web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sekuestrohen disa armë në Portin e Durrësit/ Ndodheshin brenda një furgoni

10 Prill 2023, 19:01, Kronika CNA
Sekuestrohen disa armë në Portin e Durrësit/ Ndodheshin brenda
Foto ilustruese

Ditën e sotme janë gjetur disa armë zjarri brenda një furgoni në Portin e Durrësit.

Raportohet se furgoni është me targa anlgeze dhe armët janë konstatuar gjatë kontrollit në vijën e dytë të terminalit të trageteve.

Ky automjet po bëhej gati të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Ankona dhe dyshohet se kishte si destinacion Anglinë.

Mësohet se policia ka shoqëruar shoferin e furgonit dhe ka sekuestruar armët.

Ndërkohë, janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga