E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.18/1 të vitit 2025, ndaj tre shtetasve ukrainas të pandehur:
Nazar Khamuilo, aktualisht nën masën e sigurimit personal “arrest në burg” dhe i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Mark Petrenko me masë sigurimi “arrest në burg“ dhe i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Karol Oskiera, me masë sigurimi “arrest në burg“ të paekzekutuar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit te personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 28/4, 110/a paragrafi i parë, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Prokurorët e posaçëm të çështjes kërkuan pushimin e akuzës për tre shtetasit e tjerë, pjesë e këtij procedimi penal :
Oleh Kulsha, Marianna Syzareva, Oleksander Tavorskyi.
Rrethanat e fakteve :
Më 11 nëntor 2024, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u paraqit një ankesë elektronike nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri, sipas së cilës shtetasi ukrainas, Z. M dyshohej se mbahej dhe detyrohej të punonte kundër dëshirës së tij në Vlorë. Pas verifikimeve, policia lokalizoi fillimisht një banesë me qira në lagjen “Demokracia”, ku gjeti disa shtetas ukrainas me laptopë, të cilët punonin në aplikacione të ndryshme. Ata dërgonim mesazhe dhe linqe me anë të programeve automatike, me qëllim rekrutimin e personave të tjerë për përpunimin, transportin dhe shitjen e lëndëve narkotike në shtete të ndryshme të Europës Lindore. Është provuar se ky grup kriminal i vendosur në Shqipëri është pjesë e një grupi më të madh ndërkombëtar të trafikimit të lëndëve narkotike, i cili vepron në disa vende të ish-Bashkimit Sovjetik
Në vendngjarje u sekuestruan pajisje elektronike dhe u konstatua se pasaportat e shumicës së personave mungonin. Hetimi zbuloi modus operandi-n të organizatorëve dhe të mbikqyrësve të cilët nën presionin e dhunës dhe kërcënimeve i privonin nga mundësia për t’u larguar nga puna dhe nga Shqipëria. Atyre i tregoheshin vazhdimisht video dhune ndaj anëtarëve të tjerë të grupit, të cilët nuk arrinin rezultate në punë. Personat e rekrutuar nuk ishin në dijeni të natyrës së vërtetë të punës dhe i nënshtroheshin testit të poligrafit në fazën e rekrutimit. Në Vlorë u zbuluan tre ambiente ku mbaheshin në kushte banimi dhe pune personat e rekrutuar. Në total janë gjetur dhe sekuestruar 24 pasaporta të shtetasve të shtetasve të huaj që dushohet se kanë punuar në këto tre ambiente për disa javë ose muaj.
Shtetasi Z.M si dhe persona të tjerë ishin rekrutuar përmes aplikacionit Telegram me premtimin për një punë zyre në Poloni. Pas një interviste dhe testit të poligrafit, të kryer në Varshavë, dërgoheshin në Shqipëri. Në Shqipëri të gjithë ishin të detyruar të përdornin pesudonime dhe mos të thërrisnin njëri-tjetrin me emrat përkatës. Hetimet arritën të identifikonin të gjithë personat që qëndronin pas cdo pseudonimi dhe më konkretisht ; Nazar Khamuilo mbante pseudonimin (“Kika”), Mark Petrenko ishte (“E Premtja”) dhe Karol Oskiera ishte (“Veterineri”).
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Agjencinë kundër Narkotikëve (DEA) në Shtetet e Bashkuara dhe Autoritetet Gjyqësore Ukraianase për ndihmën e shpejtë dhe mbështetjen për zbulimin e personave të përfshirë në rekrutimin dhe shfrytëzimin e të rinjve për t’i bërë pjesë e grupit kriminal./ CNA
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qyt...
Një i ri 23-vjeçar u arrestua në flagrancë në Vlorë, pasi ...
Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e dj...
Emisioni “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën, publiko...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Duhanas t...
Policia e Tiranës ka goditur dy raste të organizimit të lo...
Një shtetas 32-vjeçar u arrestua provizorisht në Tiranë, m...
Dy shtetase nga Rumania u vunë në pranga në qytetin e Fier...
Një tjetër rast i trafikimit dhe shitjes së armëve të zjar...
Më datë 10.03.2026, rreth orës 01:50, në rrugën “Vasil Ndo...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi ka n...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në zonën e Saukut ...
Një 37-vjeçar i dënuar nga GJKKO për pjesëmarrje në grup k...
Një 55-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi tentoi të kont...
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në lagjen "Guerril...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit d...
Një 67-vjeçar u vu në pranga në Berat, pasi përbënte një r...
Një shqiptar është burgosur për sjellje dhune ndaj ish-të ...
Një ambient i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...