web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina del nga rruga në Korçë/ Plagosen dy pasagjeret

5 Tetor 2023, 21:24, Kronika CNA
Makina del nga rruga në Korçë/ Plagosen dy pasagjeret
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në afërsi të fshatit Vithkuq të Korçës.

Shtetasi me iniciale M. H., duke drejtuar automjetin tip "Citroen", dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar shtetaset Z. H., 66 vjeçe dhe Y. H., 42 vjeçe, banuese në fshatin Panarit, pasagjere në këtë automjet.

Dy pasagjeret u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Blutë po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale me shoferin e makinës.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ CNA





Lajmet e fundit nga