Koncerti i muzikantëve kroatë në Tiranë dhe Shkodër mahniti publikun
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Republ...

Ambasada Gjermane në Tiranë ka çelur një ekspozitë digjitale përmes së cilës pasqyrohet se si mijëra shqiptarë mësynë pranë Ambasadës për të kërkuar mbrojtje nga regjimi komunist.
Ekspozita digjitale paraqet imazhe origjinale nga kjo periudhë. Ambasasori gjerman, Karl Bergner, e ka cilësuar si një datë historike.
Bergner shton se përmes ekspozitës përkujtohen viktimat e përndjekjes politike nën sundimin komunist.
Kjo ekspozitë virtuale, theksoi ambasadori, e cila tregon pamje origjinale të asaj periudhe, u prezantua për herë të parë në vitin 2020 me rastin e 30-vjetorit. Për shkak të rëndësisë së ngjarjeve dhe imazheve lëvizëse, është rikthyer sërish në ekspozitën online.
“Mirë se erdhët - Willkommen
Të dashur vizitore dhe vizitorë të ekspozitës sonë virtuale,
ju uroj përzemërsisht mirëseardhjen në hapësirën e ekspozitës sonë digjitale!
Në cilësinë e ambasadorit gjerman në Shqipëri për mua është kënaqësi që me këtë ekspozitë po përkujtojmë një ngjarje të rëndësishme historike: dyndjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë, që ndodhi si sot 34 vjet më parë.
Asokohe rreth 5.000 qytetare dhe qytetarë shqiptarë kërkonin strehim në ambasadat e huaja në Tiranë. Në territorin e Ambasadës Gjermane, ndërtimi i së cilës kishte përfunduar vetëm pak muaj më parë, në fund gjendeshin më shumë se 3200 njerëz. Ata donin me çdo kusht të largoheshin nga Shqipëria komuniste nën tiraninë e vet staliniste. Rreziku, që ata kësisoj morën përsipër për vete dhe dhe familjet e tyre, ishte jashtëzakonisht i madh.
Njerëzit ishin në kërkim të lirisë, mirëqenies, në kërkim të një fillimi të ri. Një pjesë mes tyre ishin të frymëzuar edhe nga pamjet e transmetuara në televizion për refugjatët gjermano-lindorë të vitit 1989.
Pas dhjetë ditësh konflikti dramatik u zgjidh. Pas bisedimesh të vështira me palën shqiptare komuniteti ndërkombëtar arriti të kishte sukses - qeveria ra dakord me largimin nga vendi. Ky i fundit ndodhi natën e datës 12 korrik përmes Durrësit në drejtim të Italisë e më pas me tren drejt Gjermanisë.
Ne dëshirojmë që përmes ekspozitës sonë të nderojmë kurajën e të larguarve dhe të përkujtojmë viktimat e përndjekjes politike nën sundimin komunist. Edhe pse ato dhjetë ditë të pushtimit të Ambasadës ishin vetëm një episod i shkurtër, ajo arratisje masive paralajmëroi fillimin e ndryshimit politik në Shqipëri.
Kjo ekspozite virtuale, e cila tregon pamje origjinale të asaj periudhe, u prezantua për herë të parë në vitin 2020 me rastin e 30-vjetorit. Për shkak të rëndësisë të ngjarjeve dhe imazheve lëvizëse, ne kemi vendosur ta hapim sërish këtë ekspozitë online.
Dëshpërimi dhe mungesa e perspektivës, që i shtynë njerëzit asokohe drejt ambasadës, duhet të na jenë paralajmërim për të tashmen dhe të ardhmen: sepse është fjala për lirinë, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik të të gjithëve. Kurrë më diktaturë, kurrë më terror dhe tirani!
Shqipëria është sot pjesë e familjes europiane dhe një vend me një proces jo gjithnjë të lehtë transformimi pas vetes. Gjermania do të vijojë të jetë edhe në të ardhmen në krah të qytetareve dhe qytetarëve shqiptarë në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.
Dhe tani u uroj të gjithë vizitorëve, që duke klikuar përmes ekspozitës sonë të argëtohen shumë e të përftojnë njohuri të reja!
Përzemërsisht,
I Juaji Karl Bergner”, shkruan ambasadori Bergner./ CNA
Të tjera pamje mund t'i shihni Këtu
Organizuar nga Ambasada e Republikës së Kroacisë në Republ...
Biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë, që quhet edhe biblio...
I dalë nga shtypi javë më parë, libri i ri i autorit X...
Nisi kot si muhabet. Për fjalën i krisur. Ç’kuptim ka, kur...
‘Vala Fest’, ka nisur nga Shkodra turin e koncerteve dhe f...
“Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve”, u titullua dokumen...
Sot, 25 qershor 2025, shënohet 78-vjetori i publikimit të ...
Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë feston 75 vite nga the...
Korça, qyteti i artit, kulturës dhe historisë së pasur, ka...
Këtë fundjavë, në qytetin e Pogradecit zhvillohet për herë...
Mbrëmja e djeshme në qytetin e Pogradecit u mbush me tingu...
Shtatë pjata dhe enë unike qeramike të pikturuara nga arti...
Këtë fundjavë, në qytetin e Pogradecit do të zhvillohet pë...
Nga Ventotene për CNA, Elvi FUNDO Dëshira për të shkuar n...
Me rastin e Ditës së Liqenit, në qytetin e Pogradecit për ...
Ikona e pop-it, këngëtarja suedeze Jenny nga grupi i famsh...
Prej disa ditësh, në qarqe të caktuara të industrisë së mu...
Një nga bandat muzikore më të njohura dhe jetëgjatë në bot...
Magjia e cirkut më të famshëm italian, "Marina Orfei", ka ...
Nga Shkëlqesia e Tij, z. Anar Huysenov, Ambasador i Republ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...