Shpërndanin kokainë në lokalet e natës/ Gjykata e Durrësit lë në burg 7 të rinj
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtatë të rinjtë të cil...

Përmes një interviste të shkruar nga qelia e burgut “Ali Demi” në Tiranë, blogerja ruse e akuzuar për spiunazh nga prokuroria shqiptare rrëfen arrestimin në Gramsh, qëndrimin në izolim dhe frikën nga një ekstradim i mundshëm në Rusinë e Putinit.
Svetlana Timofeeva kishte vizituar me qindra godina të rrënuara, por nuk ishte përballur ndonjëherë me akuza spiunazhi përpara vizitës së saj në Shqipëri në gusht të vitit 2022. E njohur me emrin Lana Sator në rrjetet sociale, blogerja ruse e gjeti papritur veten në qendër të një lajmi që bëri xhiron e botës.
“Unë besoj se historia jonë u transformua në një thriller spiunësh nga gazetarët,” thotë Timofeeva në një intervistë me shkrim nga qelia e saj në burgun “Ali Demi” në Tiranë. “Dhe ishte lënduese,” shton ajo.
Timofeeva, 34 vjeç, u arrestua më 20 gusht 2022 së bashku me Mikahil Zorin, 23 vjeç dhe ukrainasin Fedir Alpatov, 24 vjeç, pas një incidenti të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh. Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori "spray" me piper kundër tyre.
Intervista me Timofeeva-n u realizua me shkrim, pasi një kërkese e "BIRN" për ta vizituar atë në institucionin e vuajtjes së dënimit “Ali Demi” në Tiranë, u refuzua nga autoritetet. Me letra të shkëmbyera përmes avokatëve, Timofeeva tregon për herë të parë se çfarë ndodhi në fund të gushtit në Gramsh, se si i ka përjetuar thuajse tetë muajt e kaluar në qeli dhe çfarë mendon ajo për akuzat dhe procesin në Shqipëri.
Timofeeva pretendon se nuk e di me saktësi se çfarë ndodhi mes Zorin dhe rojeve të uzinës, pasi në momentin e incidentit ajo ndodhej me disa adoleshentë vendas, të cilët po e ndihmonin që të lidhej me internetin. Ajo nuk po gjente makinën dhe pasi u lidh me Alpatov, ai u kthye ta merrte.
Policia i ndaloi të dy në makinën sportive në ngjyrë portokalli, ndërsa ndodheshin në afërsi të Cërrikut. Timofeeva thotë se sendet që ndodheshin në makinë i shtuan dyshimet.
“Të gjitha këto gjëra dukeshin të tmerrshme së bashku; makinë luksoze, biçikleta, skuteri, dy dronë, tri kamera, tenda dhe dyshekët e gjumit, pastaj Mikhail kishte syze për të parë natën [një gjë e ligjshme që mund ta blesh në çdo dyqan me mallra për gjueti] dhe Fedir kishte më shumë se një celular, një laptop dhe një hard disk me fotot nga shumë vende që ai kishte vizituar,” shkruan ajo.
Ata qëndruan për më shumë se 20 orë në komisiariatin e Elbasanit, ku një grup prej 5-6 burrash i morën në pyetje në gjuhën angleze. “Ata ishin të pasjellshëm,” shkruan ajo – ndërsa kujton se përgjigjet e saj i quanin “budallallëqe”.
Timofeeva pretendon se një përkthyes i gjuhës ruse mbërriti në komisariat pas seancës së pyetjeve dhe se ajo nënshkroi një procesverbal “me shumë gabime”. Ndaj treshes u ngritën tri akuza; por vepra penale e “sigurimit të informatave sekrete me karakter ushtarak, me qëllim që t’i jepen një fuqie të huaj” ishte më e rënda – ajo parashikon dënime nga 3 deri në 10 vjet burg.
Blogerja ruse i konsideron akuzat “një keqkuptim” dhe beson se në një mënyrë apo një tjetër, ngjarja do të sqarohet. Por Timofeeva nuk është e kënaqur me zgjatjen pafund të hetimeve.
Ajo thotë se prokuroria kishte kohë për 3 muaj që të hetonte dhe verifikonte pajisjet që ata kishin, por i ka zgjatur dy herë të tjera hetimet, me pretendimin se ata kishin “miliona gigabytes”.
“E gjithë kjo duket si paaftësi nga policia, ekspertët dhe gjykatësi,” thotë ajo, duke iu referuar zgjatjes së paraburgimit./Reporter.al
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtatë të rinjtë të cil...
Policia ka arrestuar tre persona dhe ka shpallur në kërkim...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Rrogoz...
Një konflikt ka ndodhur në Tiranë rreth orës 18:45 afër rr...
Forcat RENEA po zhvillojnë në Tiranë një operacion për kap...
Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Prush, Has, në v...
Specialistët e strukturave hetimore të DVP Korçë, në v...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Është sekuestruar një gomone dhe një furgon pranë Darëzezë...
Të shtëna me armë janë regjistruar ditën e djeshme në ...
Finalizohen 2 operacione policore antidrogë, të koduara “F...
Dalin detajet e para nga vrasja e dyfishtë në Shkozë të Ti...
Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesi...
Një valixhe e dyshimtë ka ngritur në këmbë policinë e Gjir...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21...
Mesditën e sotme ndodhi një ngjarje e rëndë pranë Poliklin...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17...
Ditën e sotme ishte caktuar të mbahej seanca e radhës gjyq...
Mesditën e sotme ka ndodhur një ngjarje e rëndë pranë ...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim t...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...