Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ish-futbollisti i Kombëtares dhe i disa klubeve në Shqipëri, "Nderi i Kombit" Sabah Bizi mbylli sytë një ditë më parë në Shkodër në moshën 77-vjeçare.
Në nderim të figurës së tij, stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër hapi dyert e mortit duke pritur këtë të premte qindra e qindra qytetarë dhe tifozë të Vllaznisë e jo vetëm, që këtë herë i madhi Bizi i mblodhi për herë të fundit.
“Sot është një ditë e trishtuar për të gjithë Shkodrën, sportin e futbollin në veçanti. Sabah Bizi është një figurë e jashtëzakonshme, frymëzues për brezat e rinj.Është identiteti i klubit, identiteti i Vllaznisë. Figurë që ka dhënë kontribut, emocione dhe ne si brez jemi rrit me modelin e tyre. Do të jetë figurë që do të frymëzojë gjithmonë.
Ngushëllime familjes Bizi.Unë e mbaj mend atë moment që erdhi tek dhomat e zhveshjes. Ishte emocion. Unë e kam takuar edhe në ditëlindje. Herë pas here flisnim në telefon. Ardhja e tij në stadium dhe tek dhoma e zhveshjes ishte krenari.Unë do i kisha propozuar këshillit bashkiak dhe Bashkisë, që figurat të përjetësohen jo vetëm në zemër por edhe në tribuna. Katër tribunat kryesore të stadiumit të Shkodrës të marrin emrin e katër korifejve të futbollit Sabah Bizi, Ramazan Rragamiz Mehdin Zhega dhe Paulin Ndoja”, tha Alban Xhaferri.
“Sot është një ditë e trishtë, ditë e zezë për mua dhe për të gjithë miqtë e Sabah Bizit.Për familjen e komunitetin e futbollit. Sabah Bizi është ikonë, legjendë me kontributet e tij te Vllaznia por gjatë gjithë jetës së tij. Sabahi humbi shikimin por nuk mungoi në stadium. Ai ka jetuar me futbollin. Në këtë ditë të trishtë dua t'i shpreh ngushëllimet Brikenos e të gjithë familjës Bizi por edhe të gjithë futbollistëve e ish-futbollistëve dhe komunitetit futbollistik shqiptar. Kujtimi i tij do jetojë gjatë sepse është një nga figurat më të mëdha. Takimi i fundit me të ishte në telefon, para ndeshjes me Celinë kur më tha president dua të vij të shoh ndeshjen. Dhe pse nuk shikonte ai sërish vinte në stadium. Më parë jemi takuar në Shkodër. Është nder për të gjithë që një impiant apo ambient sportive të përjetojë emrin e Sabah Bizit", është shprehur Presidenti i Fedaratës, Armand Duka.
“60 vite shoqëri. Qëkur nisëm futbollin pa u nda asnjëherë, përveç 4 muajve të fundit që ishte nëpër spitale. I përkryer ishte. Kemi qënë bashkë dhe me moshë. Kur ka qënë në fushë ai ka qënë gjithçka. Ishim të sigurtë me të në lojë", tha Pulin Ndoja.
"Futbolli Shkodran e ai shqiptar, historia e tij nuk do ishte kjo që është pa emrin e Sabah Bizit.Ai mbetet një prej emblemave në futbollin Shqiptar. Nëse dikush do të kuptojë pak nga karakteri i Sabah Bizit mjafton të shohim historinë kur Loro Borici thirri një djalë 19-vjeçar për të përballuar një kolos siç ishte Becanbaer. Jo vetëm që është histori unike por nuk mundet me u përsërit më. Ngushëllime të ghithëve", tha Rudi Vata.
“Shkodra sot ka humbur shumë. Unë Sabahin e kam shembull në jetë dhe pas futbollit. Njeri i mirë, futbollist i mirë, trajner i mirë, mik i mirë. Unë kam humb një shok të zemrës. Propozimi im është që stadiumit të Shkodrës t'i vendoset emri Sabah Bizi. Është më i madhi i të gjitha kohrave bashkë me Panajot Panon"
“Sabahin e kam patur shok që në vitin '68, kur ishim ushtar. E që nga ajo ditë nuk jam ndarë me të. Flisja 2 herë në javë dhe kur nuk ishte mirë me shëndet. Dihet kush është Sabahi e nuk ka nevojë të thurësh legjenda për të. Në krye ka qënë Sabahi”, u shpreh Faruk Sejdini.
