web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika në Bulqizë/ Plagosen 3 persona, përfshihen edhe familjarët

11 Mars 2026, 08:01, Kronika CNA

Sherr me thika në Bulqizë/ Plagosen 3 persona, përfshihen edhe

Tre persona kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, ku dyshohet se, pas një konflikti të çastit, janë konfliktuar fizikisht shtetasit Q. B., A. T. dhe D. H., të cilët janë shoqëruar menjëherë nga shërbimet e Policisë në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rreth orës 21:00, në ambientet e jashtme të një lokali janë mbledhur familjarët e shtetasve të shoqëruar në komisariat, ku shtetasit J. C. dhe Y. Sh. janë konfliktuar fizikisht me shtetasit R. D., A. K. dhe R. T.

Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të dëmtuar, dyshohet me mjete prerëse, shtetasit R. D. dhe A. K. 

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, me qëllim kapjen e dy autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve J. C. dhe Y. Sh.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA





Lajmet e fundit nga