web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vëllai i vrau bashkëshorten dhe më pas veten/ Bashkëshorti i 37-vjeçares nuk ndodhej në shtëpi

8 Prill 2023, 09:41, Kronika CNA

Vëllai i vrau bashkëshorten dhe më pas veten/ Bashkëshorti i

Dalin detajet e para nga vrasja e dyfishtë në Shkozë të Tiranës, ku një 43-vjeçar vrau me armë zjarri kunatën dhe më pas veten.

Mediat raportojnë se dyshohet që autori me iniciale R.S. vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe për këtë merrte edhe mjekim.

Kur ka ndodhur krimi i rëndë, vëllai i 43-vjeçarit, njëkohësisht edhe bashkëshorti i viktimës me iniciale M.S. nuk ndodhej në banesë, pasi punonte si taksist.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se në banesë ndodheshin prindërit e autorit.

Blutë kanë mbërritur në vendngjarje menjëherë pas krimit të rëndë dhe kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilin shtetasi R.S qëlloi kunatën dhe veten.

Ndërkaq, po vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të vrasjes së dyfishtë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga