web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qarkullonte me pistoletë/ Kapet “i rrezikshmi” i dënuar për vrasje

12 Shtator 2023, 10:15, Kronika CNA

Qarkullonte me pistoletë/ Kapet “i rrezikshmi” i dënuar

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte i armatosur në rrugën "Nënë Tereza", në Kamëz, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Cancelled”.    

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 36 vjeç, banues në Kamëz. 

Gjatë operacionit, në rrugën "Nënë Tereza", shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin E. M., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje, krehër dhe municion luftarak. 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një këllëf për mbajtjen e pistoletës, një palë dylbi, tri mjete prerëse, tre aparate celulare dhe një peshore për metale të çmuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit dhe municionin luftarak./CNA





Lajmet e fundit nga