web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar për mashtrim dhe zhvatje/ Klodiana Lala: Rusi po mbahet në paraburgim tek “313-ta”

7 Tetor 2023, 11:39, Kronika CNA
I dënuar për mashtrim dhe zhvatje/ Klodiana Lala: Rusi po mbahet
Klodiana Lala, gazetare

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga arrestimi i shtetasit rus Igor Kokunov.

Sipas gazetares ky shtetas po mbahet në paraburgim në burgun 313.

Gazetarja thekson se Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e arrestit me burg me afat 40 ditor teksa është në pritje kërkesa për ekstradimin e tij nga Moska ku është i dënuar për mashtrim dhe zhvatje.

Klodiana Lala thotë se shtetasi rus , Igor Kokunov është arrestuar në 28 Gusht të 2023 në pikën kufitare të Muriqanit, ku dhe ka policia ka dalë dhe me një njoftim zyrtar për këtë rast.

Rusi Igor Kokunov po mbahet ne paraburgimin 313 ne Tirane. Gjykata e Shkodres ka caktuar masen e arrestit me burg me afat 40 ditor ne pritje te kerkeses per ekstradim nga Moska ku eshte i denuar per mashtrim dhe zhvatje....

Ai u arrestua me 28 gusht 2023 ne piken e kalimit kufitar te Muriqanit!

Lajmi ka marre dhene prej ditesh e ditesh, tani na dilka qe shume pak e dine.

NJOFTIMI I POLICISE

PKK Muriqan/Krahas punës në vijim të sezonit turistik, kontrolle dhe verifikime të imtësishme, për të parandaluar hyrjen në vendin tonë, të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Moscoë”, i zhvilluar nga shërbimet e PKK Muriqan dhe ato të DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të shkëmbyera ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës.

I akuzuar nga autoritetet ruse, si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli, vihet në pranga me qëllim ekstradimin, 59-vjeçari nga Rusia.

Krahas angazhimit për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan kanë vijuar kontrollet për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Shkodër dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Moskës, u finalizua operacioni policor i koduar “Moscoë”, në vijim të të cilit u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi I. K., 59 vjeç, banues në Moskë, Rusi.

Gjatë verifikimeve të imtësishme dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Moska, pasi autoritetet ruse i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Moskën, për ta ekstraduar shtetasin I. K., drejt Rusisë”, njofton policia./ CNA





Lajmet e fundit nga