LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet në Rinas i riu për tentativë vrasjeje, po kthehej nga Spanja

20 Shtator 2023, 13:04, Kronika CNA

Arrestohet në Rinas i riu për tentativë vrasjeje, po kthehej nga

Një 35-vjeçar me iniciale E.M. është arrestuar nga autoritetet në Rinas, pasi ishte shpallur në kërkim se tentoi të vrasë një person me armë zjarri në vitin 2009. 

35-vjeçari, i dënuar me 6.8 vite burg nga Gjykata e Shkodrës në 2017, ra në prangat e policisë teksa vinte nga Spanja. 

Njoftimi i Policisë: 

Po kthehej nga Spanja, në vendin tonë, duke qenë i shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit Shkodër, e cila e kishte dënuar me mbi 6 vjet burgim, për një tentativë për vrasje, ndalohet 35-vjeçari.

Si rezultat i verifikimit të gjeneraliteteve, përpunimit të të dhënave dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, të DVP Lezhë, në hyrje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, i cili vinte nga Spanja, Albert Margjoni, 35 vjeç.

Në vitin 2017, Gjykata e Apelit, Shkodër, e ka dënuar 35-vjeçarin, me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Në vitin 2009, shtetasi Albert Margjoni ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi E. M. Nga të shtënat mbeti i plagosur shtetasi E. M. 35-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

 

 

Lajmet e fundit nga