"Sabah Bizi për mua është një brilant që sot jemi mbledhur ta çojmë në shtëpinë e fundit por që kontributi i tij do vijojë. Jemi inspiruar nga loja dhe na ka bërë krenar, fati im më i madh ka qënë trashëgimi i fanellës së tij. Mendoj që Sabahi ka qënë lojtari më i mirë e të gjithë kohrave në futbollin shqiptar”, tha Fatbardh Jera.
“Ndarja nga jeta e Sabahit na trishton. Sa është gjallë thu po shkoj ta takoj, ose do e shoh nëpër Shkodër. Por ndërkohë ndihem i mbushur e optimist se ai dha për Shkodrën e Shkodra po e nderon. Je në kujtesë, kthehesh ne gjigand përjetësohesh. Nëse do të thuash Vllazni do thuash Sabah dhe anasjelltas.Është e pamundur të mos thuash Vllaznia e Sabahut. Ai ka lënë jashtëzakonisht shumë gjurmë në qytet. Sabahi është lindur në rrugicat e Shkodrës, që në shkollë mbante top lecke e i tha gjermanit prit se jam dhe unë këtu dhe pse 17 vjeç. Jam marrë shumë me problemet e sportit në karrierën time. Por vëmendjen e kam pas gjithmonë tek ekipi i Vllzanisë. Ajo ishte fut te gjoksi jem" u shpreh Osman Mula.
“Jemi sot këtu për t'i dhënë lamtumirën legjendës së futbollit.Një njeriu që i përkiste jo veç Shkodrës por gjithë Shqipërisë. E kemi brohoritur, mbështetur e përkrahur.Ndonjëherë kur e kemi pasur kundërshtar duke e vlerësuar shumë, unë kam qënë në këto pozicione. Duket si ngjarje e pabbesueshme, ne si shoqëri kemi nevojë për shembuj të tillë. Shprehim ngushëllimet së pari i takojnë familjes, të afërmve por edhe gjithë sportistëve. Shkodrës do i mungojë një nga ikonat e saj", tha Luçiano Boçi.
Sabah Bizi ka qenë një nga personazhet më të vlerësuara në futbollin tonë. Ai është nderuar me titullin “Nderi i Kombit”. Po ashtu, në një anketë për vlerësimin e futbollistëve të shekullit të kaluar në Shqipëri, Sabah Bizi është renditur në vend të dytë.
Lamtumirë legjenda Sabah Bizi!/ CNA
Ndërron jetë në moshën 81-vjeçare studiuesi dhe shk...
-Zgjohu, Sandër! Zgjohu, o burrë! I fliste Ollga butë afë...
Rindërtimi i kishës së Shën Prokopit vijon në Kodrat e...
Gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri vihet re...
Mund të jetë detyra e një arkeologu të zbulojë zbulime...
Para pak ditësh Kongresi Amerikan me shumicë votash mirato...
Lejla e kujton me detaje atë ditë të shumë moteve më p...
Ekzistojnë plot shtrembërime madje të pavërteta dhe gë...
Me gëzof ngjyrë kafe dhe me lara, një specie e veçantë...
Pema e Krishtlindjeve është një traditë që ngroh zemra...
Në 6 dhjetor u kremtua në të gjitha Mitopolitë e vendit Ti...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo sa d...
Piktura të reja murale kanë dalë në dritë në disa objekte ...
Patriotit të shquar Themistokli Gërmenjit, përpara se ...
Gjithë të moshuarit e pallatit në Korçë i kishim të lezets...
“Mos i jep përparësi pamjes miku im, pasi ajo nuk do të zg...
Një pikturë nga René Magritte që përshkruan një peizaz...
Sot e kujtoj me buzagaz, por ka qenë shumë dramatike vajtj...
MANUALI I MERO BAZES PËR DASHURINËNjë pikëllim i fisëm, nj...
Me datë 31 tetor, në këtë vit, që përkon me 80-vjetori...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...