjetër, grupimi i së djathtës tradicionale.
Në këtë kuadër mund të lexohet më mirë e më qartë edhe ndërmarrja e Ahmet Zogut për t’i dhënë fund kaosit disavjeçar (në një periudhë prej vetëm 7 vjetësh pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, do të ndërroheshin 14 qeveri), ku pati më shumë vakum pushteti, sesa ushtrim pushteti; më shumë mungesë stabiliteti, sesa stabilitet e siguri dhe, rrjedhimisht, më shumë pasiguri kombëtare.
Ndërkohë, kërkohej zgjidhja e duhur për t’i prerë rrugën depërtimit të ideologjisë komuniste dhe për ta mbajtur Shqipërinë të lidhur me Europën.
Këtyre qëllimeve u shërbeu hartimi dhe miratimi i Statutit Themeltar me atributet e Kushtetutës, përmes së cilës Shqipëria shpallej Republikë, me veçorinë që Presidenti i Republikës do të kryesonte edhe qeverinë. Pushteti legjislativ u nda në dy dhoma: Dhoma e Deputetëve dhe Senati, një praktikë parlamentare e praktikuar për herë të parë në Shqipëri.
Ndërkohë, u hartua një ligj me disa aspekte moderne për kohën lidhur me zgjedhjet parlamentare. Kështu, vendosej një ekuilibër në funksionimin e parlamentit, një karakteristikë kjo e vendeve të zhvilluara.
Gjithsesi, nisur nga kushtet kur Shqipëria u shpall Republikë, nga tradita e mangët parlamentare dhe nga nevoja për përqendrim pushtetesh, legjislacioni i vendit kishte edhe kufizimet e tij. Por, ky popull i vuajtur dhe thuajse për vite të shumta i paqeverisur, kishte tani ku të mbështetej: kishte shtetin e vet, i cili do të krijonte kushtet për një kohezion më të mirë kombëtar ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve që i paraqiteshin vendit në ato kohëra e situata delikate.
Gjithçka nisi që në hartimin e Kushtetutës së parë të vendit, përmes së cilës Shqipëria shpallej për herë të parë Republikë.
Kushtetuta e parë u ndërtua sipas modelit të Kushtetutës Amerikane dhe kjo flet shumë për orientimin perëndimor të vendit.

Po të marrim parasysh trashëgiminë e gjatë osmane të vendit, një kalim i tillë ishte sa i guximshëm, aq edhe i rrezikshëm. Por koha vërtetoi se ishte zgjidhja më e domosdoshme për të ruajtur të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Pikërisht këtu nis edhe shpjegimi i mbështetjes që menjëherë i dhanë qeverisë së Zogut kancelaritë e Europës. Do të ishte pikërisht Anglia, fuqia e madhe demokratike e kohës, e cila e njohu menjëherë qeverinë e Ahmet Zogut.
Presidenca e Republikës shtroi, kështu, themele mbi të cilat, pas vetëm pak vitesh, do të ngrihej mbretëria që do të përfaqësohej nga i njëjti personalitet. Diktatura komuniste, jo vetëm që nuk e njohu “Republiken Shqiptare”, por edhe e dënoi me vdekje në mungesë Ahmet Zogun, shtetarin që udhëhoqi shtetin më jetëgjatë shqiptar përpara Luftës së Dytë Botërore.
Diktaturës komuniste i duhej ky verdikt, midis të tjerash, edhe për ta filluar historinë e Republikës së Shqipërisë më 11 janar 1946, jo më 31 janar 2025!
Ndërkohë, shteti demokratik shqiptar konstitucionalizon që në Nenin 1, se “Shqipëria është Republikë parlamentare”, por “harron” ta njohë, me Protokoll Shtetëror, ditën e themelimit të saj, si ditë feste zyrtare, ditë përkujtimi apo ditë e shënuar. Një handikap kulture politike kombëtare, kur shohim se “Dita e Republikës” renditet në kalendarin zyrtar të shumicës së shteteve në botë./ CNA
Pogradeci është një nga qytetet e Shqipërisë që pjesë të t...
“In Memoriam për Ismail Kadarenë”. Ka qenë ky aktiviteti ...
Autori Viron Prodani ka sjellë një tjetër libër për lexues...
Këtë të premte në qytetin e Vlorës është përkujtuar 181-vj...
Gazetari Roland Qafoku ka botuar librin e ri “11 President...
Ish-futbollisti i Kombëtares dhe i disa klubeve në Shqipër...
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare studiuesi dhe shk...
-Zgjohu, Sandër! Zgjohu, o burrë! I fliste Ollga butë afë...
Rindërtimi i kishës së Shën Prokopit vijon në Kodrat e...
Gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri vihet re...
Mund të jetë detyra e një arkeologu të zbulojë zbulime...
Para pak ditësh Kongresi Amerikan me shumicë votash mirato...
Lejla e kujton me detaje atë ditë të shumë moteve më p...
Ekzistojnë plot shtrembërime madje të pavërteta dhe gë...
Me gëzof ngjyrë kafe dhe me lara, një specie e veçantë...
Pema e Krishtlindjeve është një traditë që ngroh zemra...
Në 6 dhjetor u kremtua në të gjitha Mitopolitë e vendit Ti...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo sa d...
Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte ...
Patriotit të shquar Themistokli Gërmenjit, përpara se ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...