web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara/ Procedohen lushnjari dhe kosovari

8 Tetor 2022, 17:12, Kronika CNA
Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara/ Procedohen
Foto ilustruese

Dy persona janë proceduar penalisht, pasi tentuan të kalonin kufirin në Rinas me dokumente të falsifikuara.

Bëhet fjalë për shtetasit Xh. J., 49 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë dhe K. R., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit ka rezultuar se ata kishin paraqitur dokumente identifikimi të falsifikuara, për të dalë jashtë Shqipërisë.

Më pas, gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të bagazheve të tyre, kanë gjetur dokumente të tjera të falsifikuara./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga