LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëshmia e vrasësit të Behar Sofisë/ “'Bajlozi' do të më jepte 500 mijë euro për të eliminuar dikë në Gjermani”

16 Mars 2023, 13:59, Kronika CNA
Dëshmia e vrasësit të Behar Sofisë/
Foto ilustruese

Autori i vrasjes së Behar Sofisë, Ernjet Shyri, 34 vjeç, ka dhënë një dëshmi tronditëse në GJKKO.

34-vjeçari ka deklaruar se të njëjtit persona që e kishin porositur për të eliminuar Behar Sofinë i kishin thënë se do të kryente një tjetër vrasje në Gjermani.

Shyti ka rrëfyer se për të eliminuar “shënjestrën” do të paguhej me një shumë prej 500 mijë eurosh.

Personat që i kanë thënë atij për këtë vrasje që do të kryente në Gjermani i kanë pohuar se paratë do t’i merrte nga “Bajlozi”, të cilin sipas tij nuk e njihte kush ishte.

Shyti në seancë nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë porosi, duke mos treguar nëse ky person është apo jo shtetas shqiptar që jeton në Gjermani.

Më tej, ai ka treguar me detaje vrasjen e Beharë Sofisë, nga përgatitja deri te finalizimi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga