Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë zhvilluar një operacion në Sarandë, ku janë ndaluar me iniciativë katër punonjës policie, të dyshuar për shpërdorim detyre dhe favorizim të veprimtarive të paligjshme.
Sipas njoftimit zyrtar, në pranga kanë rënë Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë shef komisariati, Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve, Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin, si dhe Inspektor Robert Çullaj, specialist zone.
Ndaj tyre rëndojnë dyshime për konsumimin e veprave penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, të kryera në bashkëpunim.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se funksionarët e policisë dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërhyrë për ndalimin e paligjshmërisë dhe duke kryer veprime procedurale në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale.
Sipas AMP-së, personat nën hetim dyshohet se kishin krijuar skema për përfitime të paligjshme, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë ndaluar me iniciativë punonjësit e policisë: Komisar Gëzim Bashllari, me detyrë Shef Komisariati; Nënkomisar Andi Duro, specialist për hetimin e krimeve, Nënkomisar Ajdin Ismailaj, specialist për rendin, Inspektor Robert Çullaj, specialist zone; ndaj të cilëve rëndojnë dyshime të forta për konsumimin e veprave penale: “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal; “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, parashikuar nga neni 251 i Kodit Penal; të kryera në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta funksionarë policie dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje në qytetin e Sarandës, duke mos ndërmarrë masat ligjore për ndërprerjen e paligjshmërisë dhe duke kryer veprime procedurale në kundërshtim flagrant me Kodin e Procedurës Penale.
Sipas të dhënave hetimore, personat nën hetim dyshohet se kanë krijuar skema me qëllim përfitimi të paligjshëm, shmangie të përgjegjësisë ligjore dhe favorizim të subjekteve të lidhura me struktura kriminale që operonin në territorin e Sarandës.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të përgjegjësive penale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur për të goditur çdo formë abuzimi me detyrën, shkeljeje të ligjit dhe bashkëpunimi me elementë kriminalë, pavarësisht funksionit apo pozicionit të personave të përfshirë.
AMP inkurajon dhe mbështet çdo denoncim të ardhur nga qytetarët dhe mediat, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe verifikim të plotë të çdo informacioni në funksion të zbatimit të ligjit dhe rritjes së besimit publik thuhet në njoftim”, theksohet në njoftim./ CNA
Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të Bashk...
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmj...
SPAK-u ka marrë të pandehur tre persona, të cilët kanë lid...
Një aksident i rëndë është shënuar sot në kryqëzimin e rru...
Raportohet se një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në ...
Raportohet se një aksident ka ndodhur në aksin Prrenjas-Li...
Një operacion policor i kryer në Konicë dhe Zagori të Jani...
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest në sht...
I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka dhënë dëshmi trond...
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, ka dëshmuar se si i...
Një e moshuar është gjendur e pajetë në një banesë në lagj...
Gjykata e Beratit me kërkesë të Prokurorisë ka shpallur fa...
Pas Durim Bamit, një tjetër emër i njohur i botës së krimi...
Durim Bami, emër i njohur në botën e krimit, i njohur ndry...
Një shtetas 32-vjeçar me origjinë shqiptare, që banonte në...
Këtë të mërkurë në GJKKO ka dëshmuar babai i Noizy-t Bashk...
Një konflikt ka ndodhur brenda një lokali në Kamëz. Sipas...
Një plagosje me thikë ka ndodhur paraditen e sotme në lagj...
Një aksident rrugor me një viktimë ka ndodhur në Sukth. Si...
Një pallat i ndërtuar dhe i përdorur në kundërshtim me lig...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...